Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 oret e fundit 15 Prill 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
U arrestua në flagrancë shtetasja I.D, vjeç 37 banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Toyota’’. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T, vjeç 21 banues në Tirane, pasi në rrugën “Selim Brahja”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi SH.R, vjeç 58, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Harley Davidson”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin F.B, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Llazi Miho”, duke drejtuar motorin tip ”Lifan”, ka përplasur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin e mitur M.P, vjeç 13, banues në Tiranë, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital është larguar për në banesë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Dacia”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.S, vjeç 39 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar motorin tip “Honda”, është përplasur me mjetin tip ”Peugeot”, me drejtuese shtetasen P.RR vjeç 66, banuese në Tiranë, për pasojë është dëmtuar E.S i cili pas mjekimit në spital u largua në për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.A, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Lanabregas”, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo” është përplasur me motorin tip “Lifan” me drejtues R.K, vjeç 22, banues në Tiranë, si pasojë është dëmtuar R.K, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.S vjeç 49, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Zhejiang”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L vjeç 32, banues në Maqedoni, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volsvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.Ç, vjeç 34 banues në Tiranë, pasi në rrugën e Fushë Prezë, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Mazda” , ka humbur kontrollin, për pasojë është aksidentuar, e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin M.H, vjeç 23, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi te Gjiri i Lalzit-Kepi i Rodonit, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 14.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.Q vjeç 30, banues në fshatin Funar Elbasan, pasi në fshatin Kusarth, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, të ngarkuar me 4 m3 dru zjarri, që ju bllokuan në cilësinë e provës materiale. Nenet 291 e 205 të Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Berat
Më datë 14.04.2018, nga Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
O.T 29 vjeç.
E.L, 20 vjeç, të dy banues në lagjen Çlirim, Berat.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen Dëshmorët e Kombit për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin M.M, 39 vjeç, banues në lagjen Dëshmorët e Kombit, Berat.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale '’Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim’’, parashikuar nga nent 88 dhe 25 të Kodit Penal.
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin E.K, vjeç 43, banues në Berat, me leje drejtimi, pasi në rrugën Berat–Uznovë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel Zafira”. Neni 291 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Fier
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur 32 vjeçari A.J.
Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.
Pas ngjarjes së ndodhur më datën 14.04.2018, rreth orës 21:25 në afërsi të Prefekturës Fier, ku mbeti i plagosur shtetasi A.J, 32 vjeç, banues në Fier, Policia e Fierit ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes.
Nga hetimet paraprake dhe nga informacionet e siguruara, dyshohet se shtetasi A.J, pasi është konfliktuar fizikisht në një lokal për motive të dobëta me shtetasit E.H.M, 25 vjeç dhe E.D.M, 25 vjeç, të dy banues në Patos (djem xhaxhallarësh), është qëlluar me thikë nga shtetasi E.H.M. Gjithashtu njëri prej autorëve ka qëlluar edhe me armë zjarri pistolet në drejtim të shtetasit A.J por nuk ka pasur plagë të shkaktuara nga arma.
Policia po punon intensivisht për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga nenet 76/22/25 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Lezhë
Sekuestrohen pasuri e paluajtshme, pallate në ndërtim  , lejet e të cilave kanë rezultuar të siguruara në kundërshtim me ligjin ( të fallsifikuara) në pronësi të një shoqërie sh.p.k. në Lezhë. Sekuestrohet një truall ( me një objekt në ndërtim e sipër ) leja e të cilit rezultoi e siguruar në kundërshtim me ligjin,  në pronësi të një shtetasi. Këto sekuestro ,  rezultat i bashkëpunimit të punës hetimore ,  mes Policisë së Lezhës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Me datë 13.04.2018,  nga specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u ekzekutua Urdhëri datë 13.04.2018, i  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë,  për ekzekutimin e vendimit penal Nr. 127 datë 13.04.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë , e cila ka vendosur  masën e sigurimit pasuror "Sekuestro preventive" mbi pasuritë e paluajtshme, pallate në ndërtim të një shoqërie sh.p.k. në Lezhë , në adresë Kune Shëngjin, në pronësi dhe administrator të shtetasit A.U.
Konkretisht:
-  Një pallat 5 katësh dhe në proçes kati i fundit , me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 2000 m2.
- Një pallat 7 katësh dhe në proçes kati i fundit , me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 4712m2.
