Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 04 Prill 2018

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin R.SH vjeç 24 banues në fshatin Mëzez, Tiranë, pasi më datë 01.04.2018, në rrugën “Tre Dëshmorët“, u kap duke ushtruar aktivitetin e këmbimit valutor, pa liçensë. Në cilësinë e provës materiale, iu sekuestruan një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të prerjeve të ndryshme. Neni 170/ç i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.A vjeç 48, banues në  Tiranë, pronar i një agjencie turistike, pasi me anën e mashtrimit, ka përvetësuar një sasi lekësh, shtetases D.I, vjeç 49, banuese në  Tiranë, të cilat nuk i ka deklaruar pranë organeve tatimore. Nenet 143 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.L, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sabahudin Gabrani”, në punishte, u konstatua duke prodhuar produkte ushqimore në mënyrë të paligjshme. Neni 288/a i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 03.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.M, vjeç 19 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Princ Vidi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi në Tufinë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Suzuki”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjerja, shtetësia DH.B vjeç 37, banuese në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Bulevardi Blu”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.GJ, vjeç 19, banues në Kamzë, pasi në “Bulevardin Blu”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang’’. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës  së Parë Durrës, për shtetasin M.D vjeç 66, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.17/1, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin J.D, vjeç 42 banues në Fier, pronar i mjetit kamion tip “Iveko”, i cili më datë 01.04.2018,  është bllokuar pasi dyshohet të jetë i trafikuar. Nenet 141/a i Kodit Penal.

 Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E.M, vjeç 32, banues në Elbasan, pasi më datë 30.03.2018, në lagjen “Skëndërbej”, i ka dhënë një kartëmonedhe 100 euro, shtetasit E.H vjeç 28, banues në Elbasan, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Neni 183 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për të miturin K.K, vjeç 18, pasi në Gjinar, duke drejtuar pa leje drejtimi  motoçikletën tip “Yamaha”, pa targë, është përplasur me motoçikletën tip “Nipponia”, pa targë, me drejtues shtetasin S.D, vjeç 32, banues në Gjinar, Elbasan, për pasojë janë aksidentuar dy drejtuesit e motorëve, të cilët pasi morën ndihmë në spital, u larguan për në banesa. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasit M.H, D.K dhe K.Z, vjeç 41, 26 e  19, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr.17, nga kontrolli në mjetin tip “Ford”, të drejtuar nga M.H dhe me pasagjer, D.K e K.Z, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni kundër pastrimit të parave
Më datë 03.04.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasen A.N, vjeç 47, banues në Korçë, pasi në fshatin Sheqeras, dyshohet se ka falsifikuar një çerfifikatë pronësie toke, në emër të bashkëshortit B.XH vjeç 54 banues në Korçë. Neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Më datë 03.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.C, vjeç 58, banues në fshatin Rehovë Poliçan, pasi në fshatin Rehovë, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin J.B, vjeç 57 banues në Rehovë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automatik, një krehër me 22 fishekë model 56. Nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin E.D, vjeç 52, banues në Berat, pasi në Otllak, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri F.Ç vjeç 19, banues në Berat, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së shkallës së Parë Fier, për shtetasen K.GJ, vjeç 37, banuese në Fier, pasi në Patos, ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme. Neni 187 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin F.GJ, vjeç 45, banues në Tiranë, administrator i një firme private, pasi për periudhën kohore Janar-Shkurt 2018, duke e mashtruar, nuk i ka dhënë pagesat për punën e kryer, shtetasit GJ.E vjeç 37, banues në Vlorë. Nenet 143 e 180 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Kurbin
Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Parkimi".
Sekuestrohet një sasi  lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, arrestohet në flagrancë poseduesi i saj.
Në vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Lezhë, mbi bazen e informacioneve të marra në rrugë operative kanë organizuar punën dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar  "Parkimi".
Si rezultat u arrestua në flagrancë i dyshuar si posedues i lëndës narkotike shtetasi:
J.S 22 vjeç, banues në Laç.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Land Rover” pranë një karburanti në aksin  Laç-Kurbin është kapur  me një sasi prej 140 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një peshore elektronike, një telefon celular dhe automjeti.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin N.SH, vjeç 57 banues në Tiranë, pasi më datë 01.12.2009, në lagjen “Besëlidhja”, ka nënshkruar një kontratë për blerjen e një apartamenti me shtetasin S.A, vjeç 63 banues në Lezhë, të cilën S.A e ka likuiduar më datë 02.12.2009 dhe nuk është pajisur me certifikatë pronësie nga ZVRPP, Lezhë, pasi apartamenti rezulton i hipotekuar për llogari të një banke të nivelit të dytë, pas marrjes së një kredie nga shtetasi N.SH. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T, vjeç 33, banues në fshatin Bardhaj, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip motoçikletë “Yamaha”. Neni 291i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më  datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për shtetasen SH.P vjeç 74 banuese në Klos, Mat, pasi me anë të falsifikimit të dokumenteve, ka përfituar padrejtësisht pension, duke shkaktuar dëm financiar. Nenet 143,145 dhe 186 të Kodit Penal.

