Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 02 Prill 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 20.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.H., vjeç 46, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Qelqit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”, si dhe për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 01.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.N., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në Institutin Bujqësor, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.Ç., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ‘’Kongresi i Manastirit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.Xh., vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Kamëz, në rrugën “Berisha”, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, është përplasur me motorin tip “Dayang”, me drejtues shtetasin A.U., vjeç 31, banues në Tiranë, për pasojë është aksidentuar A.U., i cili pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e mitur E.B, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Irfan Tomini”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Ford Fiesta”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin F.M., vjeç 35, banues në fshatin Godolesh, Elbasan, pasi dyshohet se në lokalin në pronësi, iu gjet një bilardo pa leje. Neni 180 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.04.2018, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin B.H., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në qytetin e Gramshit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin L.S., vjeç 22, banues në Fier, pasi dyshohet se në “Vija e Ngjalës”, duke drejtuar mjetin tip “Skania, ka aksidentuar biçiklisten, M.K., vjeçe 43, banuese në Fier, e cila  ndodhet në spital, nën kujdesin e  mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 01.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.T., vjeç 26, banues në fshatin Dëllënjë, pasi në një lokal Piceri, ka thyer dy kartëmonedha të prerjes 50 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Neni 183 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Gjirokastër
Goditet një tjetër rast i trafikut të klandestinëve
Arrestohet një shtetas i cili transportonte 5 shtetas të huaj në drejtim të Malit të Zi, kundrejt fitimit.
Nga Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të klandestinëve nga vendet e treta, të cilët hyjnë në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit jeshil me Greqinë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
R.Th., 29 vjeç, banues në Tiranë, (për veprën penale "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit" parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal), pasi:
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në hyrje të qytetit të Tepelenës, duke transportuar me automjetin e tij në drejtim të Shkodrës me destinacion Malin e Zi dhe më pas një nga vendet e BE-së, pesë shtetas të huaj sirianë, kundrejt fitimit.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 01.04.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit S.R., dhe S.P., vjeç 21 e 21, banues në Shkodër, pasi në lagjen “10 Korriku”, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 9 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim R.L., vjeç 32, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Apelit Durrës, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Neni 186/1 i Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Shkodër
Më datë 02.04.2018 rreth orës 00.30 në fshatin Hot, Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjete prerëse (thikë) shtetasi K.F. 28 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarje, shtetasin:
K.Sh., 27 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Bulqizë
Policia Rrugore e Bulqizës plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë
Policia Rrugore ka shtuar grupet e kontrollit për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Gjatë 12 orëve të fundit janë arrestuar 2 drejtues automjetesh pasi drejtonin automjetet, pa u pajisur me leje drejtimi.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
P.K., 57 vjeç, banues në Bulqizë
E.C., 27 vjeç, banues në Bulqizë, pasi janë konstatuar nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar automjetet të pa pajisur me leje drejtimi. Janë vendosur 18 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, nga këto 8 prej tyre janë dërguar për në O.A.SH., si dhe janë kontrolluar 26 automjete.

Kontrolle të tilla do të vijojnë, me qëllimin e vetëm atë të rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 01.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen L.M., vjeçe 46, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, N.M., vjeç 44, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Gj., vjeç 28, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se më datë 31.03.2018, në rrugën “Mihal Grameno”, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dashurës K.D., vjeçe 27, banuese në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.B., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Hamdi Sina”, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.H., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Shefqet Ndroqi”, gjatë një konflikti, ka kundërshtuar punonjësit e policisë në kryerjen e detyrës. Neni 236/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Në vijim të komunikatës e cila bënë fjalë për vjedhjen e mjetit të shtetases A.D., më datë 01.04.2018, A.D., deklaron se e ka gjetur mjetin tip “Opel”, por nuk mbante mend vendin e parkimit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.R., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ndre Mjeda”, ka goditur me pëllëmbë fëmijën e mitur 8 vjeç, të shtetases B.P., vjeçe 31, banuese në Tiranë.  Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2018, shtetasja R.E., vjeçe 43, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 31.03.2018, i është larguar nga banesa vajza, shtetasja P.E, vjeçe 18. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E.Gj., A.M., dhe D.Z., vjeç 42, 30 e 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Myslym Shyri”, kanë goditur me grusht njëri- tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 01.04.2018, gjatë natës, në rrugën “Don Bosko”, pranë banesës, shtetasit E.S., vjeç 30, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit B.D., vjeç 25, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses, E.C., vjeçe 20, banuese në Tiranë, duke thyer vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka lëshuar urdhër mbrojtje. Nenet 121 dhe 321 të Kodit Penal.

Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.T., A.L., G.Gj., B.P., B.Gj., E.P., E.H., dhe A.K., vjeç 46, 30, 30, 38, 49, 35, 46 e 39, pasi dyshohet se në rrugën “Sami Frashëri”, në hyrjen kryesore të DVP Tiranë, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në lidhje me arrestimin e disa personave të ndaluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës. Neni 262 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit S.M., dhe A.Z., vjeç 52 e 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Dajtit”, kanë goditur me grusht njëri -tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.H., vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Dajtit”, ka dhunuar banesën e shtetases A.D., vjeçe 28, banuese në Tiranë. Neni 112 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Gj., vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Dibrës”, ka kanosur shtetasin E.Sh., vjeç 34, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 01.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.S., vjeçe 69, banuese në Kamëz, pasi dyshohet se i vëllai, S.S., vjeç 66, banues në Kamëz, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.04.2018, në banesë, shtetasja F.M., vjeçe 36, banuese në Kamëz, ka pirë lëndë helmuese dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 01.04.2018, gjatë natës, në lagjen Valis i Ri, është vjedhur banesa e shtetasit E.K., vjeç 56, banues në Tiranë, ku kanë marrë një televizor dhe disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materiale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.E., vjeç 46, banues në Durrës, pasi dyshohet se në banesë, në Kamëz, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases F.E., vjeçe 45, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Punohet për kapjen e B.E. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 01.04.2018, në rrugën “Altin Basha”, është vjedhur kasetofoni i mjetit tip “Fiat’’, pronë e shtetasit F.M., vjeç 26, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.Ç., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Ndroq, në ambientet e lokalit në përdorim ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës u bllokuan 3 kompjutera. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.R., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Teodor Keko”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës një thikë. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., vjeç 30, banues në fshatin Vaqarr, pasi më datë 01.04.2018, në fshatin Vaqarr, ka kanosur dhe goditur me grusht shtetasin P.B., vjeç 56, banues në Tiranë. Nenet 89 dhe 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 01.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen D.O., vjeçe 43, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se bashkëshorti, D.O., vjeç 51, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 01.04.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 13, është vjedhur një market, me menaxher shtetasin E.H., vjeç 35, banues në Durrës, ku kanë marrë disa steka cigare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 13, është vjedhur banesa e shtetases L.T., vjeçe 50, ku kanë marrë disa sende e orendi shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit I.Sh., vjeç 52, banues në fshatin Shetaj, pasi dyshohet se në Shetaj, ka thyer xhamin e bagazhit e 2 fenerët e parë të mjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit H.S., vjeç 35. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 01.04.2018, në fshatin Budull, ka rënë zjarr në banesën e shtetases  R.D., vjeçe 59, ku janë djegur orendi shtëpiake. Nga veprimet rezultoi se zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Elbasan, për shtetasin O.S., vjeç 28, banues në fshatin Bugjëz, pasi dyshohet se në ambientet e lokalit në pronësi në fshatin Bugjëz, ushtronte aktivitet të lojërave të fatit në llogari të një kompanie bastesh i pa pajisur me dokumentacion përkatës. Në cilësinë e provës u bllokuan dy printer. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës  së Parë Elbasan, për shtetasin B.U., vjeç 57, banues në fshatin Shkëndi, pasi dyshohet se në fshatin Shkëndi, ka kanosur shtetasen G.U., vjeçe 43. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin F.K., vjeç 52, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka fyer e kanosur shtetasin A.T., vjeç 42, banues në Belsh. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Elbasan, për shtetasin V.K., vjeç 33, banues në fshatin Qukës Skëndërbe, Prrenjas, pasi dyshohet se në fshatin Qukës Skëndërbe, ka goditur me mjete të forta, shtetasin B.K., vjeç 27, banues në këtë fshat. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 31.03.2018, në lagjen nr.1, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit R.M., vjeç 29, ku janë djegur telat e sistemit elektrik. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë si pasojë e një masë në sistemin elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për ngjarje aksidentale.

