Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 15 Prill 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 54 shtetas, nga këta: 16 janë të arrestuar, 34 ndiqen në gjendje të lirë  dhe 4 janë ndaluar.

Janë ndalur 4 persona në kërkim, konkretisht: 1 në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”; 1 në Durrës, i dënuar për veprën penale “Mashtrimi”; 1 në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Dhuna në familje”, 1 në PKK Kapshticë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja”.

Është arrestuar 1 shtetas në kërkim, në qarkun Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja, mbetur në tentativë".

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, konkretisht 2 raste në qarkun Tiranë dhe 1 rast në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja’’, në Vlorë dhe në Sarandë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Krujë, me 4 autorë që procedohen në gjendje të lirë dhe 1 në Korçë, me dy autorë të arrestuar; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, në Gjirokastër dhe Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të “Dhuna në familje”, konkretisht 2 raste në Berat, me dy autorë të arrestuar në flagrancë dhe janë plotësuar 2 kërkesë-padi në qarkun Fier dhe Korçë për lëshim të urdhërit të mbrojtjes të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 16 raste, konkretisht: 5 raste në qarkun Gjirokastër, me 1 autor të arrestuar dhe 4 autorë që procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në Krujë, me 1 autor të arrestuar; 1 rast në Lezhë me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 9 raste të tjera në gjithë territorin për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, në Krujë, me 2 autorë që procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 3 raste aksidentesh, me 4 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 4 drejtues mjeti nën efektin e alkoolit, konkretisht: 2 në Tiranë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë dhe 2 në Korçë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor të ndaluar.

Janë evidentuar 2 drejtues mjeti të papajisur me leje drejtimi, 1 në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Gjirokastër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Vjedhja e energjisë elektrike”, në qarkun Lezhë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 7 raste, 1 rast në Lezhë, 1 në Korçë dhe 1 në Shkodër, me 3 autorë që procedohen në gjendje të lirë dhe 4 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 2 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit në PKK Rinas, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30