Më  datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për shtetasin R.K, vjeç 81, banuese në Kamëz Tiranë,  pasi me anë të falsifikimit të dokumenteve, ka përfituar padrejtësisht pension, duke shkaktuar dëm financiar. Nenet 143,145 dhe 186 të Kodit Penal.

Më  datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për shtetasen Z.L, vjeç 76 banuese në fshatin Martanesh, Bulqizë, pasi me anë të falsifikimit të dokumenteve, ka përfituar padrejtësisht pension, duke shkaktuar dëm financiar. Nenet 143,145 dhe 186 të Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin D.A, vjeç 60, banues në Ksamil, pasi shtetasi F.A, vjeç 32, banues në Ksamil, kallëzon se D.A, babai i tij, ka falsifikuar dokumentacionin e banesës 2 katëshe, me qëllim shitje. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin DH.V, vjeç 238, banues në Sarandë, pasi në lagjen nr.2, ka mashtruar dhe nuk i ka paguar qiranë e banesës, shtetasit E.I, vjeç 65 banues në Sarandë. Neni 143 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 02.04.2018, në Sauk i Vjetër, te “Lapidari”, kanë vjedhur biçikletën shtetasit R.R, vjeç 26, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2018, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, kanë vjedhur biçikletën shtetasit K.P, vjeç 26, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, në rrugën “Asdreni”, ka rënë zjarr në një kopësht ku ka dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 03.04.2018, gjatë natës, në rrugën ‘’Mustafa Mara”, pranë banesës, shtetasit F.Z, vjeç 38, në mjetin tip “Opel” i kanë vjedhur 1 laptop. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.SH, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi në pyllin e Krrabës, ka prerë drurë për të prodhuar qymyr. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.F, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kol Popa‘’, u konstatua se ka hapur një pikë loto sport, pa dokumentacion përkatës. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 televizorë dhe 1 printer. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen D.L vjeç 50 banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Ymer Prizreni”, në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, në fshatin Isufmuçaj, në banesë, është hedhur nga kati i tretë shtetasi A.B, vjeç 73, banues në Tiranë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Shtetasi A.B ishte i diagnostikuar më herët me depresion. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Më datë 03.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin S.K vjeç 49, banues në Tiranë, pasi djali H.K, vjeç 25, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A.M, vjeç 33, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Prokop Mima”, në shkallën e pallatit ku banon, ka kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.Z, vjeç 48, banues në Vlorë, pasi ka kanosur me fjalë shtetasen L.C, vjeç 31, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Në vijim të Komunikatës, që bëjnë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 30.03.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.B, vjeç 28 banues në Tiranë. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit S.S, M.K dhe R.O, vjeç 31, 35 e 52, pasi në rrugën “Sami Frashri“, në hyrjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, po protestojnë në mënyrë të paligjshme, kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke prishur rendin e qetësinë publike. Punohet për identifikimin e personave të tjerë pjesëmarrës. Nenet 262, 293 e 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 03.04.2018, gjatë natës rrugën e “Dibrës”, kanë thyer dy xhamat anësor të mjetit tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit M.ZH, vjeç 33 banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen A.K, vjeç 41, banuese në Tiranë, pasi bashkëjetuesi A.Ç, vjeç 35, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç, vjeç 45 banues në Tiranë, pasi brenda lokalit ku ajo punon, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses A.K, vjeç 41 banuese në Tiranë. Neni 130/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen S.S, vjeç 30, banuese në Tiranë, pasi vjehrra H.S, vjeç 58, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 03.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen SH.SH, vjeç 53, pasi bashkëshorti, shtetasi L.SH, vjeç 52, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.  Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 03.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.SH, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj bashkëshortes, shtetases SH.SH, vjeç 53. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin irakian, S.K, vjeç 38, banues në Babrru, te Qendra azil-kërkuesve,  pasi në këtë qendër, ka shkatërruar derën e dhomës, duke e nxjerrë jashtë përdorimit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi GJ.K, vjeç 40, banues në Kamzë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes A.K vjeç 31, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 02.04.2018, shtetësia S.A vjeç 24, banuese në Tiranë, kallzon se në rrugën “Teodor Keko”, një person i panjohur ka tentuar t’i marrë nga xhepi telefonin celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 28.