Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 13 Prill 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Drejtoria e SHÇBA
Më datë 12.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T, vjeç 46 banues në Vorë, punonjës policie, pasi në rrugën dytësore, në Kashar, u kap në flagrancë duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Seksioni për narkotikët
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin italian, M.B, vjeç 20 banues në Tiranë, pasi më datë 11.04.2018, në rrugën “Dritan Hoxha”, nga kontrolli në banesën me qera, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale, 6.8 gr. narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Tiranë
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D V P Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin :
GJ.C, 39 vjeç, banues në Tiranë.
Më datë 12.04.2018 shtetasi Gj.C i dënuar me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, është kapur në flagrancë larg banesës së tij pasi ka shkelur vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ku është larguar nga vendqënrimi i banesës së tij ku ishte i detyruar të qëndronte.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale te “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” parashikuara nga neni 323 të Kodit Penal në ngarkim në shtetasit GJ.C.

Më datë 13.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, E.A, vjeç 26 banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 20 muaj e 15 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283 i Kodit Penal.  

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin F.RR, vjeç 62, banues në Shijak, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë lekësh, shtetasit M.L, vjeç 69 banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.V vjeç 40, banues në fshatin Fushas, pasi në rrugën e “Elbasanit”, në Sauk, në një karburant me menaxher shtetasin N.M, vjeç 67, banues në Sauk, ka furnizuar automjetin me karburant duke paraqitur 4 tollona karburant diesel 10 litra, të cilat dyshohen të falsifikuara. Neni 184 i Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës
Më datë 12.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, A.B, vjeç 39, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. Nenet 76 e 22 të Kodit Penal.  

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 12.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi T.K, vjeç 32, banues në fshatin Pezë Helmës, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.D vjeç 62, banues në fshatin Laknas, pasi në rrugën “Skënderbeu”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin H.V, vjeç 54, banues në fshatin Mëlçizë, pasi në rrugën “Skënderbeu”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.F, vjeç 20, banues në Kamzë, pasi në Paskuqan, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin me tip “Honda”, ka aksidentuar shtetasin H.S vjeç 77, banues në Paskuqan, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 32, banues në Xhafzotaj, Shijak, pasi në rrugën Marikaj–Vorë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yinxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin H.XH, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yinxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.H, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar shtetasen N.M, vjeç 68, banuese në Tiranë e cila pasi ka marr mjekim, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin SH.H, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në bulevard, duke drejtuar mjetin tip ‘’Daimler Chrysler’’, ka aksidentuar shtetasen M.L, vjeç 20 banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nent 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin H.L vjeç 54, banues në Tiranë, pasi tek “21 Dhjetori”, duke drejtuar motorin tip “Lifan”, ka aksidentuar shtetasen T.S, vjeç 62, banuese në Tiranë, e cila pasi ka marrë mjekim në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.Z, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi më datë 12.04.2018, në rrugën “Don Bosko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip ”Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Ç, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi më datë 12.04.2018, në rrugën “Hamdi Pepa”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip ”Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi më datë 12.04.2018, në rrugën “Hamdi Pepa”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip ”Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M.K vjeç 61, banues në Vlashaj, Shijak, pasi në Maminas, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen N.LL, vjeç 69 banuese në Vlashaj, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për shtetasin S.B vjeç 26, banues në Patos, me detyrë roje, pasi në një magazinë, janë vjedhur disa materiale të ndryshme. Neni 135 i Kodit Penal.

Sektori për narkotikët
Fier
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, gjatë një operacioni në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit arrestuan në flagrancë shtetasit:
K.Y, 33 vjeç, banues në Fier.
Sh.S, 38 vjeç, banues në Roskovec.
