Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 oret e fundit 08 Prill 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Tiranë
Goditet një tjeter rast i shitjes së lëndëve narkotike "Kokainë"
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcat Speciale Shqiponja në vijim të punës për parandalimin  dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike  të forta në doza të vogla, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative arrestuan  në flagrancë shtetasin:
 L.D, 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Në bazë informacioneve që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të marra në rrugë operative,  ka rezultuar se ky shtetas kryente aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të forta të llojit  “Kokainë” në doza të vogla personave të ndryshëm në zonat e Laprakës, Zogut  të Zi dhe "Don Bosko".
Shtetasit të lartpërmendur në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën e "Dritan Hoxha", gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar  në cilësinë e provës materiale  25.4 gramë  lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”,  parashikuar nga neni 283, i Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës
Tiranë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Kapet e ndalohet një nga bashkëpuntorët e ngjarjes të ndodhur me datë 16 Shkurt 2018 ku mbetën të plagosur dy shtetas.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në vijim të punës per kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen e ndalimin e shtetasit:
R.P 22 vjeç,  banues në Tiranë
Shtetasi R.P ishte i shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë për veprat penale  "Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentative, dhe “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 78-25-22,278 të Kodit Penal.
Pasi me datë 16.02.2018, në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë një konflikti të çasti mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasi Gjon Pelivani dhe R. H., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet proceduariale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, më datë 07.04.2018, u ndalua shtetasi A.K, vjeç 59, banues në Tiranë. Nenet 76, 22 e 279 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 07.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.TH, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi te rrethrrotullimi i Saukut, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.H, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi tek rrethrrotullimi në Sauk, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Kia”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.M, vjeç 25, pasi te rrethrrotullimi në Sauk, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.P, vjeç 28, banues në Berat, pasi tek sheshi “Shqiponja”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Sh.XH, vjeç 40, banues në Selanik Greqi, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, duke drejtuar  mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar motoçiklistin Q.I vjeç 34, banues në Tiranë, i cili pasi ka marrë mjekim në spital, u largua për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.LL dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin E.Q, vjeç 26 e 25, banues në fshatin Shkafane e Kapedanaj, Durrës, pasi më datë 07.04.2018, në fshatin Rrotull, duke drejtuar mjetet, tip “Benz”, dhe motoçikletën tip “Lifan”, pa targë, në gjendje të dehur, janë përplasur, për pasojë, aksidentohen motoçiklisti dhe pasagjeri i tij, shtetasi S.Q, vjeç 58, banues në Kapedanaj, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatë së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasit F.P dhe S.A vjeç 24 e 18, banues në fshatin Shalës Cërrik, pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ju gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.T vjeç 26 banues në Sheqeras, Maliq, pasi në fshatin Pocestë, Pogradec duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motor tip “Lifan”, pa targë, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit, e ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D, vjeç 33 banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi në fshatin Zvirinë, Maliq, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi LL.K, vjeç 19, banues në Zvirinë, Maliq, pasi në fshatin Zvirinë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Loncin”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.04.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi L.XH, vjeç 47, banues në Vlorë, pasi në Babicë, Vlorë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip ” Ford Focus”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 07.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, F.XH, vjeç 46, banues në Memaliaj, Tepelenë, pasi Gjykata e Shkallës se Parë  Pogradec, e  ka dënuar me 17 muaj e 6 ditë  burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Në vijim  të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Mashtrimi”, më datë 06.04.2018, u kap shtetasi në kërkim N.SH vjeç 57, banues në Tiranë. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin P.D, vjeç 53, banues në Rrëshen, Mirditë, pasi në Rrëshen, në rrugën e Kombit, nga kontrolli në autobusin tip “Benz”, ju gjetën 12 pasagjerë të papajisur me biletë udhëtimi. Neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin A.T, vjeç 59, banues në Burrel, pasi në Rrëshen, në kryqëzimin e rrugës së Kombit, në mjetin autobus, tip ”Otocar”, në pronësi të tij, u konstatua se 38 pasagjerë, nuk ishin të pajisur me biletë udhëtimi në itinerarin Burrel–Tiranë. Neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin SH.Z, vjeç 37, banues në Peshkopi, pasi në Rrëshen, në kryqëzimin e rrugës së Kombit, në mjetin autobus tip ”Benz”, në pronësi të tij, u konstatua se 14 pasagjerë, nuk ishin të pajisur me biletë udhëtimi në itinerarin Peshkopi–Tiranë. Neni 180 i Kodit Penal.
