Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 oret e fundit 09 Prill 2018


DREJTORITË VENDORE TË POLICISË01drejtoria new
 Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
SH Ç B A
1. Më datë 08.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.N vjeç 49, banues në Tiranë,  pasi  në rrugën e “Elbasanit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip ”Volkswagen” . Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
1. Më datë 08.04.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 39, banues në Tiranë,  pasi tek “Liqeni Artificial”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Smart”. Neni 291 i Kodit Penal.

2. Më datë 08.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi tek “Liqeni Artificial”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Land Rover” . Neni 291 i Kodit Penal

3. Më datë 08.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.R, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Njazi Meka”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen” . Neni 291 i Kodit Penal.

4. Më datë 08.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetësia T.M, vjeç 31, banuese në Tiranë, pasi  u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.

5. Më datë 08.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi  A.A, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi  duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Hundai” ka humbur kontrollin e mjetit, duke u dëmtuar, i cili pasi ka marrë mjekimin, ka dalë nga spitali. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

6. Më datë 08.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.G, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi në rrugën “George W Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Mitsubish” . Neni 291 i Kodit Penal.

7. Më datë 08.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.K vjeç 28, banues në Tiranë, pasi  në rrugën “George W Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Mini Cooper” . Neni 291 i Kodit Penal.

8. Më datë 08.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.S dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin R.Q, vjeç 53 e 29, banues në Tiranë, pasi  në autostradë, në Vorë, R.Q duke drejtuar mjetin tip “Peugeot” , ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Benz” , të drejtuar nga I.S, në gjendje të dehur, për pasojë mjeti, ka goditur mjetin tip “Benz”  të drejtuar nga M.R, vjeç 39, banues në Tiranë, ku janë dëmtuar shtetasit T.L, Sh.Q dhe F.L vjeç 8, 57, 66, banues në Tiranë,  të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital janë larguar në banesë. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal

9. Më datë 08.04.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi R.S vjeç  26, banues në Paskuqan,  pasi në Paskuqan, duke drejtuar mjetin tip “Renault” , ka aksidentuar shtetasen F.T, vjeç 40, banuese në Paskuqan, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

10. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.I, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi  në rrugën “Muhamed Deliu”, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri, shtetasi A.K, vjeç 22, banues në Tiranë, të cilët pas mjekimit u larguan në banesë. Neni 290 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 08.04.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi M.V dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen S.H, vjeç 27 e 22 banues në Durrës, me leje drejtimi, pasi  në rrugën “Aleksandër Goga”, S.H duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” , është përplasur me motorin tip “Dajang”, të drejtuar nga M.V në gjendje të dehur, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 291 e 290/1 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 08.04.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi P.B, vjeç 41, banues në Librazhd, me leje drejtimi, pasi  në rrugën Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrrakë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Opel” . Neni 291 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
1. Më datë 09.04.2018,  u arrestuan në flagrancë shtetasit E.S dhe A.I vjeç 27 e 28, banues në Korçë, pasi më datë 08.04.2018 në lagjen nr. 17,  nga kontrolli fizik ju gjetën e bllokua në cilësinë e provës materiale 13.8 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 08.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K, vjeç 33, banues në Korçë, pasi në rrugën Korçë–Pogradec, në fshatin Çiflik, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Audi” . Neni 291 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.H, vjeç 27, banues në Tiranë,  pasi më datë 07.04.2018, në rrugën “Ramis Aranitasi”, duke drejtuar mjetin tip “BMW” , ka aksidentuar shtetasen N.T vjeç 62, banuese në Fier, e cila pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

2. Informacion paraprak
Në datën 08.04.2018, rreth orës 12:15, në fshatin Peshtan i Madh, në një rrugë dytësore, shtetasi S.D, 50 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Zetor ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëherëshme drejtuesi i mjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 08.04.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi M.K, vjeç 58, banues në Vlorë, pasi  në “Lungo-Mare”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”  është përplasur me motorin tip “Honda” , të drejtuar nga shtetasi M.T, vjeç 23 për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin M.N, vjeç 56, banues në Lezhë, pasi në Laç, në kryqëzimin e rrugës Kombit, nga kontrolli në mjetin autobus tip “Benz”  nuk u kishte prerë bileta pasagjerëve. Neni 180 i Kodit Penal.

2. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin T.D, vjeç 36, banues në Shkodër pasi në Laç, në kryqëzim e rrugës Kombit, nga kontrolli në mjetin autobus tip “Neo Plan” , nuk u kishte prerë bileta pasagjerëve. Neni 180 i Kodit Penal.

3. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin B.A vjeç 46 banues në Peshkopi, pasi në Laç, në kryqëzimin e rrugës Kombit, nga kontrolli në mjetin autobus tip “Iveco” nuk u kishte prerë bileta pasagjerëve. Neni 180 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 08.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P vjeç 43, banues në fshatin Tresh, pasi  në aksin rrugor Lezhë-Kallmet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Honda” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për vlerësim, për shtetasin M.D vjeç 46 banues në fshatin Berdicë, pasi në këtë fshat, duke lëvizur me biçikletë, i ka ndërprerë rrugën mjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin R.D  vjeç 32, banues në Velipojë, për pasojë është dëmtuar biçiklisti, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 290/1 i Kodit Penal.

2. Më datë 08.04.2018, në lagjen “Tre Heronjtë”, shtetasi N.K, vjeç 30 banues në Shkodër,  duke qarkulluar me biçikletë, aksidentalisht është rrëzuar, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër.
 
DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
 
KOMISARIATET E POLICISË
 
Komisariati i Policisë Nr. 1
1. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin M.B vjeç 21, banues në Tiranë,  pasi në rrugën “Mihal Grameno”, duke drejtuar motorin tip “Piaggo”  nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit, për të ndaluar mjetin. Neni 242 i Kodit Penal.

2. Më datë 08.04.2018,  në rrugën e “Elbasanit”, në banesë, shtetësia E.H, vjeç 49, u kap duke kryer punime ndërtimi, për të cilat nuk kishte marrrë leje nga Bashkia Tiranë, më datë 14.09.2016. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykarës Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 2
1. Tiranë

Më datë 08.04.2018 rreth orës 07:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën "Ibrahim Rugova", në një pike shitje ra zjarr.

Menjëhere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja, te cilat kanë konstatuar se në një byrektore kishte rënë zjarr.

Shkak paraprakisht dyshohet rrjedhja e gazit.

Për pasojë është dëmtuar pronari i subjektit shtetasi Sh.P., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.

2. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin I.Ç vjeç 56, banues në Tiranë,  (me të meta mendore), pasi  në rrugën “Besim Imami”, pranë banesës, duke drejtuar mjetin tip “Lançia” pa targë, ka dëmtuar mjetin tip “Citroen”  të shtetases A.G vjeç 54 banuese në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

3. Më datë 08.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen T.H, vjeç 49 banuese në Tiranë pasi bashkëshorti, shtetasi P.H vjeç 55, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 3
1. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen I.B, 50 vjeçe, (me të meta mendore), pasi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka thyer xhamin e derës kryesore te nje subjekti. Neni 150 i Kodit Penal

2. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin e mitur B.G, vjeç 16  banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshes, shtetases S.B, vjeç 60, banuese në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.  
       
Komisariati i Policisë Nr. 4
1. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin  A.S, vjeç 31, banues në Tiranë,  pasi në ambientet e Komisariatit të Policisë Rrugore, për bllokimin e motorit tip “Kawasaki” , nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë. Neni 242 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 5
1. Më datë 08.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.A, vjeç 27,  pasi  ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nipit, shtetasit të mitur H.A, vjeç 14. Neni 130/a i Kodit Penal.

2. Më datë 08.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.P, vjeç 33, banues në Kamzë, pasi  ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait, shtetasit T.P, vjeç 26 . Neni 130/a/1 i Kodit Penal

3. Informacion Paraprak
Më datë 09.04.2018, rreth orës 02:50, në Kamëz, është dëmtuar xhami i derës së  jashtme të  një lokali, në pronësi të shtetasit F.D., 23 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Nr. 6
1. Më datë 08.04.2018, gjatë natës, në rrugën “Llambi Bonata”, pranë banesës, shtetasit G.Ç vjeç 38,  në mjetin tip “Citroen’’  i kanë thyer xhamin dhe kanë tentuar t'i vjedhin kasetofonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Nenet 150, 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
1. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasin L.B, vjeç 61,   pasi  ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases L.M  vjeç 48, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 i Kodit Penal.

2. Më datë 08.04.2018, gjatë natës, në fshatin Agonas, pranë banesës, shtetasit P.S vjeç 52 në kasolle i kanë vjedhur një lopë dhe dy viça. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

3. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasit F.T, M.T dhe M.M, vjeç 56, 25 e 42, banues në Kavajë, pasi në qytet, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
1. Më datë 08.04.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 8, kanë vjedhur  me thyerje kabinën telefonike të nje kompanie private, ku kanë marrë dy bateri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

2. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B.I vjeç 37, banues në fshatin Shenavlash,  pasi  në Shënavlash, në lokal ushtronte aktivitet  të paligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 3 makineta. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

3. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.B, vjeç 26, banues në fshatin Kullë. Neni 110/1 i Kodit Penal

4. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin gjerman, K.H  vjeç 63 banues në Gjermani, pasi  më datë 07.04.2018, në Gjermani, i ka marrë mjetin tip “Benz” shtetasit (kosovar) H.S, vjeç 34, banues në Gjermani, i cili  ka bërë kallëzim. Punohet për kapjen  K.H. Neni 143 i Kodit Penal

