Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Policia e Shtetit - Sqarim lidhur me lëndën narkotike të kapur nga Policia greke në territorin e saj në afërsi të Kakavijës


Policia e ShtetitStema Policia

Lidhur me lëndën narkotike të kapur nga Policia greke në territorin e saj në afërsi të Kakavijës, sqarojmë se:

Shtetasja I.M., 28 vjeçe, nga Fieri, ka kaluar si këmbësore në Kakavije për në Greqi, mëngjesin e datës 6 prill 2018. Asaj i janë kontrolluar bagazhet edhe nga Policia shqiptare edhe nga Policia greke. Gjatë kontrollit nuk i është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm.

Në datën 8 prill, pra 2 ditë më vonë, kjo shtetase është ndaluar brenda territorit grek në autobusin e linjës Kakavije-Janinë, duke transportuar 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis, duke udhëtuar nga Kakavija drejt Janinës.

Kjo shtetase prej mëngjesit të datës 06.04.2018, nuk ka hyrë në territorin shqiptar dhe lëndën narkotike e ka marrë në territorin grek.

Gjithashtu, nga shkëmbimi i informacioneve me homologët greke rezulton se kjo shtetase ishte në procedim nga Antidroga e Janinës, prej kohësh.

Arkiva

Prill 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6