G.S, 39 vjeç, banues në Ngraçan, pasi të tre keta shtetas u kapën në Roskovec me rreth 50 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 383/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Informacion paraprak
Më datë 12.04.2018, në rrugën Fier-Kraps, në fshatin Plyk, shtetasi E.B, vjeç 25 banues në Kraps, duke drejtuar me leje drejtimi, mjetin tip “Chevrolet”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri, shtetasi E.H, vjeç 17, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të ndodhjes së aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin E.D, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi mjeti tip “Bentleu” rezulton i vjedhur në Angli. Me cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin V.P, vjeç 31, banues në Ishull Shëngjin, pasi në superstradë, duke drejtuar motorin tip “Kawasaki”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga shtetasi D.GJ vjeç 51, banues në Lezhë, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin F.L, vjeç 27, banues në Laç, pasi në Laç, duke drejtuar mjetin tip “Benz” duke parkuar, ka goditur shtetasen B.K vjeç 49 banuese fshatin Shperdhet, Kurbin, e cila ndodhet në spital nën kujdesin mjekëve. Neni 290/1 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 11.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.B vjeç 35 banues në Frakull e Madhe, Fier, pasi më datë 11.04.2018, në Rrogozhinë, tek “Bishti i Zhurit”, u kap me mjetin karrotrec tip “Benz”, duke transportuar mjetin fuoristradë, ku nga kontrolli në mjetin fuoristradë u gjet e bllokua  562.3 kg. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Punohet për kapjen e pronarit të fuoristradrës si dhe tre shtetasve të tjerë ku për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera. Nenet 283/2 e 25 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 38, banues në Tiranë bazuar në nenin 121/a të Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit O.A dhe J.A, vjeç 33 dhe 45 banues në Tiranë, pasi në rrugën ”Ali Demi”, kanë kanosur me fjalë njeri tjetrin. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, DH.SH, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin SH.T, vjeç 56, banues në fshatin Lanabregas, pasi në banesë u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin I.T, vjeç 20 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, nga kontrolli fizik ju gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.B, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, në ambjentin e marrë me qera për Call Center, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin B.D, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vaso Pasha”, ka goditur me grusht, shtetasin O.K, vjeç 37, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.R, vjeç 62, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Durrësit”, ka kanosur me fjalë shtetasen E.V, vjeç 35 banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u arrestua në flgrancë shtetasi A.P, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme, në kohë  e vende të ndryshme, ka përdjekur shtetasen E.M, vjeç 29, banuese në Tiranë, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike. Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit E.M, më datë 12.04.2018, u gjet dhe deklaroi se ishte larguar me dëshirën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.  

Më datë 12.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M.M, vjeç 46 banuese në Tiranë, pasi vjehrri, shtetasi S.M, vjeç 83 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin S.M vjeç 83, banues në Tiranë, pasi nusja e djalit, M.M, vjeç 46, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim, për shtetasin E.P, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘’Panorama’’, në klinikën dentare, u kap duke kryer punime ndërtimi, për të cilat paraqiti dokumentacionin përkatës.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, për shkak të një borxhi, me vetëgjyqësi, i ka marrë telefonin celular, shtetasit I.L vjeç 24, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen, M.K, vjeç 22 bazuar në nenin 121/a i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen E.A vjeç 38, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Josif Pashko”, në mjetin tip “Volksvagen”, i ka vjedhur portofolin me një shumë lekësh, shtetasit I.M, vjeç 32, banues në Tiranë, dhe nga kontrolli në banesë, E.A, ju gjetën e bllokuan 1 palë pranga policore dhe 1 shkop gome me dorezë. Nenet 134 e 279 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.T, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Halit Bega”, ka goditur me sende të forta, shtetasin V.T, vjeç 26, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 12.