Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Kukës. Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.

Kukës.kukesi 1
 
Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.
 
Arrestohet në flagrancë autori, si dhe i bllokohet arma  e gjahut.
 
 
Eshtë marrë informacion se një shtetas ka kërcenuar një drejtues Institucioni në Qarkun e Kukësit, menjëherë strukturat e Policisë të Komisariatit dhe DVP Kukës kanë vlerësuar informacionin dhe  organizuar punën, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit;
 
-P.H., vjeç 40, banues në Kukës.
 
Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi P.H., ka kërcënuar një drejtues Institucioni, dhe është larguar në banesë për të marrë armën e gjahut të cilën e posedonte me leje, ku është rikthyer përsëri tek instuticioni, duke prishur dhe qetësinë publike, dhe në këto momente falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u bë e mundur kapja e autorit si dhe bllokimi i armës.
 
Materialet për veprime të mëtejshme  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Arkiva

Prill 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 1 2 3 4 5