Sekuestroja e këtyre pasurive u bë pasi, nga vendimi penal i Gjykatës,  lejet e ndërtimit të këtyre pallateve kanë rezultuar të siguruara në kundërshtim me ligjin,  të falsifikuara.
Gjithashtu, po më datë 13.04.2018, nga specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë ekzekutimi i urdhërit datë 13.04.2018, i  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për ekzekutimin e vendimit penal Nr. 128 datë 13.04.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë,  e cila ka vendosur masën e sigurimit pasuror "Sekuestro preventive" mbi pasuritë e paluajtshme ( dhe në gjendjen faktike në të cilën ndodhet sot objekti i ndërtimit, në ndërtim e sipër ) , konkretisht Truall me sipërfaqe 1146.6 m2, në adresë lagje "Besëlidhja" Lezhë,  në pronësi të shtetasit B.D.
Arsyeja e vendosjes së kësaj sekuestro është bërë pasi , nga vendimi penal i Gjykatës, leja për ndërtim ka rezultuar e siguruar në kundërshtim me ligjin.
Njëkohësisht, pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë, u kryen veprimet duke vendosur kufizimet përkatëse në zbatim të vendimit penal të Gjykatës.
Ky procedim policor me rezultat "Sekuestro preventive" është rezultat i  bashkëpunimit të  ngushtë mes  Policisë së  Lezhës e cila ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, materialet
proçeduriale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm ,  në lidhje me këto 2 raste për veprat penale "Ndërtim i paligjshëm" dhe  "Falsifikim dokumentash" si dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë e cila ka regjistruar procedimin penal duke kryer më pas  veprimet e mëtejshme.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për shtetasin E.B, vjeç 32, banues në Bicaj, Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar tek kryqëzimi i rrugës së kombit në Laç, Kurbin, në mjetin autobus i linjës Kukës-Durrës, u gjetën pesë pasagjerë të papajisur me bileta udhëtimi, duke shmangur detyrimet tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për shtetasin L.F, vjeç 27, banues në Peshkopi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar te kryqëzimi i rrugës së kombit në Laç, Kurbin, në mjetin autobus , i linjës Peshkopi-Tiranë, u gjetën 7 pasagjerë të papajisur me bileta udhëtimi, duke shmangur detyrimet tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 14.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.N, vjeç 29, banues në Grykë-Manati, Lezhë, pasi në aksin rrugor Merqi-Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin A.GJ vjeç 17, banues në Lezhë, pasi në qytet Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Lezhë, për vlerësim, për shtetasin B.N, vjeç 54, banues në Tale, Lezhë, me leje drejtimi, në autostradën Milot-Rrëshen, në Fang, Mirditë, duke drejtuar mjetin tip “Volsvagen”, është përplasur me një lopë që i ka dalë në rrugë, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Shkodër, për vlerësim, për shtetasin P.F vjeç 62, banues në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, me leje drejtimi, pasi në rrugën Mjede-Kryebushat, duke drejtuar mjetin tip “ Ford Fiesta”, i ka ndërprerë rrugën drejtuesi i biçikletës R.M, vjeç 20, banues në Fshatin Mjedë, i cili pas kontrollit në spital u largua u largua në banesë. Neni 290/1 i Kodit Penal.
DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 14.04.2018, shtetësia E.H vjeç 29, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se, më datë 13.04.2018, i është larguar nga banesa motra I.H, vjeç 22, banues në Tiranë. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme.
Më datë 14.04.2018, shtetasi A.H vjeç 60, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se, i është larguar nga banesa vajza S.K, vjeç 19, banues në Tiranë. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin B.H, vjeç 57 banues në Tiranë, administrator i nje shoqerie private pasi në rrugën “Bill Klinton”, para dy vjetësh, ka kryer ndërtim të paligjshëm. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin L.K, vjeç 44 banues në fshatin Stërmas, pasi në fshatin Stërmas, anës lumit Erzen, në tokën e tij, u kap medy kamionë tip “Renault”, duke hedhur dhera e inerte, pa leje. Neni 199 i Kodit Penal.
