Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Ekstradohet nga Gjermania një shtetas shqiptar i dënuar me 25 vite burg për vrasje

RinasINTERPOL

Interpol Tirana ekstradon nga Gjermania një shtetas të dënuar me 25 vite burg për vrasje

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi  dhe ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Byniamin Hajro, 56 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprën penale "Vrasja  me paramendim e kryer në bashkëpunim " parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Me datë 17.04.2012, është vendosur rifillimi i hetimeve në lidhje me ngjarjen e datës 03.06.1997, ndodhur në Berat, ku u rrëmbyen dhe më pas u vranë shtetasit E. P. dhe A. A.  Prokuroria  në lidhje me këtë ngjarje ka filluar hetimet më  22.03.1998.

Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017, ka deklaruar fajtor për këtë ngjarje shtetasin Byniamin Hajro duke e dënuar me 25 vite burgim.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1