Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Sarandë: Operacion antidrogë i koduar "Likojani": Operacioni nga Policia Kufitare e Sarandës

 
 
Sarandë: Operacion antidrogë i koduar  "Likojani"
 
sarande 2
 
Operacioni  nga Policia Kufitare e Sarandës 
 
Goditet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike
 
Sekuestrohen 22 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva
 
Arrestohen në flagrancë dy transportuesit e lëndës narkotike, si dhe shpallen në këkrim dy të tjerë.
 
Në vijim të punën për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike dhe trafiqeve të paligjshme që mund të zhvillohen nëpërmjet kufirit jeshil, Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë patrullimit në afërsi të Likojanit, kanë evidentuar dhe kapur dy shtetas që po transportonin dy çanta ku brenda tyre kishte 22 kilogramë lëndë narkotike.
 
Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe specialistët për hetimin e narkotikëve në Komisariatin e Polciisë Sarandë, ku në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
       A. H., 31 vjeç, lindur dhe banues në Berzhit,Tiranë.
       G. P., 29  vjeç, lindur dhe banues në Polis, Librazhd.
 
Po në vijim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë shpallja në kërkim e dy shtetasve të tjerë A.XH dhe D.A, ku vijon puna për kapjen e tyre.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.
saranda 1

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30