Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 10 Prill 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
U arrestua në flagrancë shtetasi i mitur E.D, 17 vjeç, banues në fshatin Arameras, Fushë-Krujë, pasi më datë 08.04.2018, në rrugën “Bulevardi Blu”, Kamëz, ka përdorur një kartëmonedhë 100 euro, e dyshuar e falsifikuar, në një market në pronësi të shtetasit F.B., 42 vjeç, banues në Kamëz. Parashikuar nga neni 183 Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 20.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin XH.K, vjeç 65, banues në Kamëz, pasi në rrugën “Besëlidhja”, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Zongshen” pa targë, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në asfalt, ku për pasojë është dëmtuar pasagjerja Z.K, vjeç 54, banuese në Kamëz, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin H.C, pasi: ky shtetas  më datë  21.03.2018  ka aksidentuar një fëmijë 7 vjeç, pa pasoja për jetën ku në përfundim të veprimeve të kryera nga Policia Rrugore, prindi i fëmijës me dëshirën e vetë ka kërkuar që mos ta ndjekë në rrugë ligjore por  ky shtetas t'i mbulonte shpenzimet e vizitës mjekësore të fëmijës.
Shtetasi i mësipërm nuk i është përgjigjur nga ana financiare prindit të fëmijës.
Materialet e para proceduriale janë dërguar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për ndjekje të mëtejshme.

Më datë 09.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.M, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen” është përplasur me motorin tip “Piaggio”, me drejtues H.K, vjeç 77, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi maqedonas L.V, 19, banues në Shkup, Maqedoni, pasi më datë 09.04.2018, gjatë kontrollit të ushtruar në PKK Qafë Thanë,  iu gjet dhe iu bllokua në cilësinë e provës materiale 6.8 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe u referuan materialet Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasit I.L dhe XH.Z, vjeç 23 e 32, banues në Shkup, Maqedoni, pasi nuk kanë kallëzuar. Nenet 283/1 dhe 300 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Fier
Informacion paraprak
Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki”.
Për pasojë janë mbytur shtetasit F.M, 32 vjeç; A.M, 30 vjeç si dhe shtetasja N.A, 34 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin  E.D, vjeç 39, banues në Lushnjë, administrator i një shoqërie private, pasi dy kamionë të kësaj shoqërie, u kapën duke transportuar 20 ton zhavorr bituminoz, pa fatura të shoqërimit të mallit. Neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin K.M, vjeç 50, banues në Trevllazër, pasi në lokalin e tij “Bar kafe” në lagjen “Bashkimi”, punonte i padeklaruar në organet tatimore dhe ushtronte aktivitet i paregjistruar në QKB. Neni 180 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.04.2018, në rrugën Lezhë-Milot, Lezhë, shtetasi Z.GJ, vjeç 72, banues në Maln e Jushit, Shkodër, duke drejtuar biçikletën, ka humbur kontrollin, është rrëzuar në asfalt dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për ngjarje aksidentale.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin A.F, vjeç 23, banues në Shkodër, pasi në lagjen Vasil Shanto, të një lokal iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.04.2018, në Velipojë, shtetasi B.L, vjeç 42, banues në fshatin Gomsiqe e Re, Shkodër, duke qarkulluar me biçiklete, është rrëzuar, dëmtuar dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar për banesë, pa probleme. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për ngjarje aksidentale.

Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin SH.D, vjeç 65, banues në Koplik, pasi në rrugën Shkodër-Koplik, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha” pa targë, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar vetë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë, pa probleme. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Z.T, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi në fshatin Bërzhitë, shtetasit L.S, vjeç 56, banues në Tiranë, i ka pushtuar siperfaqe tokë, me pretendimin se është pronë e tij. Neni 200 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases së mitur A.H, më datë 07.04.2018, është kthyer në banesë dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.L, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në Farkë, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materialet 4 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 09.04.2018, në fshatin Picalle, pranë banesës, duke punuar me një frezë dore, është dëmtuar në këmbë shtetasi K.D, vjeç 34, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin R.SH vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në Sauk të Vjetër, gjatë kontrollit në mjetin tip “Benz”, iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Në vijim të komunikatës, më datë 09.04.2018, në Q.S.U.T, si rezultat i djegies nga zjarri i shkaktuar në lokalin e tij, ka ndërruar jetë shtetasi SH.P, vjeç 51, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë.

Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit V.Ç dhe G.K vjeç 60 e 41, banues në Tiranë, pasi tek rruga e “Kavajës”, tek ish parku i mallrave, me vetëgjyqësi dhe duke e kërcënuar, me pretendimin se e kanë me qera nga shteti, nuk lejojnë shtetasen V.D, vjeç 50, banuese në Tiranë, të rrethojë pronën. Nenet 277 dhe 84 të Kodit Penal.

Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.P  vjeç 46, banues në Tiranë, pasi në bulevardin ‘’Gjergj Fishta”, ka kanosur me fjalë shtetaset A.B dhe R.H, vjeç 23 e 24, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen A.Q, vjeç 54, banuese në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, ka kanosur shtetasen G.V, vjeç 44, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 09.04.2018, shtetasi B.B, vjeç 46, banues në Tiranë kallëzon se disa dite më parë  me anë të telefonit, është kërcënuar  ai dhe familja e tij.  Punohet për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin e mitur B.G, vjeç 16, banues në Tiranë, (i sëmurë mendor), pasi ka ushtruar dhunë fizike, ndaj kushërirës, shtetases Z.M, vjeç 37, banuese në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 09.04.2018, në rrugën “Myslym Shyri”, pranë Gjykatës së Lartë, ka rënë zjarr në 3 kazanët e mbeturinave. Nga veprimet e kryera, rezultoi se zjarri ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 09.04.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit SH.T dhe L.S vjeç 28 e 28, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ferit Xhajko”, në dyqanin e shtetasit SH.Z, vjeç 51, banues në Tiranë, në bashkëpunim, kanë marrë 2 telefona, karta identiteti, leje drejtimi, e një xhup sportiv. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për shtetasit D.XH dhe F.SH, vjeç 21 e 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Memo Meto”, iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 4.7 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1 dhe 25 të Kodit Penal.
 
Më datë 10.04.2018, në rrugën “Myslym Keta”, mjeti tip “BMV” me targa të cilat nuk i përkasin këtij mjeti, nuk i ka ndaluar patrullës së policisë, duke u larguar me shpejtësi dhe ka goditur murin rrethues të banesës së shtetasit S.T, vjeç 50, banues në Babrru. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal

      Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 09.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim V.S, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar dy muaj burg, për veprën penale “Mosdhënie e mjeteve për jetesë”. Neni 125 i Kodit Penal.

Më datë 09.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen XH.R vjeç 56, pasi djali, A.R, vjeç 20, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.R, vjeç 20, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës, shtetases XH.R, vjeç 56, të cilës ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 09.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D.B, vjeç 62, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti SH.B, vjeç 64, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin e mitur R.B, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi në Yzberisht, në banesën e shtetases M.I vjeç 52, ka vjedhur disa profile metalike dhe ka prerë disa pemë. Punohet për kapjen e shtetasit R.B. Nenet 134 e 150 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 09.04.2018, në lagjen nr. 4, në banesë, shtetasi A.R vjeç 22, në kushtet e depresionit, është vetëhelmuar me fostoksinë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin N.D, vjeç 71 banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Më datë 09.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjehershme për shtetasen M.H, vjeç 32, banuese në Durrës, pasi kunata e saj,  shtetësja S.M, vjeç 23, ka ushtruan dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji Nr.9669, datë 17.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, dhe punohet për kapjen e shtetasit E.GJ, vjeç 36, banues në fshatin Manez, pasi shtetasi M.R, vjeç 38 i cili ka marrë me qera banesën e shtetasit E.GJ, duke riparuar fibrat e tavanit të banesës, ka konstatuar një armë zjarri AK-47, kalibër 7.62 mm dhe 2 krehra me 60 fishekë, kalibër 7.62 mm, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Neni 278/2 i Kodit Penal

Më datë 09.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjehershme për shtetasen F.GJ, vjeç 36, banuese në Durrës, pasi bashkeshorti, shtetasi I.GJ vjeç 46, ka ushtruan dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 09.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.D, vjeç 35, banues në fshatin Laknas, Tiranë, pasi në fshatin Derven, në banesën e shtetases A.J vjeç 44, ka vjedhur një telefon  dhe një laptop. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë Parë Elbasan, për shtetasin A.M, vjeç 20, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes, P.M, vjeç 22. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Braktisje e fëmijës së mitur”, më datë 09.04.2018, u kap shtetasja në kërkim M.XH, vjeç 23, banuese në Korçë. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Neni 124 i Kodit Penal.

