Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Rinas- Ekstradohet nga SHBA, një shtetas shqiptar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje

Ekstradohet nga SHBA, një shtetas shqiptar i dënuar me 25 vjet burg për vrasjeNarbis Goxhaj 6 prill 2018

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Washington ekstradojnë nga SHBA shtetasin shqiptar
N.K., nga Gjirokastra.

Ai ishte i shpallur në kërkim në vitin 1997 dhe u kap në SHBA, falë bashkëpunim të Interpol Tirana me Interpol Washingtonin.

Kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendim penal të marsit 2003, e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale "Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim", "Trafikimi i armëve dhe municionit".

Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Berat ekzekutuan vendimin e Gjykatës ndaj këtij shtetasi.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30