Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 13 Prill 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia


Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 26 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 8 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur 8 persona për Narkotikët.

5 persona në kërkim.

1 person për veprën penale “Dhunë në familje”

1 person për veprën penale “Përndjekja”

1 person për veprën penale "Falsifikimi"

1 person për veprën penale "Punësimi i paligjshëm"

1 person për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit"

Janë sekuestruar: 

- 612. 3 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa

- 7 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë
- 1 armë zjarri, 1 granatë luftarake, 4 gëzhoja
- 2 armë të ftohta (një thikë, 1 shkop gome me dorezë)

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 72 persona.

 

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30