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen N.S, vjeç 51, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Gavil Pepo”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, gjatë natës, në rrugën “Teodor Keko”, pranë banesës, shtetasit S.Q, vjeç 34, i kanë vjedhur motorin tip “Dayang”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.M, vjeç 29, banues në fshatin Vaqar, administrator i një firme private, pasi në lumin “Erzen”, u kapën 3 kamionë të kësaj firme, duke hedhur inerte pa leje. Neni 199 i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, në rrugën “Loni Ligori”, ka rënë zjarr në mjetin e parkuar tip “Smart”, pronë e shtetasit D.SH, vjeç 29, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Më datë 04.04.2018 shtetasi J.P, vjeç 37 banues në Tiranë, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë, se më datë 03.04.2018, persona të paidentifikuar kanë tentuar t’i heqin në mënyrë të padrejtë lirinë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 03.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, J.H vjeç 67 banues në fshatin Palaq, Prezë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar 2 vjet e 2 muaj burg, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Nenet 284 e 236/2 të Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 03.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen M.XH, vjeç 30, pasi bashkëshorti F.XH, vjeç 32, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.  Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 03.04.2018 u arrestua në flagrancë shtetasit I.P vjeç 40 banues në Kavajë, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka keqtrajtuar fëmijën e mitur, A.P, vjeç 13, të cili ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 124/b i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 03.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për  shtetasen SH.K,  vjeç 54, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti M.K, vjeç 52, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.04.2018, në lagjen nr.2, në banesën e shtetasit I.H vjeç 46, ka rënë zjarr, ku janë djegur orendi shtëpiake. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për  ngjarje aksidentale.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës  së Parë Durrës dhe punohet për kapjen e  shtetasit F.B, vjeç 50, banues në Golem, Kavajë, pasi nëpërmjet rrjetit social ka përndjekur dhe kanosur në vazhdimësi shtetasen Z.Q, vjeç 58. Nenet 121/a dhe 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 03.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.R vjeç 29, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata  e Shkallës së Parë Krujë,  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Neni 300 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 04.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim E.K vjeç 25, banues në Dibër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale  “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin SH.K vjeç 58, banues në Elbasan, pasi në banesë, u kap duke  ndërtuar një mur rrethues pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, në fshatin Vreshtan, është vjedhur banesa e shtetasit K.S, vjeç 50, ku kanë marrë një varëse floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.B, vjeç 50, banues në Elbasan, bazuar në nenin 237 të Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin S.D, vjeç 16, banues në Elbasan, pasi më datë 26.03.2018, në lagjen “Kongresi Elbasanit”, në dyqanin e shtetasit P.H, vjeç 64, banues në Elbasan ka vjedhur disa pije freskuese. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 03.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen O.B vjeç 26 pasi ish bashkëjetuesi, shtetasi E.B, vjeç 21, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatës e Shkallës Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin S.L, vjeç 52, banues në Korçë, pasi më datë 02.04.2018, në lagjen nr.16, po ndërton një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Korçë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:
R.S, 38 vjeç, banues në Korçë.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim nr 398 datë 27.07.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 2 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Devoll
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:
E.K 30 vjeç, banues në Durrës.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim nr 375 datë 20.07.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 9 muaj burg për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 03.04.2018, shtetasi J.O, vjeç 23, banues në fshatin Blacë, kallëzon se i është larguar nga banesa babai, shtetasi M.O, vjeç 53. Personi është kthyer në banesë dhe deklaron se është larguar me dëshiren e tij.Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Pogradec, për shtetasin A.B, vjeç 41, banues në fshatin Memëlisht, pasi në Memëlisht, ka goditur me grusht, shtetasin K.E vjeç 58 banues në Memëlisht. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin e mitur S.K, vjeç 18, pasi në Urën Vajgurore, ka kanosur shtetasin e mitur I.A, vjeç 18. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin R.G, vjeç 37, banues në fshatin Banaj Ura Vajgurore, pasi në Banaj, ka kanosur shtetasin Q.B vjeç 61 banues në Banaj. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Berat, për shtetasin J.P vjeç 45 banues në Berat, pasi dyshohet se është autori i vjedhjes të një aparati celular pronë e shtetasit A.I, vjeç 18. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Kuçovë
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasve:
K.H, 38 vjeç, banues në lagjen  11 Janari, Kuçovë.
