Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Tiranë - “Kontrabanda 2018”, Operacioni “Forca e Ligjit” godet një tjetër grup të strukturuar kriminal që operonte në Tiranë në fushën e kontrabandës

TiranëKontrabanda 5 prill 2018 1 1

Operacioni “Forca e Ligjit” godet një tjetër grup të strukturuar kriminal që operonte në Tiranë në fushën e kontrabandës (për video kliko mbi link)

• Policia ka ndaluar 17 persona dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë, si anëtarë të këtij grupi

• Sekuestrohet kafe, koli me cigare, automjete dhe shuma të mëdha lekësh

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në D.V.P. Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Forcën e Posaçme për Operacione Speciale në D.V.P Tiranë, finalizoi me sukses operacionin “Kontrabanda 2018”. Grupi ndiqej prej disa muajsh me metoda speciale të hetimit.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i 17 shtetasve në kryeqytet, mes tyre të proceduar edhe më parë:

• A. V., 56 vjeç, banues në Tiranë

• D. Y., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

• E. A., 51 vjeç, banues në Tiranë.

• Xh. B., 23 vjeç, banues në Tiranë.

• A. V., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

• M. Xh., 54 vjeçe, banues Tiranë, e dënuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

• O. H., 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

• A. H., 46 vjeç, banues në Tiranë.

• V. K., 56 vjeç, banues në Tiranë.

• F. B., 44 vjeç, banues në Tiranë.

• B. B., 53 vjeç, banues në Tiranë.

• D. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë.

• A. P., 44 vjeç, banues në Tiranë.

• A. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë.

• P. M., 60 vjeç, banues në Tiranë.

• B. G., 56 vjeç, banues në Tiranë.

• A. H., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Janë shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë, por për shkak të specifikës së hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitetet.

Arrestimi i anëtarëve të dyshuar të këtij grupi kriminal, u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm për veprat penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregtim transportim i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga nenet 178/3 dhe 172/2 të Kodit Penal.

Çdonjëri prej të ndaluarve kishte funksione dhe role të caktuara në këtë veprimtari si financues, transportues, tregtues dhe apo magazinues malli.

Gjatë kontrollit në njësi tregtare, dyqane, lokale, magazina, banesa, kioska, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:

• 2.7 tonë kafe e dyshuar kontrabandë, me një vlerë në treg rreth 900 mijë lekë;

• 2 automjete të markave 'Mercedez Benz' dhe 'Volkswagen Passat';

• 28 telefona të markave të ndryshme;

• 105 000 paketa të markave të ndryshme pa pullë fiskale, me vlerë shitjeje në treg, rreth 28 milionë lekë;

• 300 mijë lekë, etj.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale të “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet, akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregtim, transportim i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Shkelje të Drejtave e Pronësisë Industriale”.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën intensive në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

Kontrabanda 5 prill 2018 1 1

Kontrabanda 5 prill 2018 1 2

Kontrabanda 5 prill 2018 1 3

Kontrabanda 5 prill 2018 1 4

Kontrabanda 5 prill 2018 1 5

Kontrabanda 5 prill 2018 1 6

Arkiva

Prill 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6