Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Sarandë - Finalizohet operacioni ''Speed'', arrestohet në flagrancë autori i disa vjedhjeve.


SarandëVlore Drejtoria Qarkut

Dokumentohen një seri vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Sarandës.

Finalizohet operacioni ''Speed'', ku është arrestuar në flagrancë autori i këtyre vjedhjeve.

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndryshme si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore autorët kryerës, kanë zhvilluar operacionin ''Speed'', në të cilin kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

Dh. T., 24 vjeç, banues në lagjen ''Nr.3'', Sarandë.

U krye arrestimi i tij pasi ditën e djeshme në lagjen ''Nr.1'', ka vjedhur banesën e shtetasit A.H., ku ka marrë disa sende të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:

Më datë 12.03.2018, në lagjen ''Nr.1.'', ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit O.D.

Më datë 24.03.2018, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetases S.V.

Më datë 29.03.2018, në lagjen ''Nr.3.'', ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit A.B.

Më datë 03.04.2018, në lagjen ''Nr.1.'', ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A.V.

Më datë 05.04.2018, në lagjen ''Nr.1.'', ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit N.Gj.

Shtetasi rezulton me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale ''Vjedhja'', parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6