Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 8 Maj 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Kavajë - Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar "Pedonalja". Operacioni për goditjen e shprëndarjes në doza të vogla të lëndëve të forta narkotike. Sekuestrohen 27 doza Kokainë, 740.000 lekë, 1000 euro, dy aparate celulare dhe një automjet. Në pranga një shtetas që ushtronte këtë veprimtari kriminale. Në përmbushje të prioritetit për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve , Seksioni i Policisë kriminale i Komisariatit të Policisë Kavajë në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative se një shtetas merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike të forta në doza të vogla, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, kanë zhvilluar operacionin e koduar “PEDONALJA”. Si rezultat i operacionit , në një lokal në Pedonale të qytetit Kavajë , shërbimet e policisë kapën në flagrancë shtetasin N.B,,51 vjeç, lindur në Kavajë. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë policia gjeti dhe sekuestroi : 27 doza të dyshuara lëndë narkotike Kokainë, 740.000 lekë, 1000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si dhe dy aparate celulare, që i përdorte për të siguruar klientelë dhe një automjet që shpërndante lëndën narkotike. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 115 shtetas, nga këta: 19 janë arrestuar në flagrancë, 90 ndiqen në gjendje të lire, 6 janë ndaluar.

Janë ndaluar 6 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, 1 i dënuar për veprën penale “Vjedhja”, 1 i dënuar për 5 vepra të ndryshme penale; 2 në qarkun Durrës, 1 i dënuar për vëprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, 1 i dënuar për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëvë”; 1 në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”; 1 në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, në qarkun Tiranë, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja”, 1 në qarkun Durrës, 1 në Fier dhe 1 në Shkodër me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 5 raste te “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Durrës, 1 në Elbasan, 2 në Korçë, 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në Tiranë dhe 1 në Vlorë, me 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë plotësuar 9 kërkesë - padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, konkretisht: 1 rast në qarkun Elbasan, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lire; 1 rast në Korçë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 5 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 9 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë, 4 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Berat, 1 në Korçë, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 2 raste aksidentesh, në qarkun Vlorë, me 1 viktimë dhe 3 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 4 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje tw dehur, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Korçë, 1 në Fier, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 4 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi , në qarkun Elbasan, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 3 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, 1 në qarkun Tiranë dhe 2 në qarkun Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, në qarkun Durrës, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Shkatërrimi i pronës”, 1 në qarkun Elbasan, 1 në Fier, 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2