Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Tiranë - Konfliktohen për motive të dobëta në autobus, një i arrestuar, një në kërkim

Tiranëd.p.tirane

Nga Specialistët e Seksionit të Krimeve Kundër Jetës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• H. B., 23 vjeç, banues në Fushë-Prezë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:

C.K., 28 vjeç, banues në Tiranë

Pasi më datë 02.04.2018, në rrugën dytësore Tiranë - Vorë në autobusin e linjës Tiranë-Vorë, shtetasi R.M., 23 vjeç, banues në Kodër-Kamëz, pasagjer, është konfliktuar për motive të dobëta me fatorinon e autobusit shtetasin H. B., 23 vjeç, banues në Fushë-Prezë dhe me kontrollorin e linjës për autobusët shtetasin C.K., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Më pas shtetasi C. K., në bashkëpunim me shtetasin H.B. e kanë goditur me mjet prerës thikë shtetasin R. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76-22, 25 dhe 279 të Kodit Penal, në ngarkim të të dyshuarve H. B., dhe C. K.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30