 Më datë 09.04.2018, në lagjen 6, Korçë, është vjedhur banesa e shtetases D.A, vjeç 62 ku persona të paidentifikuar, kanë marrë 2 kuverta dhe 1 manjetofon. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.  

Korçë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe
arrestimin në flagrancë të shtetasit:
T.L 33 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur disa orendi në një
banesë në lagjen nr 12.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja”
parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 09.04.2018, u referuan materialet pranë Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin P.B, vjeç 51, banues në fshatin Hoçishtl, pasi  në Hoçisht, në banesë, nga pakujdesia, duke pastruar armën e gjahut, me leje, ka plagosur bashkëshorten L.B, vjeç 39, cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 91 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 09.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.Ç, vjeç 28, pasi bashkëshorti, Sh.Ç, vjeç 37, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.04.2018, në Dardhas, në afërsi të banesës së tij, në një pemë është gjetur i vetëvarur shtetasi I.H, vjeç 28. Nga veprimet rezulton se, vuante nga depresioni dhe mjekohej. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 09.04.2018, gjatë natës, në fshatin Mollas, në oborrin e banesës, shtetasit K.D, vjeç 70  i kanë vjedhur tre koshere bletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasit O.Q dhe G.Q vjeç 26 e 31, banues në Berat e Tiranë, pasi kanë kanosur me fjalë shtetasen M.M, vjeç 26, banuese në Berat. Neni 84 i Kodit Penal.
 
Më datë 09.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimit e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin V.S, vjeç 51, banuese në Berat, pasi në banesë, djali, shtetasi XH.S, vjeç 24, banues në Berat, ushtron dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligjin Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 09.04,2018,  në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, në lagjen “Sheq i Madh”, në një parcelë të mbjellë me grurë, pronë e shtetasit A.G, ka gjetur vdekjen duke hedhur pleh kimik, shtetasi V.K, vjeç 47 banuese në fshatin Baltëz. Nga këqyrja e kufomës, paraprakisht dyshohet se vdekja është natyrale (atak kardiak). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Fier, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 09.04,2018, në fshatin Gjazë, në banesën e shtetasit N.K vjeç 74 ka patur rrjedhje të gazit nga bombola, për pasojë ka rënë zjarr dhe janë djegur orenditë e kuzhinës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë, për vlerësim.

Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për shtetasen L.K, vjeç 49, banuese në Lushnjë, pasi në afërsi të banesës, ka goditur me sende të forta në trup shtetasen Z.S, vjeç 58 banues në Lushnjë. Neni 89 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin G.F, vjeç 57, banues në Vlorë, pasi gjatë natës, në fshatin Mesarak, në banesën e shtetasit B.M vjeç 55, ka tentuar të vjedhë një sasi përcjellës elektrik. Punohet për kapjen e G.F. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 09.04.2018, gjatë natës, në lagjen “1 Maji”, është konstatuar i dëmtuar mjeti i parkuar tip “Jep”, në pronësi të shtetasit A.N, vjeç 39, banues në këtë lagje. Punohet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 09.04.2018, gjatë natës, në lagjen “10 Korriku”, është vjedhur objekti-gomisteri, pronë e shtetasit N.ZH, vjeç 35, banues në këtë lagje, ku kanë marrë disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.04.2018, në lagjen “28 Nëntori”, në rrugën Transballkanike, shtetasi R.XH, vjeç 27 banues në Tiranë, nga një person i panjohur, është goditur me mjet të mprehtë në  këmbë, i cili mori mjekim në spital dhe u largua. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal

Më datë 09.04.2018,  në lagjen “Pavarsia”, te kryqëzimi i rrugës “Albano& Romina”, është vjedhur mjeti i parkuar tip “Benz-ML”, pronë e shtetases V.H, vjeç 38, banuese në lagjen “11 Janari”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit P.K dhe A.K vjeç 69 e 63, banues në fshatin Tërbaç, pasi në Tërbaç, janë konfliktuar me njëri-tjetrin ku A.K e ka kanosur me një kosor bari dhe P.K e ka goditur me gurë. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 09.01.2015, në spitalin e Tepelenës, ka vdekur shtetasi L.Ç, vjeç 50 banues në Tepelenë, i cili vuante nga diabeti. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Gjirokastër për vdekje natyrale.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 09.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen A.GJ vjeç 24, pasi bashkëshorti, L.GJ, vjeç 38, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin Z.N, vjeç 41, banues në Rrilë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Honda” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal

Më datë 09.04.2018, ka shkuar në urgjencën e spitalit Lezhë, në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasja M.P vjeç 71, banuese në Lezhë, e cila ka gjetur vdekjen. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vdekjen natyrale.