Më datë 15.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjygjësor Tiranë për shtetasin E.D., 32 vjeç, pasi rreth orës 05:00, në bulevardin “Bajram Curri”, dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të mjetit tip "Fiat Punto" të shtetasve K.M., 23 vjeç dhe L.M., 34 vjeç, pa asnje pasoje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit janë konfliktuar në një lokal për motive të dobëta, e shtetasi E.D., i ka ndjekur me makinë dhe dyshohet se ka gjuajtur me armë në drejtim të mjetit. Policia po punon intensivisht për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Parashikuar nga Nenet dhe 84, 150 dhe 278 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 14.04.2018, rrugës për në spital, ka vdekur shtetasi J.J, vjeç 63, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallë Parë Tiranë, për vdekje natyrale.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin N.X, vjeç 64, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Nikolla Lena”, në lokal, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”, kanë tentuar të vjedhin navigatorin e mjetit tip “Golf 5” , pronë e shtetasit E.SH, vjeç 34, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin B.SH, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Babë Rexha”, ka goditur me grushte shtetasen D.H, vjeç 20, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 14.04.2018, gjatë natës në rrugën Reshit Petrela, kanë vjedhur dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit R.D vjeç 37, banues në Kashar, ku kanë marrë një sasi paketa cigare të markave të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, gjatë natës, në rrugën Princ Vidi, kanë vjedhur bodrumin e banesës së shtetasit E.XH, vjeç 35, banues në Tiranë, ku kanë marr dy kazan rakie dhe disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Me datë 14.04.2018, gjatë natës, në rrugën 29 Nëntori, kanë vjedhur zyrat e firmës private në pronësi te shtetasit M.GJ, vjeç 52 banues në Tiranë, ku kanë marrë nje shume lekesh dhe eurosh.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 90 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.P, vjeç 35 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vangjel Noti”, ka vjedhur biçikletën e shtetases K.L, vjeç 22 banues në Tiranë. Punohet për kapjen e A.P. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen, E.T, vjeç 69, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Hajdar Hidri”, ka dëmtuar bojën e mjetit tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit B.N vjeç 69, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin H.B, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, ka kundërshtuar punonjësin e policisë bashkiake. Neni 235/a i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, në rrugën “Ibrahim Brahja”, ka rënë nga lartësia shtetasi P.L vjeç 69. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin M.R, vjeç 42, banues në Paskuqan nr. 2, pasi te urgjenca ka fyer dhe e ka penguar që të kryej detyrën infermierin E.B, vjeç 29, banues në Tiranë. Neni 235/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.P, vjeç 22, banues në Babrru, pasi në Kodër Babrru, në banesën e shtetasit P.K vjeç 74, ka vjedhur pompën e ujit. Punohet për kapjen e E.P. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin S.O vjeç 24, banues në Babrru, pasi gjatë natës, në rrugën “Konferenca e Mukjes”, ka vjedhur një gur fresibël, kavot e baterisë dhe kabuj elektrike, në garazhin e banesës së shtetasit P.B, vjeç 45. Punohet për kapjen e S.O. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin SH.B, vjeç 44, banues në fshatin Dritas Zall Herr, pasi në fshatin Dritas, ka kanosur shtetasin F.B, vjeç 64, banues në fshatin Dritas Zall Herr. Neni 84 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.L, vjeç 16, pasi daja A.N, vjeç 55, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” .
Më datë 14.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim F.K vjeç 46, banues në Paskuqan, pasi Gjykata e Shkallës së parë Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burg, për vjedhje të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
Më datë 15.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.N vjeç 55, banues në Bathore, pasi më datë 14.04.2018, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës D.L, vjeç 16. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 14.04.2018, në rrugën “Mikel Maruli”, në hyrjen e pallatit, shtetasit K.S vjeç 23, banues në Tiranë, nga kontrolli fizik iu gjet e bllokua një pistoletë zhurmuese. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin D.LL, vjeç 41, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi në rrugën “Vath Koreshi”, ka goditur me grushte shtetasin G.H, vjeç 43, banues në Yzberisht. Punohet për kapjen e D.LL. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim për shtetasit A.H dhe K.D, vjeç 60 e 29, banues në Tiranë dhe fshatin Maknor, pasi në fshatin Maknor, pretendojnë pronësinë e një sipërfaqe toke.