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin L.H, vjeç 70, pasi djali, shtetasi Q.H, vjeç 51, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.04.2018, në Bathore, pranë kazanëve të mbeturinave, shtetasi B.N vjeç 46, banues në Bathore, ka gjetur një granatë luftarake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, gjatë natës, në Kamzë, në rrugën “Nikola Sarkozi”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.RR, vjeç 28, ku i kanë marrë një shumë lekësh dhe mjetet tip “Benz”, “BMV” dhe “Peugeot”, të parkuar pranë banesës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin e mitur A.Gj, vjeç 18, pasi në banesë, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 12.04.2018, shtetasi G.GJ vjeç 32, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se, më datë 10.04.2018, gjatë natës, në rrugën “Pjetër Arbnori”, në mjetin tip “Mitsubish” i kanë vjedhur targën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, gjatë natës, në rrugën “Llazi Miho”, kanë vjedhur lokalin e basteve sportive, të shtetasit E.A, vjeç 29, banues në Sharrë, ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.B, vjeç 30, banues në Tiranë, emigrant në Itali, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses, shtetases A.R, vjeç 23, banuese në Itali. Nga kontrolli në banesë iu gjet e bllokua 4 gr. lëndë narkotike e llojit Kokainë. Nenet 130/a e 283 të Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin R.F vjeç 52, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, me vetëgjyqësi, ka ndërruar bravën e banesës së pabanuar të shtetasit E.S, vjeç 48 banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim, për shtetasit Y.A e I.A, vjeç 43 dhe 55, banues në Tiranë, pasi në fshatin Prush, për probleme pronësie, janë konfliktuar me njëri tjetrin. Me cilësinë e provës materiale ju bllokuan armët e gjahut me leje. Y.A iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit S.D e A.D, vjeç 26 e 34, banues në Laknas, pasi në aksin rrugor Rinas-Qafë Kashar, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së qarkullimit rrugor. Neni 236 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 12.04.2018, gjatë natës, në Golem, në banesë, shtetasve anglez dhe gjerman CH.G dhe M.M, vjeç 50 e 52, u kanë vjedhur mjetet tip “Porche”,  e tip “BMV”, si dhe një sasi eurosh dhe lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, në lagjen nr. 3, kanë vjedhur banesën e shtetases D.L vjeç 58, ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasit M.H, M.GJ dhe E.K, vjeç 18, 20 e 19, banues në Kavajë, pasi në fshatin Çetë, kanë goditur me  sende të forta, shtetasit A.B e G.A, vjeç 19 e 19, banuese në Kavajë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin G.A, vjeç 57, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, në lokal, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, në oborrin e urgjencës spitalit, është gjetur pa jetë shtetasi I.SH, vjeç 54 endacak. Nga veprimet e kryera mendohet se vdekja është natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës për vlerësim.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 12.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjehershme për shtetasen H.H vjeç 22 pasi bashkëjetuesi, shtetasi A.Q, vjeç 28 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.04.2018, në fshatin Nikël, në dyqanin e shtetases R.Sh,  vjeç 48, banuese në Nikël, kanë qëlluar me armë zjarri, për pasojë është dëmtuar qepeni i dyqanit. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan  3 gëzhoja model 56, kalibri 7.62 mm. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 84 e 278 të Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Krujë, për shtetasin XH.F, vjeç 42, banues në fshatin Gramëz, pasi në Gramëz, duke drejtuar motorin tip “Lifan” ka humbur kontrollin e mjetit, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 12.04.2018, gjatë natës në fshatin Shahinaj, në kasollen e bagëtive, shtetasit Y.SH, vjeç 48, i kanë vjedhur një viç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin M.D vjeç 57, banues në fshatin Xhafzotaj, pasi shtetasi H.D, vjeç 65 banues në Xhafzotaj, ka bërë kallëzim se, ka ndërtuar një tendë në një objekt që është në proces gjyqësor për të cilin IKMT Shijak, ka bërë një akt pezullim të punimeve. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin D.S, vjeç 23, banues në Elbasan, pasi në lagjen “5 Maji”, tek “Kryqëzimi i Besmirit”, duke udhëtuar me mjetin tip “Audi”, nuk i është bindur urdhrit të patrullës qarkullimit rrugor, për të ndaluar. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin S.T, vjeç 52, banues në Elbasan, pasi në fshatin Shushicë, ka goditur me sende të forta shtetasin J.T, vjeç 70 banues në Elbasan. