Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Tiranë - Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike "Kokainë", arrestohet poseduesi. 08 Prill 2018

TiranëKoakine 9 prill 2018

Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike "Kokainë"

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcat Speciale Shqiponja në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta në doza të vogla, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative arrestuan në flagrancë shtetasin:

• L. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Në bazë informacioneve që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të marra në rrugë operative, ka rezultuar se ky shtetas kryente aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të forta të llojit “Kokainë” në doza të vogla personave të ndryshëm në zonat e Laprakës, Zogut të Zi dhe "Don Bosko".

Shtetasit të lartpërmendur në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën e "Dritan Hoxha", gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 25.4 gramë doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Koakine 9 prill 2018

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5