Informacion paraprak
Më datë 14.04.2018, është dërguar nga familjarët në SQU, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më pas ka gjetur vdekjen në spital shtetasi B.F, 77 vjeç, banues në Fushë Mëzez. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasoje e shkaqeve natyrale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 14.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.H, vjeç 60, banues në Kavajë, pasi në segmentin rrugor nga stadiumi drejt ullirit në Unazë, u kap duke drejtur pa leje drejtimi motorin tip “Loncin”, pa targë. Neni 291i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 14.04.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 13, është vjedhur dyqani në pronësi të shtetasit M.K, vjeç 74, banues në Durrës, ku kanë marrë nje shume lekesh dhe 200 paketa cigare të llojeve të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, gjatë natës, në fshatin Vardardhë Sukth, në kasollen e bagëtive në pronësi të shtetasit SH.SH, vjeç 64, kanë vjedhur një lopë dhe viçin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, në lagjen nr. 8, Durrës, është gjetur nga familjarët e mbytur në pusin e banesës shtetasja S.M, vjeç 76, e cila ka rënë aksidentalisht. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, si ngjarje aksidentale.
Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 14.04.2018, shtetasja L.B vjeç 51, banuese në fshatin Tapizë, kallëzon se, i është larguar nga banesa vajza S.B, vjeç 22. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Shkallës së Parë Krujë.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin A.L, vjeç 48, banues në Borizan, pasi në Krastë, në afërsi të gurores te nje kompanie private u kap duke djegur dy gropa gëlqere, pa leje. Neni 201 i Kodit Penal.
Më datë 15.04.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi G.XH, vjeç 19, banues në Fushë-Krujë, me leje-drejtimi, pasi më datë 14.04.2018, në rrugën nacionale Ishëm–Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin traktor rrugor pa targa, me drejtues D.M, vjeç 49, banues në Mazhë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. G.XH është larguar nga vendi i ngjarjes. Neni 290 e 273 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 14.04.2018, shtetasi M.R, vjeç 38, banues në Manzë, në Maminas, në lokalin Bar-Kafe, në gjendje të dehur ka thyer gotën dhe ka goditur disa herë veten në pjesën e barkut e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.
Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin I.K, vjeç 51, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Shënkoll”, ka goditur me sende të forta, shtetasin E.LL, vjeç 41, banues në Elbasan. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, në lagjen 11, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit P.Z, vjeç 59 ku janë djegur pajisjet dhe orenditë shtëpiake të katit parë të banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për vlerësim.
Më datë 14.04.2018 në lagjen Emin Matraxhiu, shtetasit G.A, vjeç 25 banues në fshatin Karakullak, i kanë vjedhur mjetin motorin tip “Jamaha”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin S.O vjeç 49, banues në fshatin Skroskë, pasi në fshatin Skroskë, ka kanosur me armë gjahu të cilën e mbante me leje, shtetasin N.O, vjeç 49, banues në fshatin Skroskës. Neni 84 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin N.O, vjeç 49, banues në fshatin Skroskë, pasi në fshatin Skroskë, ka goditur me sende të forta shtetasin S.O, vjeç 49, banues në fshatin Skroskë. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për shtetasin S.S vjeç 41, banues në fshatin Katjel, pasi në rrjetet sociale, ka kanosur ish bashkëshorten L.S, vjeç 40. Neni 84 i Kodit Penal.
Më datë 15.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin B.K, vjeç 51 banues në Elbasan, pasi në lagjen 11 Nëntori, në mënyrë të vazhdueshme, i ka hedhur gurë në çatinë e banesës shtetasit F.XH, vjeç 73, banues me Elbasan i cili u dërgua në spitalin psikiatrik për trajtim mjekësor. Neni 121/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin N.O vjeç 48, banues në fshatin Mollas Cërrik, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin M.K vjeç 20 banues në Durrës, pasi nëpërmjet telefonit, ka kanosur shtetasin P.E, vjeç 65, banues në Peqin. Neni 84 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 14.04.2018 në fshatin Rrajcë Prrenjas, është gjetur nga familjarët e vetëvarur me litar, në një kasolle pranë banesës, shtetasja XH.R vjeç 63. Gjatë këqyrjes së kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera trupore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. Neni 99 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, në fshatin Prrenjas, ka rënë zjarr në dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit A.K vjeç 20, ku janë djegur e dëmtuar një sasi artikujsh ushqimorë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.
Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 14.04.2018, shtetësia SH.B, vjeç 65, banuese në fshatin Tunjë, kallëzon se më datë 13.01.2018, i është larguar nga banesa djali i sëmurë mendor SH.,B, vjeç 26 vjec. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Më datë 14.04.2018, në hyrje të qytetit Gramsh, shtetasja D.T vjeç 19, banuese në Gramsh, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin A.B, vjeç 22, banues në Gramsh, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.
Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 14.04.2018, gjatë natës, në lagjen nr.10, pranë banesës, shtetases L.Z vjeç 30, i kanë vjedhur kasetofonin në mjetin tip “Smart”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin A.P, vjeç 26, banues në Vithkuq, pasi në lagjen nr. 16, u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojërave te fatit. Me cilësinë e provës materiale ju gjendën dhe sekuestruan, 1 kompjuter, 1 printer dhe 2 televizor. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin M.B, vjeç 38, banues në Buçimas, pasi nëpërmjet telefonit, ka kanosur shtetasin A.B, vjeç 20, banuese në Buçimas. Neni 84 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Berat
Më datë 14.04.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.S, vjeç 32, pasi bashkëshorti L.S, vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ‘’Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 14.04.2018, në fshatin Havaleas, shtetasi N.P, vjeç 69, banues në Havaleas, duke punuar tokën me zator është aksidentuar duke u përmbysur zatori dhe ka pësuar dëmtime të në trup, e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Berat, për vlerësim.
Komisariati i Policisë Fier
Më datë 14.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi, E.P, vjeç 29, banues fshatin Marimëz, pasi në Fier, u kap duke në gjendje të dehur drejtuar mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për shtetasin F.C vjeç 52, banues në fshatin Peshtan , pasi në Sallën Operative Fier, ka dhëne njoftim të rremë. Neni 272 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 14.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.I vjeç 28, banues në fshatin Plug, pasi në lagjen “18 Tetori”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Divjakë
Divjakë
Godet me thikë 3 shtetas, kapet nga policia në kohë rekord autori i ngjarjes. Në datën 14.04.2018, rreth orës 21:20, në një lokal në fshatin Shën e Premte, shtetasi K.I, 40 vjeç, për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasit B.G, 67 vjeç, A.G, 21 vjeç, dhe D.Gj, 26 vjeç, banues në fshatin Shën e Premte Divjakë, ku gjatë konfiktit i ka qëlluar me thikë. Shtetasit e plagosur ndodhen në Spitalin Rajonal Lushnje nën kujdesin e mjekëve.Autori pas plagosjes u largua nga vendngjarja, por si rezultat i reagimit të shpejtë të policisë , u kap dhe u arrestua menjëherë nga shërbimet e Policisë Divjakë.Shtetasi K.I është person me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit dhe ka qënë i dënuar më parë për plagosje me thikë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën autori goditi 3 shtetasit.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga nenet 89 dhe 279/2 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 14.04.2018, gjatë natës, në fshatin Dukat, është vjedhur banesa e shtetasit Q.B, vjeç 51, ku kanë marrë sende të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, gjatë natës, në fshatin Dukat i Ri, është vjedhur banesa në ndërtim e shtetasit N.L vjeç 39, emigrant në Itali, ku kanë marrë gjithë përcjellësit e instalimeve elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 15.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.C, vjeç 61, banues në Vlorë, pasi më datë 14.04.2018, në lagjen “Pavarsia”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
Me datë 15.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin M.XH, vjeç 62, banues në Vlorë, pasi më datë 14.04.2018, në rrugën “100 vjetori i Pavarësisë”, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka dalë jashtë rrugës, si pasojë është dëmtuar E.XH vjeç 59, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit R.GJ, D.I, E.D dhe A.Q, vjec 35, 35, 32 e 35, banues në Sarandë, pasi në lagjen nr. 4, të nje lokal kanë goditur me grushte njeri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.
Sarandë
Dokumentohen një seri vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Sarandës.
Finalizohet operacioni "Speed"ku është arrestuar në flagrancë autori i këtyre vjedhjeve.
Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të
punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndryshme si dhe kapjen e vënien
para përgjegjësisë ligjore autorët kryerës, kanë zhvilluar operacionin "Speed" në të cilin
kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :
DH.T, 24 vjeç, banues në lagjen ";Nr.3" Sarandë.
U krye arrestimi i tij pasi ditën e djeshme në lagjen "Nr.1" ka vjedhur banesën e shtetasit
A.H., ku ka marrë disa sende të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht :
Më datë 12.03.2018, në lagjen "Nr.1"ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit O.D.
Më datë 24.03.2018, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetases S.V.
Më datë 29.03.2018, në lagjen "Nr.3"ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit A.B.
Më datë 03.04.2018, në lagjen "Nr.1" ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A.V.
Më datë 05.04.2018, në lagjen "Nr.1" ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit N.Gj.