Ç.T 23 vjeç, banues në Divjakë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
A.H, 35 vjeç.
A.P.H, 41 vjeç, të dy banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë.
Arrestimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve të lartpërmendur u bë pasi për rreth dy orë në mjediset e Terminalit të autobuzave në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, për motive të dobëta i kanë hequr në mënyrë të paligjshme lirinë shtetasit E.K, 18 vjeç, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë.
Po punohet për kapjen e autorëve të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Heqje e paligjshme e lirisë e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal.

      Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit e mitur Sh.D dhe R.B, vjeç 18 e 18, banues në fshatin Tapi e në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, pasi në lagjen “11 Janari”, shtetasi Sh.D, ka goditur lehtë me një send prerës shtetasit R.B e R.D, vjeç 17, të cilët pasi morën mjekim në spital, u larguan për në banesë. Shtetasi R.B, ka prishur qetësinë publike. Nenet 89 e 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin B.XH, vjeç 29, banues në Sauk Tiranë, pasi më datë 02.04.2018, nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasen A.K, vjeç 25, banuese në Fier. Punohet për kapjen e B.XH. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin B.A, vjeç 62, banues në Fier, pasi djali, shtetasi E.A, vjeç 31, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij . Materialet u referuan në Gjykatës e Shkallës parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 03.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen E.B vjeç 39, pasi bashkëshorti, shtetasi D.B, vjeç, 41, për ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 03.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin K.I, vjeç 43 banues në Fier, pasi kunata, shtetësia R.I, vjeç 43 ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Materialet  u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë dhe punohet për kapjen e shtetasit S.B, vjeç 23 banues në fshatin Balaj, pasi gjatë natës, në lagjen “Karbunarë e Madhe”, dyshohet se ka vjedhur motoçikletën tip “Kinro”, pa targë, në pronësi të shtetasit P.A, vjeç 40. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Mallakastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin:
A.M, 37 vjeç, banues në Ballsh.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit Q.M, 72 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit T.T dhe H.P, vjeç 69 dhe 68, banues në fshatin Sevaster, pasi në Sevaster, i kanë pushtuar siperfaqe tokë, shtetases H.D, vjeç 71, banuese në Vlorë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit N.SH, H.SH, V.SH dhe B.SH vjeç 63, 61, 60 e 72, banues në fshatin Sevaster, pasi në këtë fshat, i kanë pushtuar siperfaqe tokë, shtetasit S.RR, vjeç 57, banues në Farkë, Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M.H vjeç 61, banues në fshatin Gjorm, pasi në këtë fshat, ka pushtuar siperfaqe tokë të shtetasit K.K, vjeç 70, banues në Gjorm. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2018, gjatë natës, në lagjen “Bashkimi”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.M, vjeç 47, ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.B, vjeç 29, banuese në  Vlorë pasi bashkëshorti B.B, vjeç 34 banues në  Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006,”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin E.Z vjeç 55, banues në Vlorë, pasi në Vlorë, ka kanosur me fjalë, shtetasin M.H vjeç 76, banues në Amerikë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin R.DH, vjeç 56, banues në Himarë, pasi më datë 31.03.2018, ka bërë kallëzim të rremë, duke thënë se shtetasi P.B, vjeç 74 banues në Himarë ka bërë një ndërtim, pa leje. Neni 305 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin DH.S vjeç 34, banues në Himarë, pasi më datë 02.04.2018, në oborrin e banesës, u kap ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 03.04.2018, u arrestua në flagrancë  shtetasi K.K, vjeç 43, banues në fshatin Asim Zenel, pasi më datë 02.04.2018, gjatë natës, në fushën e Çajupit, në stanin e shtetasit P.K, vjeç 39, banues në fshatin Humelicë, ka vjedhur 11 fletë llamarine dhe 17 dërrasa druri. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen K.M, vjeç 54 banuese në  Gjirokastër dhe  për të miturin  L.M, vjeç 14, pasi bashkëshorti N.M, vjeç 57, banues në  Gjirokastër, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tyre. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Përmet,  për shtetasin E.H, vjeç 82, banues në  Përmet, pasi në fshatin Kodrishtë, ka prerë dy pemë në pronën e shtetasit K.K vjeç 62, banues në Kodrishtë. Neni 206 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Vijon Operacioni "Ranishtja 4".