Lezhë
Informacion paraprak
Me datë 09.04.2018 , rreth orës 17:15 është marrë njoftim  tek Salla Operative, se në
Shënkoll, një shtetas ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se shtetasi L.B. 32 vjeç, banues në Tiranë , ka qenë duke peshkuar tek një kanal në Shënkoll,  dhe kallami me të cilin peshkonte ka rënë në kontakt me një kabull të rrymës elektrike.
Është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës, por ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor  në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , ndodhen në
vendngjarje e po hetojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 09.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.K vjeç 28, banues në Fushë-Milot, pasi ka goditur shtetasen A.K, vjeç 33, duke i shkaktuar dëmtime në trup dhe fytyrë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 09.04.2018, në banesë, në lagjen Perash, shtetasi J.C, vjeç 30, ka konsumuar mbidoze paracetomol, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekut. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.

Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për një firmë private pasi shtetasi A.N, vjeç 43 banues në Tiranë, punonjës i kësaj firme, duke bërë punime në Shkodër, aksidentalisht është rrëzuar nga lartësia dhe ndodhet në spitalin e Traumes, jashtë rrezikut për jetën. Neni 289/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin A.H, vjeç 25, banues në Radomir, Kala e Dodës, pasi në vendin e quajtur ish “Baxhot”, ka ndërtuar një garazh, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 09.04.2018, pranë D.V.K.M. Tiranë u shoqërua shtetasi libanez A.M, vjeç 39, i cili  më datë 07.04.2018, ka hyrë ilegalisht në kufirin tokësor greko-shqiptar në afërsi të Kakavijes, në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasi kërkoj Azil në R.SH, dhe u dorëzua në QKPA Babrru.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 09.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Tiranë, për shtetasin e depërtuar nga Gjermania, XH.Z, vjeç 22, banues ne Fier, pasi më datë 01.12.2017, në afërsi të P.K.K, Kakavije, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 09.04.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.GJ vjeç 19, banues në Malësi e Madhe,  pasi në vitin 2006, ka kaluar kufirin shtetëror në menyrë të paligjshme në afërsi të PKK Hani i Hotit. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 09.04.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B.M, vjeç 27, banues në Krujë, pasi më datë 07.04.2018, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme në P.K.K Port Durrës. Neni 297 i Kodit Penal.  

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 09.04.2018, në S P.K.Kapshticë, në hyrje, u kap shtetasja në kërkim M.XH, vjeç 23, banuese në Korcë, pasi në datë 16.02.2018, është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijën e saj të mitur. Neni 124 i Kodit Penal. U njoftua salla e D V P Korçë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 09.04.2018, në fshatin Dervican, te kthesa e fshatit, u  kap shtetasi sirian M.B, vjeç 22 lindur në Siri, i cili kishte kaluar kufirin e gjelbër nga Greqia, për në Shqipëri ne mënyre te paligjshme. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes u proceduan me urdhër largimi me ekzekutim vullnetar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 09.04.2018,  në vendin e quajtur “Varri i ushtarit”, në kufirin e gjelbër, u kapen 5 shtetas pakistanez dhe 1 shtetas sirian, që po tentonin të kalonin kufirin në mënyre të paligjshme për në Malin e Zi. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit kërkuan Azil në RSH dhe do dërgohen në QKPA Babrru.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Morinë, Kukës.
Policia Kufitare ndalon një shtetas të dënuar me 11 vjet burg, për veprën penale "Mashtrimi kryer në bashkëpunim".
Specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë ndalimin e shtetasit;
A.K, 31vjeç, banues në  Tiranë.
Ky shtetas u kap në dalje të PKK Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit ky  shtetas rezultoi person në kërkim.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë me shkresë Nr.2361, datë 30.03.2018, ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal Nr.870, datë 23.03.2016,  të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe vendimin penal Nr.534 datë 06.03.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë, të cilin e ka dënuar me 11 vjet burg për  veprën penale "Mashtrimi kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 143/2 të Kodit Penal.
Shtetasi A.K, ju dorëzua DVP Tiranë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30