Shtetasi rezulton me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të
këtij shtetasi për veprën penale "Vjedhja"parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 14.04.2018, në rrugën “Gjergj Araniti”, shtetasi P.Z vjeç 14 , duke udhëtuar me biçikletë, është përplasur me mjetin tip “Daimler Chrysler", që drejtohej nga K.B, vjeç 25, banues në Sarandë, me leje drejtimi, për pasojë janë dëmtuar lehtë P.Z e K.B, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës parë Sarandë për vlerësim.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Sarandë, për shtetasin G.S, vjeç 54, banues në Sarandë, pasi në lagjen nr. 2, gjatë kontrollit në mjetin tip Benz”, iu gjetën dhe bllokuar 13 karrige, 10 kg vaj makine, një televizor, pa dokumentacionin përkatës, të cilat i kishte futur nëpërmjet pikës doganore Qafë Bot, Sarandë. Neni 174 i Kodit Penal.
Më datë 15.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.K, vjeç 43, pasi ishbashkëshorti G.K, vjeç 55 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasit F.RR dhe H.P, vjec 42 e 37, banues në Sarandë, pasi më datë 14.04.2018, poshtë fshatit Stegopul, Libohovë, në bashkëpunim, kanë kryer punime pa leje duke shkatërruar pronën shtetërore. Neni 150 e 25 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin S.K, vjeç 58, banues në Lezhë, pasi në Shëngjin, ka kanosur me fjalë, shtetasin A.B, vjeç 44, banues në Shëngjin. Neni 84 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, ka vdekur gjatë rrugës për në spital, shtetasi GJ.M vjeç 68, banues në Gocaj. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për vlerësim.
Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 14.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.G, vjeç 38, pasi bashkëshorti P.G vjeç 43,ka ushtruar dhunë psikologjike dhe kërcënime ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin R.M vjeç 24, banues në Shkodër, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së nipit E.A, vjeç 26. Neni 130/a i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Shkodër, për shtetasin L.G, vjeç 27, banues në fshatin Grude e Re, pasi më datë 13.04.2018, në fshatin Drisht, duke drejtuar mjeti tip “Landrover”, për shkak të detyrës, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 13.04.2018, në fshatin Kabash, në banesë, është gjetur i vdekur,nga familjarët shtetasi V.H vjeç 40, banues Pukë. Nga veprimet rezultoi se vdekja ka qenë natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Pukë.
Më datë 14.04.2018, gjatë natës, në fshatin Flete, Fushe Arrës, janë vjedhur bobinat e transformatorit që furnizon me energji elektrike fshatin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin D.D, vjeç 39, banues në Kukës, pasi me datën 13.04.2018, ka dhunuar banesën e shtetasi S.T, vjeç 68, banues në Bajram Curri. Neni 112 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Bulqizë
Bulqizë
Informacion paraprak
Rreth orës 17.40, policia e Bulqizës, ka marrë njoftim se në minierën e kromit gjatë punës është dëmtuar duke gjetur vdekjen shtetasi A.Sh, rreth 37 vjeç, banues në Bulqizë.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se zonën 41, në minierën e kromit në Bulqizë, shtetasi i lartëpërmendur me detyrë zjarrmëtar, pasi ka mbushur vrimat me lëndë plasëse për të hapur vendin, pas ndezjes së tyre, dyshohet se lënda plasëse ka shpërthyer menjëherë, duke i shkaktuar vdekjen. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 14.04.2018, u kapën 2 shtetas te huaj me shtetësi Palestineze, të cilit më datë 12.04.2018, kanë hyrë ilegalisht në Kufirin Greko-Shqiptar, në Gjirokastër, e kërkuan azil në R.SH. Në përfundim të procedurave u dërguan në QKPA, Babrru Tiranë.
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 10.04.2018, në SPK. Rinas, u ndalua shtetasi SH.Y, vjeç 47 banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprën penale " Përndjekje". Neni 121/a/1 të Kodit Penal.
Më datë 10.04.2018, në SPK Rinas, u ndalua shtetasi M.A vjeç 27, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkalles Parë Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale " Vjedhja". Neni 134/1 të Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin L.R vjeç 27, banues në Dibër, pasi më datë 15.03.2018, në Konispol, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për shtetasin K.M, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi më datë 27.02.2018, në Kakavijë, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë, për shtetasin L.L, vjeç 40, banues Lushnjë, pasi më datë 10.04.2018, në Konispol, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë, për shtetasin E.XH, vjeç 27, banues në Fier, pasi më datë 10.04.2018, në Konispol, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30