Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Tiranë - Ndalohet një nga bashkëpunëtorët e ngjarjes të ndodhur më datë 16 Shkurt 2018 ku mbetën të plagosur dy shtetas.

Tiranëd.p.tirane

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Kapet e ndalohet një nga bashkëpunëtorët e ngjarjes të ndodhur me datë 16 Shkurt 2018 ku mbetën të plagosur dy shtetas.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në vijim të punës për kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen e ndalimin e shtetasit:

R. P., 22 vjeç, banues në Tiranë

Shtetasi R. P. ishte i shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë për veprat penale "Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentative, dhe “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 78-25-22,278 të Kodit Penal.

Pasi me datë 16.02.2018, në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë një konflikti të çastit mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasi Gj. P., dhe R. H., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduariale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30