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 24, banues në fshatin Troshan, pasi në Kallmet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”, pa targë.  Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës ParëLezhë, për shtetasin J.K, vjeç 28, banues Rrëshen, Mirditë, pasi  në Rubik, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për kapjen e tij. Nenet 290/1 dhe 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin G.A, vjeç 22, banues në Durrës, pasi në PKK Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar, në autobus në pjesën e aspirimit, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale, 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin M.N, vjeç 25, banues  në Shkodër, pasi në lagjen “Tre Herojt”, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar biçiklistin, K.K, vjeç 34, banues në Shkodër, i cili pas mjekimit në spital u largua për në banesë. Neni 290/1 i  Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin I.D, vjeç 63, banues në Shkodër, pasi në fshatin Kosmaç, Vau Dejës, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Jamaha”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar I.D, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 07.04.2018, shtetësia E.H, vjec 35 banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 06.04.2018, i është larguar nga banesa vajza e mitur A.H, vjec 16. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.I, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi në zonën e Liqenit të Farkës, në rrugën “Çollakët”, ka kundërshtuar punonjësin e policisë bashkiake. Neni 235/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, rrugën “Jorgjie Truja”, kanë vjedhur banesën e shtetasit F.K, vjeç 69, banues në Tiranë, ku  kanë marrë nje shume lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen D.T, vjeç 68 banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Andon Zako Çajupi”, me vetëgjyqësi, ka hyrë me forcë në banesën e shtetasit A.A, vjeç 47. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin R.K, vjeç 67, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Artan Lenjai”, ka pushtuar një sipërfaqe toke truall, në pronësi të shtetasit S.H, vjeç 50, banues në Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Informacion paraprak
Me date 07.04.2018 rreth orës 19:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek kthesa e Kamzës, një mjet në lëvizje ka marr flakë.
Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë konstatuar se:
Tek kthesa e Kamzës ka marrë flakë mjeti tip "Benz" në lëvizje, me drejtues shtetasin  E. B., 26 vjeç.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

Më datë 07.04.2018, në rrugën “Reshit Çollaku”, në katin e parë të banesës së marrë me qera nga shtetasi P.C, vjeç 33 banues në Tiranë, është konstatuar duke kryer punime të brendshme në banesë . Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 07.04.2018, gjatë natës, në rrugën e “Dibrës”, pranë banesës, shtetasit L.D, vjeç 30, i kanë vjedhur motorin tip ”Piaggo”, pa targë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 07.04.2018, shtetasi L.S, vjeç 21, banues në Kaëz, kallëzon se, në rrugën “7 Marsi”, në pjesën e jashtme të biznesit, i kanë vjedhur dy kokat e kamerave të instaluara. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, shtetësia M.S, vjec 39, banuese në fshatin Rubjek, Durrës, kallëzon se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer vajza e saj e mitur K.M, vjeç 16 . Babai i vajzës F.M, vjeç 43, banues në Rubjek, deklaroi se vajza u kthye në banesë, ishte larguar me dëshirën e saj dhe nuk kishte probleme. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 07.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.S, vjeç 38, banues në Bathore, Kamëz, i cili në banesë ka thyer e dëmtuar edhe orenditë shtëpiake. Neneet 130/a/4 dhe 150 të Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit F.SH, vjeç 20 banues në Paskuqan Kamëz, pasi  në Paskuqan 1, dyshohet se ka vjedhur një telefon në banesën e shtetasit A.K vjeç 21, banues ne Paskuqan 1. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, shtetasi D.C, vjeç 43, banues në Laknas, Kamëz, kallëzon se para tre ditësh, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, bashkëjetuesja J.B,  vjeç 21. Punohet për gjetjen e saj. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Më datë 07.04.2018 shtetasi S.C vjec 32, banues në Babrru Kamëz, kallëzon se më datë 06.04.2018, në Kodër e Kuqe, Babrru, ka rënë zjarr ku si pasojë janë djegur dhomat e zhveshjes dhe depoja e materialeve të kalçetos së tij.