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin H.L, vjeç 50, banues në fshatin Shtëpanjë, pasi në këtë fshat, ka goditur me grusht, shtetasin N.B, vjeç 28, banues në Shtëpanjë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin Z.K, vjeç 59, banues në fshatin Merhoj Belsh, pasi në këtë fshat, po ndërton një banesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin M.Ç, vjeç 27 banues në Cërrik, pasi  në Cërrik, nga kontrolli fizik, iu gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale një thikë. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin E.O, vjeç 33, banues në Cërrik, pasi  në aksin rrugor Cërrik-Gostimë, u kap me mjetin kamionçinën tip “Reno”, duke transportuar një sasi dru zjarri. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë Parë Elbasan, për shtetasen  D.M, vjeç 26,  pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike, ndaj bashkëshortit, shtetasit B.A vjeç 33. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 12.04.2018,  në lagjen “Sporti”, në banesë është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi A.Z, vjeç 83. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut dhe një gëzhojë. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasen B.K, vjeç 26, banuese në fshatin Dishnicë, pasi ka braktisur fëmijën e mitur  1 vjeç. Punohet për kapjen e saj. Neni 124 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Maliq
Më datë 12.04.2018, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:
A.M, 46 vjeç, banues në Maliq.
Procedimi ndaj tij filloi pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e U.K.K-Korçë në
bashkëpunim me Policinë, në një lokal në pronësi të tij në bllokun nr 1 Maliq, u konstatua lidhje e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit” parashikuar nga neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018,  gjatë natës, në fshatin Gopesh, pranë banesës, shtetasit A.B, vjeç 68, i kanë vjedhur 10 koshere me bletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 12.04.2018, në lagjen nr. 1, para banesës, shtetasit Z.Ç, vjeç 36, i është djegur mjeti tip “Opel”. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në sistemin elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Pogradec,  për një ngjarje aksidentale.

Më datë 12.04.2018, në fshatin Dardhas, në oborrin e banesës  shtetasi E.M, vjeç 9, duke luajtur me një motofrezë dore për punimin e tokës, aksidentalisht është dëmtuar e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vlerësim, për shtetasit L.H dhe F.H, vjeç 54 e 33, banues në Berat, pasi janë konfliktuar për probleme pronësie.

Më datë 12.04.2018, gjatë natës, në lagjen “28 Nëntori”, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit GJ.A, vjeç 51, emigrant në Itali, ku kanë marrë një motor frigoriferi, disa dokumente dhe disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, seksioni i të miturve, për  shtetasin e mitur K.D, vjeç 14, pasi në Patos, në ambientet e shkollës nga kontrolli fizik iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 9.50 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1 e 286 të Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin R.T, vjeç 53, banues në fshatin Drizë, pasi në lokal, ka bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin D.M, vjeç 48, banues në fshatin Drizë, pasi në lokal, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 1 kompjuter, 1 printer dhe 1 monitor, të cilët shërbejnë për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit “Lloto Sport”, pa licencë. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 12.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, DH.SH vjeç 61, banues në fshatin Hysgjokaj, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës së datës 21.03.2018, që bënë fjalë për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, më datë 12.04.2018,  u ndalua shtetasi në kërkim policor, G.K vjeç 48, banues në Lushnjë. Neni 159/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin A.K vjeç 32, banues në Karbunarë e Madhe, pasi në këtë fshat, ka goditur me sende të forta shtetasin M.G, vjeç 33, banues në Lushnjë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin E.N vjeç 22, banues në Divjakë, pasi në fshatin Xengë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 11.04.2018, shtetasi F.B vjeç 41, banues në Vlorë, kallëzon se, në lagjen “Isa Boletini”, dy persona, e kanë goditur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë. Nenet 108 e 90 të Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, në lagjen “Osman Haxhiu”, pranë banesës, shtetases P.Ç, vjeç 75, i kanë marrë celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin K.H, vjeç 25, banues në Vlorë, pasi më datë 11.04.2018, në fshatin Palasë, ka kanosur shtetasin SH.XH, vjeç 51, banues në Orikum. Neni 84 i Kodit Penal.

