Korçë - Shpërdorojnë detyrën dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vjedhin mjete dhe materiale të ndryshme ndërtimi.
Korçë
Shpërdorojnë detyrën dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vjedhin mjete dhe materiale të ndryshme ndërtimi.
Arrestohen në flagrancë një punëtor dhe dy roje të Shoqërisë Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike në kantierin e TAP-it.
Më datë 07.04.2018, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
S. R., 45 vjeç, banues në Mborje, (punëtor në TAP).
A. L., 56 vjeç dhe
A. D., 48 vjeç, të dy banues në Korçë, (me detyrë roje të një Shoqërie Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike në TAP).
Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Drenovë, shtetasve të mësipërm në mjetin në pronësi të Sotir Ramos, iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, mjete e materiale të ndryshme ndërtimi të cilat dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim mes tyre i kanë vjedhur pranë kantierit të “TAP-it” ku ishin të punësuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, nenet 134/2 dhe 135/2 të Kodit Penal.