Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Elbasan - Policia arreston në kohë reale autorin, goditi me mjet të mprehtë katër shtetas. 06 Prill 2018


ElbasanDrejtoria Elbasan

Policia arreston në kohë reale autorin që dyshohet se goditi me mjet të mprehtë katër shtetasit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

G.Sh, 39 vjeç banues në Elbasan.

Shtetasi i lartpërmendur, më datë 06.04.2018 në Lagjen "Sul Paprri" pasi ka dalë nga një lokal, në rrugë është konfliktuar dhe dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasit : E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç, A.S., 42 vjeç dhe U.S., 18 vjeç banues në Elbasan.

Të katërt shtetasit ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një konflikt i mëparshëm që shtetasi i lartpërmendur dyshohet të ketë patur me vëllain e shtetasit U.S.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Prill 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6