 Më datë 12.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen P.S, vjeç 23, pasi bashkëshorti, shtetasi V.S vjeç 32, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit A.M dhe G.Ç, vjeç 30 e 43, banues në fshatrat Bashaj e Brataj, pasi më datë 10.04.2018, në lagjen “Osman Haxhiu”, në lokalin e shtetasit S.K, vjeç 36, banues në Vlorë, kanë goditur me mjete të forta, shtetasin M.D, vjeç 32 dhe kanë dëmtuar pajisjet e lokalit. Nenet 89 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, gjatë natës, para banesës së bashkëshortes, L.B vjeç 29 shtetasit M.B, vjeç 43 banues në Gjermani, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin K.M, vjeç 17, banues në Vlorë, pasi më datë 11.04.2018, në lagjen “Pavarsia”, në banesën e shtetasit S.B, vjeç 43, ka vjedhur një shumë lekësh. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, gjatë natës, në lagjen “Osman Haxhiu”, shtetases V.N, vjeç 49, banuese në Vlorë, në dyqan i kanë vjedhur artikuj pastiçerie. Punohet identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen M.M, vjeç 443, banuese në Vlorë, pasi bashkëshorti, shtetasi E.S, vjeç 44, ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 11.04.2018, në lagjen nr. 1, në shkallët e një lokali në gjendje të dehur është rrëzuar, shtetasi S.A vjeç 69, banues në Sarandë, i cili vdiq rrugës për në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë, si ngjarje aksidentale.

Ksamil, Sarandë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :
A.Gj., 25 vjeç, banues në Ksamil
D.M., 33 vjeç, banues në Ksamil,
S.K., 24 vjeç, banues në Ksamil,
R.B., 21 vjeç, banues në Ksamil, (moskallëzim krimi).
Shtetasve të mësipërm, iu është gjetur dhe sekuestruar në mjetin tip ''Opel'', në të cilin udhëtonin, 7 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar dhe automjeti Opel.
Gjithashtu këta shtetas janë autorë të një sasie lënde narkotike kanabisi prej 18 kg, të gjetur në Ksamil më datë 15.03.2018.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, dhe “Moskallëzim krimi”,  të parshikuar nga nenet 283/2 dhe 300 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 12.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.M, vjeç 40, banuese në Gjirokastër, pasi në banesë, kunata, shtetësia M.D, vjeç 58, banuese në Gjirokastër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasen E.M, vjeç 40, banuese në Gjirokastër, pasi në banesë, ka kanosur me fjalë, shtetasen F.M, vjeç 80 banuese në Gjirokastër. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin, për shtetasit XH.A dhe A.L, vjeç 24 e 25 banues në Fushë Gjorm, pasi në lagjen nr. 5, në lokal ju gjet e bllokua një tavolinë pokeri për lojëra të palejuara. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal

Më datë 11.04.2018, në Laç, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.F vjeç 60, ku kanë marrë një magnetofon, një pompë uji dhe 200 ml tub uji. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për shtetasin S.D, vjeç 28, banues në Laç, pasi në Laç, ka kanosur me fjalë shtetasin F.K vjeç 30, banues në Laç. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 12.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.P, vjeç 63, banues në Shkodër supervizor ndërtimesh i palicencuar, pasi në lagjen “Guerile”, në një objekt tre katësh, duke punuar është rrëzuar nga kati i dytë dhe ka gjetur vdekjen, punëtori, shtetasi XH.C vjeç 61, banues në Shkodër. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Nenet 170/a, 180 e 289 të Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen A.U, vjeç 39, banuese në fshatin Shtoj i Ri, pasi më datë 12.04.2018, në këtë fshat, i ka marrë lopën, shtetasit GJ.T, vjeç 41 banues në Shtoj i Ri, e cila ka qenë pronë e saj para disa muajsh. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, në lagjen “Tre Heronjtë”, parkuar para banesës, shtetases J.B, vjeç 26, i është djegur mjeti tip “Fiat”. Nga veprime t e kryera rezultoi se zjarri është shkaktuar nga amortizimi i sistemit elektrik të mjetit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 12.04.2018, në fshatin Bushat Mille, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit P.M, vjeç 68, për pasojë është djegur banesa. