Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Kryeministri Edi Rama i akordon “Yllin e Mirënjohjes Publike”, punonjëses së Policisë Ina Nuka

Kryeministri Rama i ka akorduar dekoratën “Ylli i Mirënjohjes Publike” punonjëses së Policisë Ina Nuka, gjatë një takimi të zhvilluar në Ministrinë e Brendshme, ku ishte i pranishëm ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit.IMG 0802

Në fjalën e tij Rama ka vlerësuar punën, mundin dhe sakrificat e forcave të Policisë së Shtetit për përballimin e presionit të ushtruar nga opozita nëpërmjet një serie protestash të dhunshme, duke shprehur njëherësh mirënjohje e falënderime për 60 efektivët e lënduar gjatë këtyre protestave.

Duke u ndalur në emrin e Ina Nukës, Rama u shpreh: “Më vjen posaçërisht mirë që këtu mes jush ndodhet edhe simboli i rezistencës suaj, të tërë kësaj periudhe tejet të vështirë për secilin dhe secilën prej jush, kolegia dhe mikja juaj, e them me krenari, tanimë edhe mikja ime Ina Muka. Ina ra pre e një goditjeje qorre, me lëndë plasëse që mund t’i kishte marrë edhe jetën në krye të detyrës. Fatmirësisht ajo reagoi menjëherë duke shmangur më të keqen e mundshme, por jo gjymtimin e dorës. Një vajzë e zonja, e bukur, studente e pasionuar, me rezultate shumë të mira, punonjëse e re dhe e përkushtuar e Policisë së Shtetit, Ina u plagos rëndë jo në përballje me krimin e rrugës, por sepse u gjend përballë politikës së rrugës”.

Duke nënvizuar se dhënia e dekoratës për Ina Nukën simbolizon mirënjohje për të gjitha vajzat që shërbejnë në radhët e Policisë së Shtetit, Kryeministri tha: “Sot është dita e duhur për t’i dedikuar Inës dhe përmes saj, të gjitha vajzave që shërbejnë në uniformën e Policisë së Shtetit dhe të gjithëve ju, që u përballët denjësisht me agresionin e anti-shtetit, gjatë kësaj periudhe trazimi kombëtar, një shprehje simbolike mirënjohjeje, duke i akorduar “Yllin e Mirënjohjes Publike”, të Kryeministrit”.

Kryeministri Rama tha se Policia e Shtetit pavarësisht situatës së ngarkuar me tensione që nxiten nga politika, ka arritur të ketë rezultate të mira në luftën kundër krimit dhe paligjshmërisë në vend. Ai paraqiti me shifra parametrat e luftës kundër krimit duke vlerësuar profesionalizmin e trupës së policisë, ndërsa rezervoi kritika për menaxhimin e situatës në plazhet e vendit dhe vijën bregdetare.

IMG 0914

IMG 0951

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1