Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 4 Korrik 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Selenicë, Vlorë - Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen fidanë cannabis sativa, 2 armë zjarri dhe municion luftarak. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre, shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorë, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetas tjetër. Në vijim të kontrollit të territorit, Shërbimet e Policisë Selenicë në bashkëpunim me Strukturat e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në një zonë në territorin e fshatit Lapardha të Selenicës. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka gjetur dhe asgjësuar fidanë cannabis sativa, si dhe ka gjetur të fshehura 2 armë zjarri (një automatik model 56' dhe një pistoletë model 54') si dhe municion luftarak. Në vijim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi J. L., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë; R. L. 28 vjeç dhe M. L., 28 vjeç, me banim në fshatin Lapardha, si bashkëpunëtorë të implikuar në lidhje me ngjarjen, ku vijon puna për kapjen e tyre. Po në vijim të veprimeve për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale "Moskallëzim Krimi" shtetasi A. L, banues në fshatin Lapardha, pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve" të kryera në bashkëpunim.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 114 shtetas, konkretisht: 14 janë arrestuar, 6 janë ndalur dhe 94 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndalur 3 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim: 1 në qarkun Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes”; 1 në qarkun Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim; 1 në PKK Kakavijë, i dënuar për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, me 2 të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Shkodër, me 5 auotrë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 në Vlorë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Dibër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja” 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në qarkun Fier, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, si edhe janë plotësuar 4 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 9 raste, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si edhe 7 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 27 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, kokretisht: 6 në qarkun Tiranë, 9 në Durrës, 1 në Elbasan, 2 në Berat, 1 në Fier, 1 në Vlorë, 7 në Lezhë, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 4 raste, 3 në qarkun Berat dhe 1 në Vlorë, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, ku 1 është ndaluar dhe 3 po procedohen në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 10 të lënduar jashtë rrezkut për jetën.

Ështe evidentaur 1 shtetas që drejtonte mjetin në gjendje te dehur, i cili është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar dhe proceduar 3 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në qarkun Elbasan, 1 në Berat dhe 1 në Fier.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1