Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Dibër - Qarkullon me armë zjarri në automjet, arrestohet në flagrancë

DibërDiber 11 prill 2018 1

Qarkullon me armë zjarri në automjet

Arrestohet në flagrancë poseduesi

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik dhe 190 fishekë

Në kuadër të planit të masave për goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë apo mbajnë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas lëvizte me armë zjarri kanë organizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin policor.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

S. R, 18 vjeç, banues në Peshkopi.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip 'Benz', në pjesën e bagazhit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri automatik
190 fishekë

Materialet proceduriale kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake,", parashikuar nga neni 278/1/2 të Kodit Penal.

Diber 11 prill 2018 1

Diber 11 prill 2018 2

Diber 11 prill 2018 3

Arkiva

Prill 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6