Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Krujë - Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 1 prill, ku në Nikël të Krujës, u përfshi nga flakët një mobilieri.

Krujëpushka

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, ku në Nikël të Krujës, u përfshi nga flakët një mobilieri.

Falë reagimit profesional dhe në kohë të shërbimeve të Policisë së Krujës, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 26 vjeç dhe N. M., 58 vjeç, banues në Tapizë, Krujë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, për motive të dobëta në bashkëpunim me njëri tjetrin, në orën 02:50, të datës 1 prill në Tapizë, i kanë vënë zjarrin mobilierisë në pronësi të shtetasit B. D.,55 vjeç, banues në Tapizë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit të arrestuar N. M., është gjetur një armë zjarri "pushkë", model 56, pa lejen përkatëse, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr, kryer në bashkëpunim" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", parashikuar në nenet 151/2, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

 

 

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30