Kapet dhe ndalohet  edhe një tjetër person i shpallur në kërkim.
Në vijim të  Operacionit “Ranishtja 4” , ku u arrestuan 12 shtetas dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë, kapet dhe ndalohet një tjetër prej të shpallurve në kërkim.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko - Financiar në D.V.P. Lezhë, u bë ekzekutimi  i vendimit të Gjykatës për shtetasin :
Z.GJ 59 vjeç, banues në Lagjen “Nënë Tereza” Lezhë.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Lezhë  me Vendim Nr.86, datë 15.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale  “Falsifikimi i dokumenteve”.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim .

Lezhë
Tentojnë të vrasin me mjete prerëse, arrestohen në flagrancë dy autorët.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në D.V.P. Lezhë, falë një pune të mirëorganizuar dhe veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentin e një ngjarje dhe kanë arritur të identifikojnë e të kapin në kohë rekord autorët e kësaj ngjarje, shtetasit:
A.P 23 vjeç, banues në Lezhë.
P.N 23 vjeç, banues në Lezhë.
Shtetasit e mësipërm më datë 03.04.2018 në afësi të urës së Cenit në Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse (thikë) shtetasin A.Gj.,22 vjeç, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime në trup.
Shtetasi A.Gj., është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë pa probleme për jeten.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim'', parashikuar nga neni 76-22-25  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 03.04.2018, gjatë natës në lagjen “Vojo Kushi”, para pallatit, shtetasit S.H, vjeç 58 i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.D vjeç 23, banues në Shkodër pasi në qytet, ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë së rendit publik, për të ndaluar. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin F.GJ, vjeç 47 banues në Shkodër, pasi më datë 01.04.2018, në fshatin Rrjoll, në lokalin e tij, u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin V.M, vjeç 28, banues në fshatin Gomsiqe,Velipojë, pasi më datë 01.04.2018, në fshatin Pulaj Plazh Velipojë, në breg të detit, ka hedhur disa pllaka betoni për ndërtim të një objekti, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë, për shtetasin A.F, vjeç 47 banues në fshatin Kabash, pasi në banesë, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një armë gjahu çifte me 8 fishekë, pa leje. Neni 280 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018 gjatë natës, në fshatin Rrape, kanë thyer kabinën elektrike, ku kanë vjedhur bobinat e transformatorit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.K, vjeç 35, pasi bashkëshorti K.K, vjeç 45, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Pukë. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 03.04.2018, gjatë natës, në fshatin Brekije, kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit H.A vjeç 54, ku kanë marrë një shumë lekësh dhe disa paketa me cigare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 03.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.J vjeç 33, banues në Tiranë, pasi ka shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet veprimeve konkrete dhe rrjeteve sociale duke i krijuar ankth dhe frikë, shtetases J.B 30. Neni 121/a/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Informacion paraprak
Më datë 03.04.2018 shtetasi I.L punonjës në një pikë karburanti  ka kallëzuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kanë marrë xhiron ditore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,  vërtetësinë e informacionit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Po kqyren kamerat e karburantit.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 03.04.2018, pranë DVKM Tiranë, u shoqëruan nga patrulla e Komisariati i Policisë Nr. 2, 3 shtetas libanezë, të cilët më datë 25.03.2018, në afërsi të Kakavijës, kanë hyrë ilegalisht në kufirin Shqiptar, në përfundim të kryerjes së procedurave kërkuan Azil në Republikën e Shqipërisë dhe u dërguan në QKPA Babrru Tiranë.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 03.04.208, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.R, vjeç 20, banues në Durrës, pasi më datë 20.03.2018, në afërsi të PKK Qafë Morinë, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.P, vjeç 25, banues në Mat, pasi më datë 05.06.2017, në afërsi të PKK Bllatë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.H, vjeç 29, banues në fshatin Sukth, Durrës, pasi më datë 24.03.2018, në afërsi të PKK Muriqan, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.B vjeç 29, banues në Fushë Mamurras, Laç, pasi në PKK Port Durrës, u kap duke kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  pranë Gjykatës së  Shkallës së Parë  Sarandë, për shtetasin  L.T, vjeç 43, banues në Divjakë, Lushnjë, pasi më datë 01.04.2018, në Konispol, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  pranë Gjykatës së  Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin A.M, vjeç 23 banues në fshatin Gjynoqar, Patos Fier, pasi më datë 01.04.2018, në Konispol, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 03.04.2018, në PKK Morinë, u kap shtetasi E.K, vjeç 25, banues në Dibër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5