Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 16 Prill 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 97 shtetas, nga këta: 19 janë arrestuar në flagrancë, 64 ndiqen në gjendje të lirë dhe 14 janë ndaluar.

Janë ndalur 4 shtetas në kërkim, konkretisht: 1 në qarkun Elbasan, i dënuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”; 1 në qarkun Fier, i dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 2 në qarkun Shkodër, 1 i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” dhe 1 i dënuar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, 3 raste në qarkun Tiranë dhe 1 rast në qarkun Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja’’, 1 në qarkun Tiranë, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 2 në Shkodër, me 2 autorë të arrestuar dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë. Janë evidentuar 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje’’, 2 në qarkun Tiranë dhe 1 në Elbasan, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të “Dhuna në familje”, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë, 1 rast ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 1 rast ku po punohet për kapjen e autorit; 1 rast në qarkun Lezhë, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 rast në qarkun Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Për rastet e tjera në qarkun Tiranë dhe Elbasan janë plotësuar 4 kërkesë-padi për lëshim të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 17 raste, konkretisht: 6 raste në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë, 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 autorë të ndaluar; 2 raste në qarkun Durrës, me 1 autor të ndaluar dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 9 raste të tjera në gjithë territorin, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 10 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 5 raste në qarkun Durrës, 2 në qarkun Elbasan, 1 në qarkun Fier dhe 2 në qarkun Shkodër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 3 raste aksidentesh, me 4 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 6 drejtues mjeti nën efektin e alkoolit, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Korçë, 1 në Vlorë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë dhe 1 në Gjirokastër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 drejtues mjeti të papajisur me leje drejtimi të cilët janë arrestuar në flagrancë, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Berat dhe 1 në Dibër.

Janë evidentuar 5 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, në qarkun Lezhë, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 3 raste, 1 rast në qarkun Tiranë dhe 1 rast në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, 1 rast në Vlorë, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Janë evidentuar 2 raste të “Prishja e qetësisë publike”, 1 rast në qarkun Tiranë, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 rast në PKK Rinas, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror", ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2