Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Fier - Zbardhet dhe dokumentohet vjedhja e 10 milionë lekëve të reja në banesën e një shtetasi

Fierd.p.fier

Policia e Fierit zbardh dhe dokumenton vjedhjen e 10 milionë lekëve të reja në datë 29.05.2017 në banesën e shtetasit Xh.K.

Ndalohen 2 autorët e vjedhjes.

Pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe proceduriale nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur në datë 29.05.2017 në lagjen "Afrim" Fier ku shtetasit Xh.K., 57 vjeç, i kanë vjedhur mjetin tip "Benz" dhe një sasi prej 10 milion lekë të reja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan autorët e kësaj ngjarje, shtetasit:

R. L., 22 vjeç, banues në Levan, Fier.

Xh. M., 24 vjeç, banues në Levan, Fier.

Për këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 11.04.2018, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Vjedhje" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/3 i Kodit Penal.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6