Grupi hetimor  menjëherë ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe nga kqyrja e vendit të ngjarjes paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
 Po  punohet për sqarimin e rrethanave  të ngjarjes.
Materialet do t'i referohen  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime  të mëtejshme. Neni 151 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit N.F vjeç 45 banues në Tiranë,  pasi në rrugën “Aleksandri i Madh”, ka goditur me grusht, shtetasin E.B, vjeç 40 banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, tek varrezat në Sharrë, Kombinat, është këputur nga shtylla elektrike një kabull i energjisë elektrike dhe aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike lopa e cila ka ngordhur, në pronësi të shtetasit R.M, vjeç 64, banues në  Sharrë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës  Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit, L.T dhe M.T vjeç 61 dhe 25 banues në fshatin Shargë Vorë, pasi  në fshatin Shargë, L.T me vetëgjyqësi nuk ka lejuar nusen e djalit M.T, të futet në banesën e saj, ndërsa M.T e ka kanosur vjehrrin. Neni 84 e 277 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasin A.B, vjeç 49, banues në fshatin Qerret, pasi në Qerret, ka goditur me grusht, shtetasen V.T, vjeç 50, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin M.M, vjeç 62, banues në Durrës, pasi më datë 04.04.2018, në lagjen nr.13, në banesë, ka ndërtuar një tendë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.04.2018, gjatë natës, në lagjen nr.13, është vjedhur me thyerje dyqani ushqimor  i shtetases V.XH, vjeç 28, banuese në Durrës, ku kanë marrë një sasi  paketash cigare të llojeve të  ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë  06.04.2018, në lagjen nr.13, te “Shkëmbi i Kavajës”, është konstatuar vjedhja e banesës e shtetasit J.D, vjeç 59, ku kanë marrë nje shume  euro dhe leke. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, në Porto Romano, në nje fabrike letre shtetasi R.P, vjeç 49 banues në Durrës, duke punuar aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi 2.5 m. për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për vlerësim.

Më datë 07.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim E.K, vjeç 35, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 4 vjet burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatë Shkallës së Parë Durrës. Neni 284/2 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për  shtetasin I.B, vjeç 55, pasi kunati H.R, vjeç  60, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 07.04.2018, në Krujë, shtetasi R.XH, vjeç 64, banues në Krujë, duke udhëtuar me një çiklomotor, ka dalë jashtë rruge, për pasojë është aksidentuar e ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin A.T, vjeç 25, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, u kap duke ndërtuar një tendë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit M.S, vjeç 23, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Beqir Dardha”, në ambientet brendshme të nje lokali ka thyer disa gota, ka kanosur e goditur me grusht e mjete të forta, pronarin e lokalit, shtetasin I.A, vjeç 46, banues në Elbasan. Nenet 89, 84 e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 06.04.2018 në fshatin Topojan, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetasit H.T, vjeç 49. Shkak i rënies së zjarrit dyshohet defekt teknik në rrjetin elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për vlerësim

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin M.Q, vjeç 36 banues në fshatin Babje,  pasi në fshatin Babje, ka ndërtuar një mur rrethues, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 07.04.2018, në fshatin Lemnush,  Njësia Administrative Skënderbegas,  në vendin e quajtur “Përroi i Dobrenjit“, ka rënë aksidentalisht në një vend shkëmbor dhe ka gjetur vdekjen shtetasi A.J, rreth 44 vjeç. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Korçë
Korçë
Shpërdorojnë detyrën dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vjedhin mjete dhe materiale të ndryshme ndërtimi.