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka qenë aksidental. Materialet  u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Pukë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin P.H, vjeç 44, banues në fshatin Kryemadh, pasi më datë 11.04.2018, në ambientet e konviktit të shkollës mesme, ka prishur rendin e qetësinë publike dhe ka fyer për shkak të detyrës, rojen e konviktit. Nenet 274 e 119 të Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.L, vjeç 30, pasi vëllai, shtetasi A.L, vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin A.M, vjeç 23, banues në fshatin Çetush, pasi më datë 11.04.2018, në Peshkopi, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin H.B vjeç 63, banues në fshatin Blliçe, pasi në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin S.D vjeç 15, pasi në Peshkopi, ka goditur me sende të forta, shtetasin A.P, vjeç 16. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin K.B, vjeç 23, banues në fshatin Vakuf, pasi më datë 12.04.2018, në lagjen “Gjok Doçi”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur dy automjete, duke u shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Neni 273 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 12.04.2018, gjatë natës, në fshatin Vajkal, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit L.D, vjeç 38, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasin E.N, vjeç 20 banues në fshatin Karicë, pasi në Burrel, pranë gjimnazit, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit dhe është larguar. Punohet për kapjen e E.N. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.SH, vjeç 21, banues në fshatin Karicë, pasi në Burrel, pranë gjimnazit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Klos
Informacion paraprak
Rreth orës 18.40, salla operative e policisë Mat, ka marrë njoftim se   në minierën e kromit gjatë punës është dëmtuar duke gjetur vdekjen e menjëherëshme shtetasi  P. M, rreth 55 vjeç, banues në Burrel.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor  shkuan në vendin e ngjarjes  ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se në minierën e  kromit në Cërujë-Klos, shtetasi i lartëpërmendur me detyrë zjarrmëtar,  gjatë punës për vendosjen e minës për të hapur vendin, dyshohet se një minë ka shpërthyer  menjëherë duke mos i lënë kohë të largohet, dhe për pasojë  i ka  shkaktuar vdekjen e menjëherëshme.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me Prokurorin e Gatshëm të Prokurorisë Mat, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.H, vjeç 34, banues në Tiranë, kthyer deportiv nga Greqia, pasi më datë 01.10.2017, në afërsi të S P K M Kapshticë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 30 banues në Tiranë kthyer deportiv nga Greqia, pasi më datë 12.01.2018, në afërsi të S P K M Kakavi, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin N.K, vjeç 23 banues në Laç, kthyer deportiv nga Italia, pasi më datë 08.11.2017, në Bilisht, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim, për shtetasen A.C, vjeç 24, banuese në Elbasan, pasi më datë 03.03.2017, në P K K Morinë, dyshohet se ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 11.04.2018 dhe 12.04.2018, në Kapshticë, në kufirin e gjelbër u kapën 11 shtetas të huaj, 4 nga Jemeni, 6 sirian dhe 1 iraken, emigrant të parregullt, të cilët në përfundim të kryerjes së procedurave, kërkuan azil dhe u dërguan në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkues në Babrru, Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 12.04.2018, në afërsi të ish Postës të Mullirit, nga shërbimet e SPKM Kakavijë, u kapën 42 shtetas të huaj, 17 iraken dhe 25 sirian, të cilët në përfundim të kryerjes së procedurave, kërkuan azil dhe u dërguan në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkues në Babrru, Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 12.04.2018, në qytet, shërbimet e kufirit kapën 3 shtetas të huaj, lindur në Pakistan e Indi, imigrantë të paligjshëm, larguar nga Q K P Azilkërkuesve Babrru, të cilët në përfundim të kryerjes së procedurave u ridërguan në këtë qendër.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6