Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 04 Prill 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24 - orëveStema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 27 Personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 5 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur 1 person për Narkotikët.

8 persona në kërkim.

1 person për veprën penale “Vjedhja”

5 persona për veprën penale “Dhunë në familje”

3 persona për veprën penale “Krime ndaj personit”

1 person për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”

1 person për veprën penale “Përndjekja”

2 persona për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer në bashkëpunim”


Janë sekuestruar:

140 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë
 
 disa doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa;

2 armë zjarri, 1 krehër, 30 fishekë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 66 persona.


Gjatë 24 orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:

1- Kurbin - Finalizohet operacioni i koduar "Parkimi".
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike e dyshuar Kokainë, arrestohet në flagrancë poseduesi i saj.
Në vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Lezhë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë organizuar punën dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar "Parkimi".

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30