Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Fier - Zbardhet plagosja e 32 -vjeçari A.J., në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Fierd.p.fier

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur 32 vjeçari A.J.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Pas ngjarjes së ndodhur më datën 14.04.2018, rreth orës 21:25 në afërsi të Prefekturës Fier, ku mbeti i plagosur shtetasi A.J, 32 vjeç, banues në Fier, Policia e Fierit ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Nga hetimet paraprake dhe nga informacionet e siguruara, dyshohet se shtetasi A.J, pasi është konfliktuar fizikisht në një lokal për motive të dobëta me shtetasit E.H.M, 25 vjeç dhe E.D.M, 25 vjeç, të dy banues në Patos (djem xhaxhallarësh), është qëlluar me thikë nga shtetasi E.H.M.

Gjithashtu njëri prej autorëve ka qëlluar edhe me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A.J., por nuk ka pasur plagë të shkaktuara nga arma.

Policia po punon intensivisht për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga nenet 76/22/25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6