Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Tiranë - Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar

TiranëInterpol-logo

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i kërkuar për disa vepra penale.

Në vijim të punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirë organizuar mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

• A.L,,50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Napolit/ Itali e ka lëshuar urdhër arrest për këtë shtetas për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale", “Agresion dhe keqtrajtim” si dhe "Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga nenet 81,110, 416 dhe 600 të Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga ZKQ Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2