Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Berat. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vëzhgimi”.

Beratberat 9 prill 2019

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vëzhgimi”.

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla

Sekuestrohet 1 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Nga Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në DVP Berat, mbi bazën e një pune të mirëfilltë operative policore disa ditore, si dhe pasi janë grumbulluar informacione në lidhje me një shtetas i cili shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla në lagjen "Çlirim", u finalizua me sukses operacioni policor “Vëzhgimi", ku u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

N.GJ., 31 vjeç, banues në lagjen "Çlirim".

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij ju gjet dhe sekuestrua një sasi prej 1 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, e ndarë në doza e sasi të vogla gati për shitje .

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve" 283/2 të Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30