Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Korçë - Qëllon me armë gjahu të cilën e mbante pa leje në drejtim të banesës së një shtetasi, arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar

Korçëkorce 6.07.2019

Qëllon me armë gjahu të cilën e mbante pa leje në drejtim të banesës së një shtetasi, arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar.

Sekuestrohet arma e gjahut tip çifte, me municion luftarak.

Mbrëmjen e djeshme, në nr 129 të Policisë, ka ardhur një telefonatë se në lagjen nr 7 në Korçë, një shtetas kishte qëlluar në drejtim të një banese me armë gjahu dhe po lëvizte në qytet me armë të cilën e posedonte pa leje.

Falë vlerësimit në kohë të informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë shkuar menjëherë në adresën e denoncuar ku kapën në flagrancë shtetasin E.A, banues në Korçë, i cili për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar në drejtim të oborrit të banesës së shtetasit D.K.

Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi iu sekuestrua 1 armë gjahu tip çifte me fishekë.

Shtetasi E.A, (i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja me dhunë") u arrestua në flagrancë për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë"; "Prishja e qetësisë publike"; "Kanosja" dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1