Arrestohen në flagrancë një punëtor dhe dy roje të Shoqërisë Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike në kantier.
Më datë 07.04.2018, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :
S.R, 45 vjeç, banues në Mborje, (punëtor)
A.L, 56 vjeç dhe
A.D, 48 vjeç, të dy banues në Korçë, (me detyrë roje të një Shoqërie Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike).
Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Drenovë, shtetasve të mësipërm në mjetin  në pronësi të S.R, iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, mjete e materiale  të ndryshme ndërtimi të cilat dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim mes tyre i kanë vjedhur pranë kantierit ku ishin të punësuar. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, nenet 134/2 dhe 135/2 të Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin e mitur E.N, vjeç 15, pasi në Pulahë, në banesën e shtetasit G.L, vjeç 74, ka vjedhur nje shume lekesh. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen G.F, vjeç 41 banuese në Korçë, pasi bashkëshorti I.F vjeç 41, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Korçë. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  

Më datë 07.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin I.F, vjeç 41, banuese në Korçë, pasi bashkëshortja G.F, vjec 41, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasit Z.XH, R.XH, A.XH, H.XH dhe A.XH, vjeç 36, 29,38, 27 e 75, banues në fshatin Popçisht, pasi në Popçisht, kanë goditur me sende të forta, shtetasin K.M, vjeç 76 banues në Popçisht. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 07.04.2018, gjatë natës, në fshatin Lin, në një shtyllë elektrike kanë vjedhur një gjenerator, në pronësi të shtetases L.A. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Berat, për shtetasit Ç.Q dhe N.Q, vjeç 41 e 41, banues në Poliçan e fshatin Novaj, Skrapar, administrator të dy subjekteve private pasi në fshatin Pronovik, u kapën me mjetet e tyre, tip “Benz”, që transportonin gurë dekorativë, ndaj të cilëve është vendosur ndalimi i ushtrimit të aktivitetit minerar nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 06.04.2018, në ambientet e spitalit, një person i ka vjedhur me dhunë portofolin shtetases L.A , vjeç 32, banuese në Fier. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 139 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 06.04.2018,  në lagjen “Bylis”, Ballsh, tek lokali i shtetasit E.O, i kanë vjedhur çantën e dorës me nje shume lekesh dhe dokumentet e identifikimit, shtetases V.M, vjeç 48, banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin M.B, vjeç 59, banues në Orikum, pasi më datë 05.04.2018, në Orikum, në tokën e tij,  ka montuar një “Kioskë”, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.04.2018, gjatë natës, në Orikum, parkuar pranë banesës, i kanë vjedhur targat e mjetit tip ”Benz”, në pronësi të shtetasit P.GJ, vjeç 39, banues në Orikum. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin K.M, vjeç 58, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Ujë i Ftohtë”, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e OSHEE-së, në banesën e tij, është konstatuar rilidhje e energjinë elektrike. Neni 137 Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin F.ZH, vjeç 58, banues në Vlorë, pasi lagjen “Lef Sallata”, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e OSHEE-së, në banesën e tij, është konstatuar rilidhje e energjinë elektrike. Neni 137 Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin E.B, vjeç  23, banues në Vlorë, pasi në lagjen ‘’Rilindja’’, ka goditur me grusht e sende të forta, shtetasin N.B, vjeç 56, në Vlorë. Neni 89 Kodit Penal.

Vlorë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë
arrestuar në flagrancë shtetasin :
M.K, 27 vjeç, banues në Gjorm, Vlorë.
Ky shtetas ditën e djeshme në lagjen "24 Maji" ka tentuar të djegë me lëndë djegëse, benzinë, klinikën private të shtetasit B.Sh., 64 vjeç.
