Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 11 Prill 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 11.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi SH.P, vjeç 26 banues në Tiranë, pasi më datë 10.04.2018, në rrugën “Xhanfize Keko”, u kap duke drejtuar me leje drejtimi angleze të falsifikuar mjetin tip “Benz”. Nenet 186 e 291 të Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës
Tiranë
Zbardhet në kohë rekord vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën "Aleksandër Moisiu".
Identifikohet e shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së 28 vjeçarit M.M.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në funksion të zbardhjes së ngjarjes ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor.
Pas një pune intensive  dhe profesionale,  gjatë gjithë natës dhe orëve të para të mëngjesit, fiksimit të çdo prove në vendngjarje, si dhe një sërë veprimesh të tjera hetimore, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në D.V.P. Tiranë, bënë shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar:
K.Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Ky shtetas dyshohet se rreth orës 20:25, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, për motive hakmarrjeje ka vrarë me armë zjarri shtetasin M.M., 28 vjeç.
Vijon puna intensive për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të  shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Vrasjes për gjakmarrje" , "Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga nenet 78/a dhe 278/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit K.Gj.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 20.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës e Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi më datë 09.04.2018, pranë Kopshtit Botanik, duke drejtuar mjetin tip “Dayang”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar A.M dhe pasagjeri O.S, vjeç 26 banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekut. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës e Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.SH, vjeç  45, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Bulevardi Blu”, te rreth-rrotullimi Frutikulturës, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen”,  ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri G.K vjeç 31, banues në Tiranë, të cilët pasi kanë marrë mjekimin në spital, janë larguar në banesë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.XH, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Peugeot”. Neni 291 i Kodit Penal.

Tiranë
Informacion paraprak
Më datë 10.04.2017, rreth orës 12:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Kamëz, ka ndodhur një aksident.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën "Skënderbej" në Kamëz, mjeti me drejtues shtetasin R.K ka aksidentuar një këmbësore shtetasen D.D., rreth 65 vjeçe.
Për pasojë shtetësja D.D., ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 10.04.2018, është bërë ekzekutimi i vendimit Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, e cila ka vendosur masat shtrënguese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”dhe ”Ndalimit për të qëndruar në ambientet e IMT-së Durrës”, për shtetasin A. Ç. 51 vjeç, banues në Durrës. Nenet 248 e 259 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë
arrestimin në flagrancë të shtetasit:
A.T 22 vjeç banues në fshatin Hajdaran Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në lagjen “Shënkoll” tek “Ura e Shkumbinit” është kapur në
flagrancë nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të
mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit pa dëshmi”parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Specialistët e Seksionit për krimin ekonomik-financiar, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
K.A, 38 vjeç, banues në Durrës.
Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit E.Gj, 29 vjeç, banues në Durrës.
Pasi më datë 10.04.2018, në afërsi të fshatit Gështenjas-Pogradec, shtetasit e mësipërm u kapën me mjetin furgon tip “Benz”, me drejtues shtetasin E.Gj, brenda të cilit iu gjetën e sekuestruan 3 ton patate pa dokumentacionin përkatës që i përkisnin këtij të fundit, si edhe rreth 220 litra verë që i përkisnin K.A, të dyshuara si kontrabandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, bazuar në nenet 180 e 172 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë  10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin E.P, vjeç 24, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër, pasi  te  sheshi “Isa Boletini”, Shkodër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin F.L, vjeç 22, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër, pasi te Rrethrrotullimi i MNZ, Shkodër,  u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin Z.S, vjeç 65, bazuar në nenet 248 e 135 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës e Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin O.K vjeç 36, banues në Tiranë, pasi në banesë po kryente punime, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës e Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.B vjeç 61, banues në Tiranë, pasi ka kërcënuar shtetasin F.H, vjeç 43, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin F.H, vjeç 43 banues në Tiranë, pasi te “Brryli”, ka goditur me grushte shtetasin I.H, vjeç 54, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin B.K, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi prej 3 muajsh, ka përndjekur ish të dashurën G.Z vjeç 20, banues në Tiranë. Neni 121 i Kodit Penal

Tiranë
Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 1 proceduan në gjendje të lirë shtetaset :
D.N., 17 vjeçe, banuese në Tiranë
A.M., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.
Pasi me datë 10.04. 2018, rreth orës 23:50, në rrugën " Tefta Tashko" për motive të dobëta, kanë bërë kallzim të rremë , me pretendimin se kanë tentuar ti vjedhin duke u vet'dëmtuar në pjesët e ndryshme të trupit, ku për pasojë shtetësja A.M., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për vepren penale të ‘’ Kallzimit të Rremë ‘’ parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal në ngarkim të shtetaseve të mësiperme.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës e Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, ka shkelur një kontratë për shitjen e një mjeti shtetasit H.B, vjeç 41, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës e Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.M, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi i ka dërguar mesazh shqetësues nëpërmjet telefonit mësueses E.M vjeç 41, banuese në Tiranë, me pretendimin se ka patur pakënaqësi për notën. Neni 275 i Kodit Penal

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës e Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit M.A, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal. 

