Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Tropojë - Ndalohet një shtetase e dënuar për veprën penale "Trafikimi i personave".

TropojëDrejtoria Kukes 1M

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetase e dënuar me 15 vite burg, për veprën penale "Trafikimi i personave".

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases së shpallur në kërkim, konkretisht;

-Gj. H., 57 vjeçe, banuese në Bajram-Curri, Tropojë.

Kapja dhe ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me vendim nr.87, datë 06.09.2016, ka lenë në fuqi vendimin nr.78, datë 01.06.2016, të Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda e cila e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale "Trafikimi i personave".

Arkiva

Prill 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6