Në klinikë nuk ka patur dëme në njerëz apo materiale.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr, e mbetur në tentativë" të parashikuar nga neni 151 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë panë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin E.L vjeç 29, banues në Ishull Lezhë, pasi në Ishull Lezhë, në token e tij, u kap duke ndërtuar një mur rrethues, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë panë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin B.SH, vjeç 20, banues në Torovicë, pasi  në vendin e quajtur rruga e “Kampit”, Torovicë, ka goditur me grusht, shtetasin A.SH, vjeç 18 banues në Torovicë. Neni 90 i Kodit Penal.

Lezhë
Me datë 07.04.2018, oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , arrestuan në flagrancë shtetasin E.LL 22 vjeç, banues në Lezhë .
Gjithashtu, u referuan materialet hetimore për fillimin e procedimit penal në gjendje të lirë, ndaj shtetasve:
A.J. 17 vjeç, banues në Mirditë
A.L. 27 vjeç, banues në Lezhë.
Këta shtetas,  në qendër të qytetit Lezhë,  më datë 7 prill, kanë kanosur dhe kundërshtuar fizikisht punonjësin e policisë, për shkak të detyrës, në momentin kur efektivi i ka ndaluar, pasi po ecnin me shpejtësi tej normave të lejuara me mjetin e tyre tip 'Porsche' në qytet, duke rrezikuar këmbësorët.
Për të shmangur përshkallëzimin e situatës si dhe për të neutralizuar shtetasit me veprime agresive,  punonjësi i policisë ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri pistoletë.
Më pas,  në mbështetje kanë shkuar forcat e tjera policore që kanë bërë të mundur ndalimin e 3 shtetasve, të cilët janë proceduar.
Janë kryer të gjitha veprimet hetimore konform procedurave ligjore.
Veprat penale jane "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik", "Kanosja për shkak të detyres" parashikuar nga nenet 236/2 dhe 238 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit E.Ll(N),  dhe vepra penale "Kanosja për shkak të detyres" parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal ,  në ngarkim të shtetasve A.L. dhe A.J.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 07.04.2018, shtetasi P.H, vjeç 20, banues në fshatin Gjorm, kallëzon, se është shqetësuar me anë të telefonit nga një numër i fshehur. Punohet  për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 07.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasin N.LL, vjeç 76  pasi bashkëshortja, shtetësia V.LL, vjeç 45, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 07.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.P vjeç 68, banues në Shkodër, pasi ka kanosur shtetasin A.P, vjeç 56 banues në Shkodër. Nenet 84 e 237 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 06.04.2018,  gjatë natës, në Krumë, është vjedhur nje shkolle 9- vjecare ku kanë marrë 5 regjistra, të klasave të nënta. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 07.0.42018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.SH, vjeç 30 pasi bashkëshorti, E.SH, vjeç  34, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Mat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë  07.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi turk, N.A dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit turq, D.A, M.D dhe E.D, vjeç 48, 46, 77 e 76, banues në Turqi, pasi në SPKM Port, kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme, me pasaporta turke të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua pasaportat. Nenet 189 e 297 të Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin L.SH vjeç 34, banues në fshatin Ngjeqan, Fier, pasi më datë 04.04.2018, nga Konispoli, ka kaluar në mënyrë të paligjshëm kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.

 Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin Ç.Ç, vjeç 39, banues në fshatin Samatic, Berat,  pasi më datë 03.04.2018, nga Konispoli, ka kaluar në mënyrë të paligjshëm kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së  Shkallës së Parë Sarandë për shtetasin B.C, vjeç 29, banues në fshatin Samatic, Berat, pasi më datë 04.04.2018, nga Konispoli, ka kaluar në mënyrë të paligjshëm kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 07.04.2018, tek kthesa e Derviçianit, kthesa e Kordhocës dhe në afërsi të ish Postës Mullirit, u kapën 15 shtetas të huaj, emigrant të paligjshëm. Në përfundim të kryerjes së procedurave, 4 u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar, kurse të tjerët kanë kërkuar azil dhe u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30