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës e Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.D vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Bogdanëve”, ka kanosur shtetasin V.G, vjeç 36, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së  Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin F.I, vjeç 63, banues në Tiranë, pasi ka goditur me grushte shtetasen A.K vjeç 58, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 09.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen F.T vjeç  25, banuese në Tiranë, pasi bashkëjetuesi A.P, vjeç 22, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës e Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.P, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes F.T vjeç 25. Neni 130/a i Kodit Penal

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës e Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M.O, vjeç 45 banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Ferit Xhajko”, tek ish-uzina Dinamo, për shkak të detyrës ka kundërshtuar punonjësit e policisë bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës e Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.P, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi  në ambientet e jashtme të një gjimnazi ka goditur me grushte shtetasin e mitur XH.P vjeç 18, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës e Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.G, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën “4 Dëshmorët”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për shtetasin në kërkim M.Ç, vjeç 21, banues në Tiranë. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, gjatë natës, në rrugën “Spiro Çipi”, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit E.B, vjeç 27. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin D.A, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Leandro Zoto”, ka goditur me grushte shtetasit R.A dhe G.A, vjeç 25  e 20, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e shtetasit D.A. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës e Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit D.S, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait S.S vjeç 55 banues në Tiranë, i dënuar, të cilit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan parnë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.L, vjeç 32, banues në Kamëz, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 10.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen V.SH, vjeç 53, pasi nusja e djalit A.SH vjeç 24, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 10.04.2018, në spital, ka ndërruar jetë shtetasi S.X, vjeç 60, banues në Rrogozhinë, i cili më datë 15.01.2018, në lagjen nr. 1, Rrogozhinë, në banesë, aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës e Shkallës së Parë Kavajë.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 10.04.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë, për shtetasin K.K, vjeç 41, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 5, me vetëgjyqësi, është futur në mënyrë të paligjshme, në banesën shtetasit N.GJ, vjeç 56, banues në Durrës. Neni 277 i Kodit Penal

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykates Shkalles Parë Durrës, për shtetasin B.Z, vjeç 32, banues në Hamallaj, pasi në  Hamallaj, në banesë dhe lokalin e tij, u konstatua lidhje e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit. Neni 159 i Kodit Penal

Më datë 10.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.GJ, vjeç 46, banues në Durrës, pasi më datë 10.04.2018, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes F.GJ, vjeç 36, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 130/a/4 i Kodit Penal

Më datë 10.04.2018 në lagjen nr. 5, është vjedhur banesa e shtetases M.M, vjeç 51 ku kanë marrë disa ora të vjetra të markave të ndryshme dhe disa bizhuteri serm. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 11.04.2018 u ndalua shtetasi në kërkim F.D, vjeç 27, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me dy muaj burg, për veprën penale “Mosdhënie mjete për jetesë”. Neni 125 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Krujë, për shtetasin G.GJ, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi   në Fushë-Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Skoda”, ka aksidentuar këmbësoret E.Q dhe B.Q, vjeç 14 e 12, të cilët ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal

Më datë 10.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi SH.S, vjeç 42, banues në Krujë, pasi në fshatin Krastë, është gjetur e ndezur një furrë gëlqere, në pronësi të tij. Neni 201 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 10.04.2018,  në  Fushë Krujë, duke punuar, aksidentalisht, është rrëzuar, dhe ndodhet ne spital nën kujdesin e mjekëve shtetasi P.D vjeç 46, banues në Vorë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës  Shkallës Parë  Durrës, për shtetasin B.L vjeç 55, banues në fshatin Rrubjekë, pasi më datë 09.04.2018, në Rrubjekë, ka kanosur shtetasin M.L vjeç 18.09.1955, banues në Rrubjekë. Neni 84 i  Kodit Penal.