5. Më datë 08.04.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për  shtetasen B.I  vjeç 65 pasi ish nusja e djalit,  shtetësia F.I, vjec 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë
1. Më datë 07.04.2018, në oborrin e banesës, shtetasi R.XH, vjeç 55 banues në Krujë, duke krasitur pemët është rrëzuar e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shijak
1. Më datë 08.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen H.M vjeç 32  pasi bashkëshorti, shtetasi D.M, vjec 42, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

2. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin I.P  vjeç 29, banues në fshatin Xhafzotaj, pasi  në fshatin Vllazërim, ka kanosur e goditur me grusht, shtetasin B.F, banues në Xhafzotaj. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
1. Më datë 08.04.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi B.B  vjeç 46 pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases F.B, vjeç 44. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Elbasan. Neni 130/a i Kodit Penal.

2. Më datë 08.04.2018, në fshatin Valsh, në banesën e shtetases S.D, vjeç 69,  ka rënë zjarr, për pasojë është djegur plotësisht. Nga veprimet e kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për vlerësim.

3. Më datë 08.04.2018  u arrestua në flagrancë shtetasi K.S, vjeç 52 banues në fshatin Gjinar, pasi  në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases B.S  vjeç 54. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. Neni 130/a i Kodit Penal.

4. Më datë 09.04.2018  u arrestua në flagrancë shtetasi A.Q vjeç 45, banues në Elbasan,  pasi më datë 08.04.2018,   në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, shtetases E.D, vjeç 68  dhe gjatë shoqërimit në komisariat, ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. Nenet 130 e 235 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
1. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin A.S, vjeç 61, banues në Elbasan,  pasi  në qytet, në bashkëpunim, i kanë vjedhur nje shume lekesh shtetasit S.C vjeç 70 banues në Librazhd. Punohet për kapjen e A.S.Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

2. Më datë 08.04.2018,  në lagjen nr. 1, në lëvizje, ka rënë zjarr dhe është djegur mjeti tip “Benz” i shtetasit A.M, vjeç47, banues në Librazhd. Nga veprimet e kryera mendohet se, zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

3. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin U.K vjeç 45, banues në Librazhd, pasi në fshatin Hotolisht, ka goditur me grusht  shtetasin F.K vjeç 36, banues në fshatin Skroskë. Neni 90 i Kodit Penal.

4. Më datë 08.04.2018, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin L.K vjeç 46 banues në Përrenjas, pasi në Përrenjas, ka goditur me grusht  shtetasin A.S vjeç 56, banues në Përrenjas. Neni 89 i Kodit Penal.

5. Më datë 08.04.2018, shtetasi G.B, vjeç 29, banues në fshatin Bërzeshtë, kallëzon se i është larguar nga banesa bashkëshortja, shtetësia F.B, vjeç 26 . Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

Komisariati i Policisë Korçë
1. Më datë 08.04.2018, në fshatin Mollaj, ka rënë zjarr në kasollen e shtetases D.Ç, vjeç 56, ku është djegur baza ushqimore. Nga kryerja e veprimeve rezultoi se zjarri ka rënë nga një shkëndije elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Maliq
1. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin J.M, vjeç 38, banues në Pogradec, pasi më datë 07.04.2018, në fshatin Zvirinë, ka kanosur me thikë dhe ka goditur me grusht, shtetasin K.Q, vjeç 25, banues në Zvirinë. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal .

Komisariati i Policisë Devoll
1. Më datë 08.04.2018,  në fshatin Progër, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia B.SH, vjeç 37,  e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.  Nenet 99 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
1. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin K.B vjeç 59 banues në Pogradec, drejtues teknik i nje firme private, pasi më datë 07.04.2018 në lagjen nr. 5, gjatë shtrimit të një rruge me asfalto beton, ka dëmtuar 11 shtylla metalike, në pronësi të televizionit kabllor , të shtetasit A.ZH vjeç 39 banues në Pogradec. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
1. Më datë 08.04.2018,  në spital ka vdekur shtetësia H.R  vjeç 81 banuese në Poliçan, në Shtëpinë e të Moshuarve. Nga veprimet e kryera, rezultoi, se më datë 07.04.2018, është rrëzuar nga shkallët. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Fier
1. Më datë 08.04.2018,u arrestua në flagrancë shtetasi K.S vjeç 34 banues në Roskovec, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, shtetases Sh.S vjeç 57 . Neni 130/a/2 i Kodit Penal.

