Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Berat - Arrestohet një shtetas për armëmbajtje pa leje.

BeratBerat 2 prill 2018

Arrestohet një shtetas për armëmbajtje pa leje.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Berat pas informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Xh. S., 53 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij iu gjet 1 automatik model 56 dhe 2 krehra me 47 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve", parashikuar nga neni 278/2/3 i Kodit Penal.

Berat 2 prill 2018

Arkiva

Prill 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6