Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 18 Maj 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Tiranë - vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve narkotike. Finalizohet një tjetër operacion policor antidrogë i koduar “ORËT E VONA”. Goditen dy raste, një për shpërndarje të kokainës dhe një për shpërndarje të kanabisit. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me forcën e posaçme "Shigjetat", ku gjatë operacionit u vunë në pranga 4 persona, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë. Struktutrat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në zbatim të Planit të Masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për "Kapjen e personave të shpallur në kërkim, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkoitkëve dhe në të gjitha fushat ku ajo shfaqet, si dhe mbajtjen nën kontroll të personave me precedent e profil kriminal", kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “ORËT E VONA”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.B., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”, A.K., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, person me precedent të theksuar kriminal për lëndë narkotike, vjedhje, krime kundër personit dhe për armbajtje pa leje, E.M., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, person me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A.D., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallzim Krimi”. Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë në Tiranë në këto rrethana:

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë marrë informacione në rrugë operative se në rrugën “Sulejman Delvina” në një lokal 'Bar kafe', persona të ndryshëm e frekuentonin duke pirë e shpërndarë lëndë narkotike.

Nga kontrolli i kryer nga e punonjësve të policisë të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në ambjentet e lokalit të cilin e kishte me qera dhe menaxhonte shtetasi A. B., Policia gjeti dhe sekuestroi 12 doza të dyshuara me lëndë narkotike kokainë. Në momentin e kontrollit nga Policia në lokal ndodheshin shtetasit A. B., A. K., E. M. dhe A. D, të cilët janë shoqëruar në DVP Tiranë dhe në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve E.M, A.K, A.B, u procedua në gjendje të lirë shtetasi A.D, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 12 doza kokainë, 4 aparate celular dhe 1 automjet.

Gjithashtu gjatë operacionit nga ana e shërbimeve ”Shigjeta” të DVP Tiranë, është kapur në flagrancë në Laprakë shtetasi L. B, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në trup i është gjetur një sasi lënde narkotike “Cannabis Sativa “. Pas një pune të mirëfilltë hetimore nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë e mundur identifikimi i personit i cili ja ka shitur këtë sasi lënde narkotike shtetasit L.B., që është shtetasi R. T. 21 vjec, lindur në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje ” . Shtetasi R.T, në momentin e shoqërimit për në ambjentet e DVP Tiranë, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë duke i detyruar këta të fundit të bëjnë shoqërimin forcërisht të tij. Në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.T, për veprën penale ”Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “ Mosbindja ndaj urdhërit të punojësit të policisë të rendit publik “. Këtij shtetasi ju sekuestruan edhe një shumë lekësh të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit L.B, për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet në ngarkim të shtetasëve të mësipërm   do t’i kalojnë Prokurorisë   së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Peqin - vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet autori i katërt i dyshuar për “Vjedhje me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim".nShërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të punë për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit   S.I., 19 vjeç, banues në Peqin, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Peqin. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë " Arrest në burg", pasi më datë 08.05.2019 , në Peqin, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit B.H., M.Ll., dhe E.Sh., të cilët janë arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit S.Z.,   dhe kanë vjedhur një sasi parash. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

Shkodër - vijon zbatimi i Planit të masave për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, si dhe për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Arrestohet në flagrancë një shtetas për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të bimëve narkotike. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër si rezultat i një pune të mirëorganizuar, dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar E. Gj., 28 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Pistoia / Itali, më datë 29.01.2019, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Maksimumi i dënimit 10 vjet. Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në mbështetje të Forcës së Posaçme Shqiponja, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u arrestua shtetasi F. H., 55 vjeç, banues në fshatin Dragoç, Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, si dhe në oborrin e banesës së tij ju gjetën të kultivuar disa fidanë Cannabis Sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga nenet 278 e 284 të Kodit Penal.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 79 shtetas, konkretisht: 14 janë arrestuar në flagrancë, 5 janë ndaluar dhe 60 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 5 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, i dënuar për veprën penale “Mashtrimi”; 2 në qarkun Vlorë, 1 i dënuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, 1 i dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 2 janë janë ekstarduar nga ZQK Interpol Tirana, 1 i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, 1 i dënuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, konkretisht: 4 raste në qarkun Tiranë, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast qarkun Shkodër, ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 13 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja”, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Fier, 1 në Lezhë; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Vlorë, 1 në Shkodër dhe 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 4 në qarkun Tiranë dhe 1 në qarkun Shkodër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë plotësuar 7 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste, 1 rast në qarkun Tiranë, me dy autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 8 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 4 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 10 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, konkretisht: 4 në qarkun Tiranë, 1 në Fier, 1 në Vlorë, të cilët janë arrestuar në flagrancë; 1 në qarkun Durrës, 2 në Fier, të cilët po procedohen në gjendje të lirë

Janë evidentuar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Korçë dhe 1 në Lezhë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 12 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, 2 në Korçë, 2 në Vlorë dhe 6 në Shkodër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Shkatërrim prone”, në qarkun Vlorë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të kalimit të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30