Skrapar - Plagos me armë zjarri për motive pronësie ish-kryetarin e fshatit, arrestohet në kohë rekord autori i ngjarjes.
Rehovë, Skrapar
Plagos me armë zjarri për motive pronësie ish kryetarin e fshatit, Policia kap dhe arreston në kohë rekord autorin e ngjarjes. (për video kliko mbi link)
Rreth orës 9:40, shtetasi F.C., 58 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Poliçan ka plagosur me armë zjarri për motive pronësie, ish-kryetarin e fshatit shtetasin J.B., banues në Rehovë, Poliçan.
Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën dhe fal veprimeve të shpejta bënë kapjen dhe arrestimin në kohë rekord të autorit i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56.
Shtetasi i dëmtuar u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.