Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Lezhë - Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, pallate në ndërtim, me leje të falsifikuara në pronësi të një shoqërie sh.p.k. në Lezhë

LezhëLezhe 14 prill 2018 1

Sekuestrohen pasuri e paluajtshme, pallate në ndërtim, lejet e të cilave kanë rezultuar të siguruara në kundërshtim me ligjin (të falsifikuara) në pronësi të një shoqërie sh.p.k. në Lezhë

Sekuestrohet një truall (me një objekt në ndërtim e sipër) leja e të cilit rezultoi e siguruar në kundërshtim me ligjin, në pronësi të një shtetasi

Këto sekuestro, rezultat i bashkëpunimit të punës hetimore, mes Policisë së Lezhës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë

Më datë 13.04.2018, nga specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u ekzekutua Urdhri datë 13.04.2018, i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për ekzekutimin e vendimit penal Nr. 127 datë 13.04.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila ka vendosur masën e sigurimit pasuror "Sekuestro preventive" mbi pasuritë e paluajtshme, pallate në ndërtim të një shoqërie sh.p.k. në Lezhë, në adresë Kune Shëngjin, në pronësi dhe administrator të shtetasit A.U.
Konkretisht:
- Një pallat 5 katësh dhe në proces kati i fundit, me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 2000 m2.
- Një pallat 7 katësh dhe në proces kati i fundit, me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 4712 m2.

Sekuestroja e këtyre pasurive u bë pasi, nga vendimi penal i Gjykatës, lejet e ndërtimit të këtyre pallateve kanë rezultuar të siguruara në kundërshtim me ligjin, të falsifikuara.

Gjithashtu, po më datë 13.04.2018, nga specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë ekzekutimi i urdhrit datë 13.04.2018, i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për ekzekutimin e vendimit penal Nr. 128 datë 13.04.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila ka vendosur masën e sigurimit pasuror "Sekuestro preventive" mbi pasuritë e paluajtshme (dhe në gjendjen faktike në të cilën ndodhet sot objekti i ndërtimit, në ndërtim e sipër), konkretisht Truall me sipërfaqe 1146.6 m2, në adresë lagje "Besëlidhja" Lezhë, në pronësi të shtetasit B.D.

Arsyeja e vendosjes së kësaj sekuestro është bërë pasi, nga vendimi penal i Gjykatës, leja për ndërtim ka rezultuar e siguruar në kundërshtim me ligjin.

Njëkohësisht, pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë, u kryen veprimet duke vendosur kufizimet përkatëse në zbatim të vendimit penal të Gjykatës.

Ky procedim policor me rezultat "Sekuestro preventive", është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Lezhës e cila ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, materialet proceduriale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, në lidhje me këto 2 raste për veprat penale "Ndërtim i paligjshëm" dhe "Falsifikim dokumentesh" si dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor e cila ka regjistruar procedimin penal duke kryer më pas veprimet e mëtejshme.

Lezhe 14 prill 2018 1

Lezhe 14 prill 2018 2

Lezhe 14 prill 2018 3

Arkiva

Prill 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6