Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Deklaratë për media: Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, Drejtues i Lartë Gjovalin Loka

Për marrjen e masave ndaj subjekteve që gjenerojnë zhurmë tej normave të lejuara në qendrat urbane dhe në zonat turistike e bregdetare, si dhe për bashkërendimin e punës për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror 2019.lokakonferenceweb

Policia e Shtetit në bashkëpunim me institucione të tjera të ngarkuara me përgjegjësi në kuadër të task - forcës “Për sezonin turistik veror 2019” ka marrë të gjitha masat për garantimin e pushimeve të qeta dhe të sigurta për të gjithë pushuesit në zonat turistike dhe plazhe, ku një ndër më kryesoret është menaxhimi i nivelit të zhurmave në qendrat urbane, zonat turistike dhe ato bregdetare.

Nisur nga disa ankesa të ardhura në adresë të Policisë së Shtetit gjatë muajt Qershor 2019, për prishje të qetësisë së pushueseve si pasojë e muzikës së lartë që gjenerojnë lokale të ndryshme, jo vetëm në zonën bregdetare, por edhe në zona të tjera urbane, si dhe në zbatim të porosive të lëna në takimin e fundit nga Kryeministri i vendit dhe Ministri i Brendshëm, me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, për reagim të menjëhershëm të Policisë së Shtetit lidhur me këtë, Policia e Shtetit ju bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojë biznes disko, lokale nate, apo me muzikë "LIVE", që të respektojnë në mënyrë rigoroze kufizimet e orareve dhe të ndotjes akustike në mjedis sipas përcaktimeve të bëra në aktet ligjorë që janë ora 23:00 në ditët e javës dhe ora 24:00 në fundjavë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave, urdhrat dhe udhëzimet e dala në bazë dhe për zbatim të tij, udhëzimi i fundit i Ministrit të Brendshëm për garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe të qetë, detyron një sërë institucionesh të përfshira në Task - Forcën “Për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror 2019”, për bashkërendim të masave për garantimin e rendit, rritjen e parametrave të sigurisë publike dhe menaxhimin e nivelit të zhurmave në qendrat urbane, zonat turistike dhe bregdetare.

Me qëllim plotësimin e standardeve për pushime të sigurta dhe të qeta në zonat turistike dhe qendrat e banuara, Policia e Shtetit ka hartuar dhe po zbaton një plan masash të detajuar me detyra sipas strukturave përkatëse, në zbatim të detyrimeve institucionale të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore në lidhje me sezonin turistik veror 2019.

Policia e Shtetit do të ushtrojë kontroll të pandërprerë dhe do të marrë masa të menjëhershme në funksion të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët dhe pushuesit në zonat bregdetare e ato urbane, duke ndëshkuar sipas akteve ligjore në fuqi, çdo subjekt që gjeneron zhurmë tej normave të lejuara.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon të gjitha institucionet që kanë detyrime në kuadrin e Task - Forcës, që të ushtrojnë kompetencat e tyre ligjore dhe të marrin masa të menjëhershme për disiplinimin e nivelit të zhurmave, duke iu përgjigjur në kohë shqetësimit të qytetarëve, në të kundërt do të merren masa jo vetëm ndaj subjekteve që krijojnë ndotje akustike, por dhe ndaj përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse, që nuk përmbushin detyrimet.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1