Më datë 01.04.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin M.M., vjeç 21, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në rrugën “Rinia”, ka goditur me sende të forta e grusht, shtetasin K.S., vjeç 30, banues në Pogradec. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 01.04.2018, shtetasi T.M., vjeç 31, banues në  Çorovodë, kallëzon se gjatë natës, në oborrin e banesës i kanë thyer xhamin e mjetit tip “Land Rover”, të cilin e ka në përdorim. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 01.04.2018, në fshatin Margëlliç, në banesë, është gjetur i vdekur shtetasi, Sh.H., vjeç 67. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.

Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Fier, për shtetasin S.T., vjeç 45, banues në Fier, pasi dyshohet se bashkëshortja, shtetasja F.T., vjeçe 42, ka bërë kallëzim se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin F.M., banues në fshatin Kreshpan, pasi dyshohet se në fshatin Kreshpan, ka goditur me grusht shtetasin I.M., vjeç 49, banues në fshatin Vjosë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.H., vjeç 42, banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se në fshatin Mbrostar Ura, ka thyer me sende të forta xhamat e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.B., vjeç 56, banues në fshatin Mbrostar Ura. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje
Më datë 01.04.2018, në hyrje të pyllit Divjakë, shtetasi R.N., vjeç 54, banues në Divjakë, duke drejtuar motorin tip “Honda” pa targë, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin T.L., vjeç 60, banues në  Divjakë, si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi R.N., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 01.04.2018, në një kasolle bagëtish pranë banesës, shtetasi i mitur A.M, vjeç 14, ka tentuar të vetëvaret, dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 01.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.A., vjeç 32, banues në fshatin Vanë, pasi në rrugën e fshatit Vanë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, ciklomotorin tip “Daver”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 01.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.M., vjeçe 30, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi A.Ll., vjeç 25, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin M.I., vjeç 90, banues në Gjirokastër, pasi shtetasi A.Xh., vjeç 53, banues në Gjirokastër, ka bërë kallëzim se më datë 31.03.2018, në banesën e tij, e ka kanosur me fjalë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 01.04.2018, gjatë natës, në stanin e shtetasit A.D., vjeç 57, banues në fshatin Rabije, Memaliaj, janë vjedhur 27 krerë bagëti. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 31.03.2018, shtetasi M.M., vjeç 54, banues në Torovicë, në banesë, është gjetur i vdekur. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja është natyrale. Materialet referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.

Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasit M.Ll., vjeç 22, banues në Rubik, Mirditë, pasi dyshohet se më datë 31.03.2018, në Shënkoll, ka dëmtuar me sende të forta, derën prej duralumini në lokalin në pronësi të shtetasit E.H., vjeç 30, banues në Tropojë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 01.04.2018, shtetasi S.T., vjeç 49, banues në Shullaz, ka njoftuar se në vendin e quajtur “Ish-Uzina e Bakrit”, Laç, është shembur një soletë e ndërtesës së vjetër. Materialet u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 01.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit L.I., vjeç 19, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, ka vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit M.L., vjeç 63, ku ka marrë një sasi lekësh. Në vendin e ngjarjes në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një biçikletë e autorit të ngjarjes. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen S.C., vjeçe 20, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se në banesë, ka goditur me sende të forta babanë, shtetasin P.C., vjeç 43. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 01.04.2018, shtetasi L.L., vjeç 30, banues në Pukë, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa kunata, shtetasja M.K., vjeçe 18. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 01.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.K., vjeç 55, banues në fshatin Luzhë, pasi bashkëshortja, N.K., vjeçe 52, ka bërë kallëzim se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 01.04.2018, gjatë natës, në lagjen “Partizani”, është vjedhur lokali në pronësi të shtetasit A.M., vjeç 46, banues në Burrel, ku kanë marrë mallra. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 01.04.2018, në Tiranë, u kap shtetasi palestinez, imigrant i paligjshëm A.J., vjeç 25. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes shtetasi kërkoi e u dërgua në Q.K.P.A. Babrru.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Botës, duke patrulluar në kufirin jeshil, në afërsi të piramidës 67, kanë konstatuar në lëvizje 2 persona. Policia Kufitare ju ka bërë thirrje për të ndaluar por dy shtetasit nuk i janë bindur thirrjes së bërë nga patrulla e policisë kufitare për të ndaluar dhe duke përfituar edhe nga terreni dhe errësira kanë mundur të futen në teritorin grek. Policia Kufitare ka njoftuar homologët grekë për kapjen e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë të rendit publik", si dhe "Kalim i paligjshëm i kufirit".

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 31.03.2018, në Frashtan, Gjirokastër, u kap shtetasi palestinez M.H., vjeç 31. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, u procedua me urdhër largimi vullnetar.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6