Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 01 Prill 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.
 
Shkodër / Finalizohet operacioni policor "Gjurmimi". Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 25 vite burg për vrasje.  Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me strukturat e DVP Shkodër dhe  Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit në rrugë operative , u zhvillua dhe finalizua operacioni policor i koduar "Gjurmimi", ku u bë e mundur kapja e shtetasit në kërkim I.B 40 vjeç, banues në Shkodër. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.35, datë 11.04.2017, ka njohur vendim e autoriteteve të drejtësisë greke ku shtetasi Ilir Bajrami është i dënuar me 25 vite burg, për ngjarjen e ndodhur më 15.08.2001 në Athinë, Greqi,.Shtetasi I.B  ka vrarë me mjet prerës (thike) një shtetas Grek. Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale  “Vrasja me paramendim”,  parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.
 
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 51 shtetas, nga këta: 12 janë të arrestuar, 2 ndaluar, 31 ndiqen në gjendje të lire, dhe 6 janë shpallur në kërkim.
 
Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 8 raste, konkretisht: 3 raste të  “Kanosjes”, janë evidentuar në qarkun Tiranë dhe Korçë; 2 raste të “Plagosjes së lehtë me dashje” janë evidentuar në qarkun Tiranë dhe Durrës; 3 raste të  “Dëmtime të tjera  me dashje” janë evidentuar  në qarkun Tiranë, Korçë dhe Kukës.
 
Janë evidentuar 2 raste të “Dhunës në familje”, konkretisht në qarkun Tiranë dhe Dibër, me 1 autor të arrestuar dhe 1 të proceduar në gjendje të lirë.
 
Janë plotësuar 2 kërkesë padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.
 
Janë evidentuar 6 raste të “Shkatërrimit të pronës me zjarr”, konkretisht në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Dibër, me 3  autorë të  proceduar në gjëndje të lirë, 1 të ndaluar dhe 2 të shpallur në kërkim.
 
Është evidentuar 1 rast  i “Shkatërrimit me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor”, në qarkun Elbasan , me 1 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
 
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
 
Janë evidentuar 6  raste të “Ndërtimit pa leje” konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë; 2 raste në qarkun Durrës ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.
 
Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 10 shtetas të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
 
Janë evidentuar 5 drejtues mjeti nën efektin e alkoolit, konkretisht 4 në qarkun Tiranë; 1 në qarkun Korçë; cilët janë arrestuar në flagrancë.
 
Janë evidentuar 2 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.
 
Janë evidentuar 2  raste të “Pushtim toke”, në qarkun Durrës dhe Korçë; ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.
 
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
 
Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30