Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 03 Prill 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

Tiranë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Imobiliare”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ndalohet një shtetas kosovar për konsumim të elementëve të veprave penale “Mashtrim” dhe “Fshehje të ardhurash”. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Imobiliare”, ndaloi shtetasin: - Sh. M., 40 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Prishtinë. Ky shtetas nën siglën e një agjencie nëpërmjet mashtrimit iu ka marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash në formën e kaparit për blerje apartamenti. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Elbasan / Vijon puna për kapjen e persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana pas një pune të mirë organizuar, në bashkëpunim me   Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: • O.Xh., 56 vjeç, banues në Elbasan. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykatës e Brescia/ Itali, e ka dënuar me 4 vjet e 5 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Qarku Korçë / Vijojnë kontrollet e Policisë për rritjen e parametrave të sigurisë. Sekuestrohet lëndë narkotike e dyshuar Kokainë dhe Cannabis Sativa, e ndarë në doza. Arrestohet në flagrancë një shtetas në Pogradec, si edhe shpallet në kërkim një tjetër në Korçë, si posedues. Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal si edhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit: • M.M, 33 vjeç, banues në Korçë. Mbrëmjen e djeshme, gjatë kontrolleve që shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, ushtruan në lokalin (për të cilin nuk zotërohej dokumentacioni përkatës) në pronësi të këtij shtetasi, iu gjetën dhe sekuestruan 7 shiringa me mbetje lënde të dyshuar narkotike. Gjithashtu gjatë kontrollit të mjetit të tij tip “Renault” i cili ndodhej i parkuar përpara lokalit, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 74 doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: L.B, 34 vjeç, banues në Pogradec. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi i cili lëvizte me një mjet tip motor në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë dhe një sasi e vogël lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Korçë / Policia vendos përpara përgjegjësisë ligjore, autorët e zjarrvënieve në pyje dhe kullota, si dhe të ndotjes së ajrit. Procedohen penalisht 7 shtetas, nga të cilët 3 për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe 4 të tjerë për veprën "Ndotja e ajrit". Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatet e Policisë Korçë, Pogradec, Maliq, Kolonjë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: 

-  F.J, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas duke djegur disa barishte i ka dalë zjarri nga kontrolli dhe për pasojë janë djegur rreth 3 hektarë kullotë dhe shkurre. -  A.D, banues në fshatin Selenicë, Kolonjë, pasi në vendin e quajtur “Përroi i thellë Llobonicë”, afër këtij fshati, ka djegur rreth 5 dynym pyll. -  E.K, banues në fshatin Pulahë, Korçë, pasi në vendin e quajtur “Kodra e Floqit”, ka ndezur një zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 4000 m² me shkurre. - O.M, banues në fshatin Klocë, Maliq, pasi në vendin e quajtur "Kamina", ky shtetas ka djegur aksidentalisht me një cigare një sipërfaqe 20 m² bar, duke ndotur ajrin. -  M.T, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi ky shtetas ka djegur rreth 2 dynym bar në tokën e tij, me qëllim pastrimin e saj, duke ndotur ajrin.

-  S.L, banues në Korçë, pasi ky shtetas në tokën e tij ka djegur disa mbeturina dhe goma duke ndotur ajrin. -  S.P, banuese në Memlisht, Pogradec, pasi në afërsi të tokës në pronësi të saj, ka djegur mbeturina duke ndotur ajrin.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 90 shtetas, nga këta: 11 janë të arrestuar, 2 ndaluar, 3 të kapur nga kërkimi, 71 ndiqen në gjendje të lirë, dhe 3 janë shpallur në kërkim.

Janë ndaluar 2 persona në kërkim, konkretisht: 1 person në qarkun Tiranë për “Vjedhje”; 1 në qarkun Durrës për “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Si dhe është kapur një person në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, konkretisht: 4 raste në qarkun Tiranë, me 1 autorë të arrestuar dhe 3 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 2 raste në qarkun Korçë, me 1 autorë të arrestuar dhe 1 të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Vlorë   me 1 autorë të arrestuar .

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 7 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosjes”, janë evidentuar në qarkun Tiranë dhe Elbasan; 2 raste të “Plagosjes së lehtë me dashje” janë evidentuar në qarkun Elbasan dhe Korçë; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje” janë evidentuar në qarkun Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.

Janë evidentuar 3 raste të “Dhunës në familje”, konkretisht në qarqet Tiranë, Vlorë dhe Lezhë, me 1 autorë të ndaluar dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë. Janë plotësuar 7 kërkesë padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 6 raste të “Ndërtimit pa leje” konkretisht: 4 raste në qarkun Tiranë; dhe 2 raste në qarkun Elbasan.

Janë evidentuar 2 raste të “Ndotjes së ajrit” në qarkun Korçë me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë është evidentuar 1 rast aksidenti, me 1 shtetas të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 5 drejtues mjeti nën efektin e alkoolit, konkretisht në qarqet Tiranë, Korçë, Berat, dhe Vlorë të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 5 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit”, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të “Vjedhjes së energjisë elektrike”, në qarkun Shkodër , me 2 autorë të proceduar në gjendje të lire dhe 2 të shpallur në kërkim.

Është evidentuar 1 rast i “Shkatërrimit të pronës nga pakujdesia”, në qarkun Fier, ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit

Arkiva

Prill 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 1 2 3 4 5