Më datë 10:04.2018, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për  shtetasen E.D, vjeç 41, pasi bashkëshorti SH.D, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Elbasan
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë
arrestimin në flagrancë të shtetasit:
O.F  33 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në lagjen “Syrja Dylgjeri” gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga
shërbimet e policisë i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një
përforcues grushti.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të
mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të
ftohta”  parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin I.D, vjeç 59, pasi vëllai V.D vjeç 60, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.04.2018 në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”, pranë banesës shtetasit S.S, vjeç 45, i kanë vjedhur kasetofonin në mjetin tip “Audi”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 10.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershme, për shtetasen P.M., vjeçe 22, banuese në Peqin, pasi dyshohet se bashkëshorti A.M., vjeç 20, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Librazhd
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases F.B., më datë 10.04.2018, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.K., vjeç 63, banues në fshatin Lepushë Prrenjas, pasi dyshohet se më datë 07.04.2018, në Lepushë, ka helmuar një qen shtëpie, në pronësi të shtetasit N.K., vjeç 68, banues në  Lepushë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për  shtetasin  Sh.B., vjeç 58, banues në Gramsh, pasi dyshohet se në lagjen “ Sporti”, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 10.04.2018, gjatë natës, në fshatin Mollaj Korçë, është vjedhur magazina në pronësi të shtetases M.Xh, 47 vjeçe, banuese në Mollaj, ku kanë marrë 1 kompjuter me DVR dhe disa vegla të ndryshme pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Korçë
Më datë 10.04.2018, rreth orës 09:00, kemi marrë njoftim se pranë Kishës së Shën Sotirit, nga persona ende të paidentifikuar është vjedhur me thyerje arka (paraklisi ku besimtarët hedhin lek) e cila ndodhet në rrethimin e jashtëm të Kishës. Nga deklarimet e marra, dyshohet se në arkë është marrë një sasi prej rreth 20.000 të reja.
Policia në vendngjarje, po kryhen veprimet proceduriale dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasin P.T, 30 vjeç, banues në Ura Vajgurore-Berat, pasi dyshohet se ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës. Neni 321 i Kodit Penal.

Në vijim të informacionit datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasin K.M, 76 vjeç, banues në fshatin Popçisht, bazuar në nenin 280 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 10.04.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin R.Xh., vjeç 51, banues në Bilisht, pasi dyshohet se më datë 05.04.2018, në Bilisht, ka goditur me sende të forta shtetasin E.S., vjeç 31, banues në fshatin Vidohovë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B.M., vjeçe 35, pasi dyshohet se bashkëshorti K.K., vjeç 45, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec
Pogradec
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit
E. A, 33 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur një kasetofon në mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit G.B, 44 vjeç, banues në Pogradec
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 10.04.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasit  B.S., dhe F.N., vjeç 27 e 25, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në lagjen nr. 2, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar dhe ofenduar punonjësin e policisë të rendit publik. Neni 236/1 i Kodit Penal.

Pogradec

Specialistët e Seksionit për Policinë Rrugore në Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
V. B, 37 vjeç, banues në Pogardec.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 11.04.2018, në Pogradec ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin motor tip “Honda” pa targa, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasit M.H., dhe N.P., vjeç 60 e 37, banues në fshatin Krotin e fshatin Gjazë Lushnjë, pasi dyshohet se në fshatin Gjazë Lushnjë, M.H., i ka pushtuar një sipërfaqe toke N.P., i cili e ka kanosur me fjalë M.H. Nenet 200 e 84 të Kodit Penal.  

Berat
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit:
F.I, 23 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja G.A, 19 vjeçe,  e cila pretendon se shtetasi i lartëpërmendur e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale
“Përndjekje’’, parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vlerësim, për shtetasin A.P., vjeç 36, banues në fshatin Tapi, pasi dyshohet se në datën 06.04.2018, në fshatin Tapi, ka goditur me grusht shtetasin L.P., vjeç 44, banues në fshatin Tapi. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 07.04.2018, shtetasi A.G., vjeç 25, banuese në fshatin Petovë, kallëzon se në lagjen “16 Prilli”, i kanë vjedhur telefonin celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, në lagjen 11 Janari, në banesë  ka vdekur shtetasi V.Sh., vjeç 59. Nga veprimet rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet  kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës pare Fier, për vlerësim.

