Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Elbasan - Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar " Bradasheshi".

Operacioni për goditjen e shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla.

Sekuestrohen 50 doza kokainë, aparate celular, një automjet dhe një shumë parash.

Në pranga 39- vjeçari, që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Shërbimet Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar "Bradasheshi".

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi:

E.R., 39 vjeç, banues në Elbasan.

Në afësi të fshatit "Hajdaran", Elbasan, gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin në të cilin lëvizte shtetasi E.R., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:

50 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë

7 aparate celuar

automjeti me të cilin lëvizte

20 000 lekë të reja , të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ".

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1