2. Më datë 09.04.2018,  në lagjen “Liri Gero”, pranë banesës, shtetasit Rr.LL vjeç 63 , i kanë vjedhur mjetin tip “Ford” . Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
1. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin I.D  vjeç 47, banues në Lushnjë,  pasi  në fshatin Stan Karbunarë, ka goditur me sende të forta shtetasin B.B vjeç 22, banues në këtë fshat, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 89 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Vlorë
1. Më datë 08.04.2018,  në fshatin Penkovë, në lëvizje është djegur mjeti tip “Fiat” , i shtetasit P.N, vjeç 55  banues në fshatin Penkovë. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i rënies së zjarrit, ka qenë një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë.

2. Më datë 08.04.2018, në lagjen “Pavarësia”, në Lungo Mare, është gjetur në gjendje të rëndë, shtetësia M.P , vjeç 29, banuese në Roskovec, Fier, e cila  vdiq në spital. Nga veprimet e kryera dyshohet se ka pirë fotoksinë. Pritet akti i ekspertimit mjeko ligjor. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim.

3. Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 09.04.2018, në lagjen '1 Maji' ka shpërthyer dhe ka marrë flakë automjeti tip "Audi Q-7" në pronësi të shtetasit Z.Sh., të cilin e kishte të parkuar para banesës.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
_____________
Gjithashtu, më datë 09.04.2018, në fshatin Bishan, ka marrë flakë automjeti tip "Audi A-7" në pronësi të shtetasit A.M., të cilin e kishte të parkuar pranë banesës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve së zjarrit të automjet.

Komisariati i Policisë Kurbin
1. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për shtetasen D.LL vjeç 63 banuese në Laç,  pasi në Laç, pranë banesës, ka goditur me grusht shtetasen D.GJ, vjeç 62. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
1. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin G.R, vjeç 44, banues në fshatin Trush, pasi në fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

2. Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin L.B, vjeç 45, banues në Shkodër, pasi më datë 06.04.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses, shtetases M.L, vjeç 38. Punohet për kapjen e L.B. Nenet 130/a e 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
1.Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë, për të miturit P.Ll dhe A.Ll, vjeç 12 e 14  pasi në këtë fshat, në afërsi të lumit, shtetaseve  të huaja, J.M, M.S dhe L.U, vjeç 23, 30 e 23 banuese në Skoci e Gjermani, në mjetet e  parkuar, ju kanë marrë 2 biçikleta, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
1. Më datë 08.04.2018, gjatë natës, në fshatin Gril, shtetasit N.G, vjeç 57, i kanë vjedhur dy koshere me bletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
 
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
1. Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.U, vjeç 31 banues në Laç, pasi më datë 10.09.2017, në Konispol, në kufirin jeshil ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
1.Port, Durrës


Policia Kufitare e Portit të Durrësit, krahas përpjekjeve për të ofruar një shërbim sa më cilësor për qytetarët që qarkullojnë nëpërmjet Portit të Durrësit, është e  angazhuar maksimalisht edhe në drejtim të parandalimit dhe goditjes së  paligjshmërisë.


Gjatë 12 orëve të fundit evidentohen dhe goditen katër raste të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë.


Sekuestrohen kafe, televizorë, veshmbathje e  mallra të tjera  të futura kontrabandë.


Procedohen penalisht 5 shtetas, ndër ta një  doganier për "Shpërdorim detyre", konkretisht:


Shtetasi E.T, vjeç 35, banues në Durrës, pasi  në P K K Port, nga kontrolli në kamionin tip “Skania”, ju gjetën dhe bllokuan 60 kilogramë  kafe kokërr, dhe 1000 bustina kafe  të futura kontrabandë.


Shtetasi R.K vjeç 62, banues në Gjilan, Kosovë, pasi në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Volvo” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.


Shtetasi R.B vjeç 60, banues në Pejë, Kosovë,  pasi  në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Volkswagen” me targë zvicerane, ju gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.


Shtetasi F.L vjeç 40 banues në Sukth, pasi  në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Benz” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë. Neni 174 i Kodit Penal.


Si dhe  u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin G.T  vjeç 49, banues në Tiranë, doganier, pasi ka lejuar futjen kontrabandë të mallrave nga disa shtetas, pa kryer veprimet e rregullta ligjore.

Policia Kufitare e Durrësit, do të vijojë kontrollet e rrepta për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar të gjitha tentativat për paligjshmëri.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
1.Kapshticë


Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:


• J. A, 32 vjeç dhe

• Sh. G, 39 vjeç, të dy banues në fshatin Bel, Dibër.


Më datë 08.04.2018, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kapur  shtetasin J. A, duke kaluar kufirin drejt Greqisë, në mënyrë të paligjshme.


Ky shtetas posedonte një pasaportë të dyshuar si të falsifikuar të cilën ia kishte dhënë shtetasi Sh.G, i cili gjithashtu e ka ndihmuar duke e transportuar me mjetin e tij  deri në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.


Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme parashikuar në nenet 297, 189 dhe 298 të Kodit Penal.

Arkiva

Prill 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6