Më datë 10.04.2018, në lagjen “8 Shkurti”, pranë banesës, shtetasi P.V., vjeç 60, i kanë vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 10.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen M.P., vjeçe 57, pasi dyshohet se bashkëshorti J.P., vjeç 60, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasen M.V., vjeçe 63, banuese në fshatin Gumenicë, pasi dyshohet se shtetases R.V., vjeçe 27, banuese në Vlorë, i mban në mënyrë të padrejtë djalin e saj vjeç 8. Neni 127 i Kodit Penal.

Më datë 09.04.2018, në lagjen “Lirim”, është dëmtuar xhami i mjetit të parkuar, tip “BMV”, në pronësi të shtetasit E.I., vjeç 34, banues në Vlorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, në fshatin Novoselë, duke punuar tokën, aksidentalisht, është vet’dëmtuar me frezë shtetasi G.L., vjeç 76, banues në Novoselë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim.

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit N.N., dhe O.A., vjeç 50 e 35, banues në fshatin Lepenicë, pasi dyshohet se në fshatin Lepenicë, kanë goditur me grushte njëri- tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Sarandë, për shtetasin S.A., vjeç 51, banues në Sarandë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 3, para banesës së tij, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A.M., vjeç 54, banues në fshatin Jergucat, pasi dyshohet se më datë 10.04.2018, në Jergucat, në kodrën e fshatit, u kap duke gërmuar dhe marrë gurë nga thellësia e tokës. Neni 199 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A.M., vjeç 44, banues në fshatin Peshtan, pasi dyshohet se në fshatin Peshtan, në vendin e quajtur “Pusi i Spirajve”, ka goditur me sende të forta, shtetasin P.Gj., vjeç 28, banues në Peshtan, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Lezhë
Ushtron dhunë ndaj bashkëshortes në prani të fëmijëve, arrestohet në flagrancë nga policia
Më datë 10.04.2018, nga specialistët e Seksionit për parandalimin dhe hetimin e krimeve në Komisariatin e policisë Lezhë, u arrestua në flagrancë shtetasi:
- V.L., 49 vjeç, banues në Lezhë
Ky shtetas, dyshohet se ka ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, edhe në prani të fëmijëve.
Vepra penale në ngarkim të tij "Dhuna në familje" parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 10.04.2018, në lagjen “Besëlidhja”, afër lumit “Drin”, në tokën në pronësi të tij, shtetasi B.D., vjeç 28, banues në fshatin Gjash, po ndërtonte një objekt për të cilën është në proçes gjyqësor në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Materialet i referohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për vlerësim.

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin P.Gj.,  vjeç 56, banues në Shenkoll, pasi dyshohet se në Shëngjin, te pista e një kompleksi, ka hedhur masiv dheu dhe gurësh në det dhe po ndërtonte pistën pa leje. Nenet 203 e 199/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasit R.D., dhe B.D., vjeç 18 e 21, banues në Laç, pasi dyshohet se më datë 09.04.2018, në lagjen nr. 4, kanë thyer dy xhama të banesës së shtetasit N.C., vjeç 69, banues Laç. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasen K.G., vjeçe 51, banuese në Milot, pasi dyshohet se në Milot, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim B.H., vjeç 36, banues në Zhejë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”. Nenin 130/a/1 të Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin Gj.R., vjeç 64, banues në Laç, pasi dyshohet se Laç, ka kanosur me fjalë, shtetasen V.Gj., vjeçe 48,  banuese në Laç. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasit L.M., dhe E.B., vjeç 13 e 15, pasi në Shpërdhet, dyshohen se kanë thyer me mjete të forta, xhamat e  dritareve në kopshtin e fëmijëve. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkalles Parë Kurbin, për vlerësim, për shtetasin L.M., vjeç 31, banues në Fushë Milot, pasi dyshohet se më datë 07.04.2018, është konstatuar duke drejtuar mjetin kamionçinë tip “Benz”, të ngarkuar me inerte lumore tek pika e Inerteve e shtetasit T. P., në Fushë Milot.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 10.04.2018, shtetësia L.F., vjeçe 40, banuese në Shkodër, kallëzon se djali i saj i mitur K.F, banues në Shkodër, para 7 ditësh është larguar nga territori i Shqipërisë, pa dijeninë dhe firmën e saj. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Nga strukturat e D. V. P. Shkoder më datë 10.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim policor, L.B 45 vjeç, banues në lagjen Vasil Shanto, Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08.04.2018, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëjetueses, M. L. 38 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, nenet 130/a, 90 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 16.03.2018, që bën fjalë për tentativën për vjedhjen e banesës të pabanuar shtetasit R.A., më datë  10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin D.Z., vjeç 21, banues në Fushe Arrës. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, shtetasia E.Gj., vjeçe 70, banues Shkodër, kallëzon se, më datën 03.04.2018, gjatë natës, në lagjen “Ndoc Mazi”, i kanë vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.N., vjeç 35, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 4 muaj e 21 ditë, burg për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim S.H., vjeç 39, banues në Shkodër, pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve. Neni 134/2 i Kodit Penal.
  
Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 10.04.2018, në Vau Dejës, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit N.M., vjeç 44. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Pukë
Në vijim të Komunikatës datë  02.04.2018, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për shtetasin E.T., vjeç 18, banues në Pukë. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 01.04.2018, që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases M.K., vjeçe 18, banuese në Pukë, më datë 10.04.2018, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 09.04.2018, në fshatin Novosej, në banesën e tij, shtetasi P.D., vjeç 44, (i sëmur mendor), i ka vënë zjarrin banesës, duke tentuar të vetëdigjet, i cili është dëmtuar e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin B.K., vjeç 57, banues në Kukës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 6, ka kanosur e ofenduar me fjalë, punonjësin e policisë së rendit publik. Nenet 84 e 119 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 10.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Y.M., vjeç 37, banues në  zonën e Fierzës, pasi ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj nënës tij shtetases Z.D., vjeçe 61. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë  Gjykatës së Shkallës Parë Tropojë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
      Dibër
Qarkullon me armë zjarri në automjet
Arrestohet në flagrancë poseduesi
Sekuestrohet arma e zjarrit  automatik dhe 190 fishekë
Në kuadër të planit të masave për goditjen e grupeve kriminale,  kapjen e personave në kërkim,  të atyre që qarkullojnë apo mbajnë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas lëvizte me armë zjarri kanë organizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin policor.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
S. R., 18 vjeç, banues në Peshkopi.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip 'Benz', në pjesën e bagazhit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
1 armë zjarri automatik
190 fishekë
Materialet proceduriale kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake,", parashikuar nga neni 278/1/2 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Informacion paraprak.
Më datë 10.04.2018, gjatë natës, në Bulqizë, në dy shkallët e një pallati, është vjedhur  100 ml. kabull elektrik, që furnizonin pallatin, pronë e OSHEE-së, Bulqizë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Bulqizë
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestuan  në flagrancë shtetasit :
M.R,  59 vjeç, banues në Burrel. (Me detyrë Inxhinier)
D.L, 59 vjeç,   banues  në Tiranë. (Me detyrë Teknik )
Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi  datë 10.04.2018 , në galerinë e nje subjekti privat minerar, në Martanesh Bulqizë , gjatë punës në galeri është aksidentuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi H.C, 52 vjeç,  banues në  Burrel (punëtor në ketë subjekt).
Pas aksidentimit të shtetasit H.C, nga ana e subjektit ka vazhduar puna në vendin e aksidentit duke prishur vendin e ngjarjes.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Dibër , për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës ” parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Mat
Më datë 10.04.2018, gjatë natës, në lagjen “Pjetër Budi”, Burrel, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit Sh.D., vjeç  49, banues në Burrel, ku kanë marrë disa mallra. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 10.04.2018, u kapën shtetasit e huaj A.A., dhe F.S., vjeç 20 e 24, banues në Siri, të cilët më datë 05.04.2018, kanë hyrë ilegalisht në Gjirokastër, në kufirin Greko-Shqiptar, në përfundim të procedurave u vendos të dërgohen në QKPA Babrru Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 10.04.2018, në PKK, Port, u kap shtetasja N.P., vjeçe, 30, banuese në Vlorë, e shpallur në kërkim, për largim nga banesa.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më datë 10.04.2018, në PKK, Qafë Botë, u kap shtetasi në kërkim B.J., vjeç 60, banues në Shënkoll, Lezhë, pasi Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë  Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M.M., vjeç 27, e banues ne Lushnje,  pasi dyshohet se më datë 08.04.2018, nga mali i Konispolit, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë  Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin E.V., vjeç 24, banues në  Fier,  pasi dyshohet se më datë 04.04.2018, në Konispol, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 10.04.2018, në fshatin Kakavije, janë kapur  10 shtetas të huaj sirianë të  cilët kanë kaluar kufirin e gjelbërt në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes u vendos të dërgohen në QKPA, Babrru Tiranë.

Arkiva

Prill 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6