Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 24 Prill 2019

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 108 shtetas, nga këta: 13 janë të arrestuar, 80 ndiqen në gjendje të lire dhe 15 janë ndaluar.01drejtoria new

Janë ndalur 5 shtetas në kërkim, konkretisht: 1 në qarkun Elbasan, i dënuar për veprën penale “Dhuna në familje”; 2 në Durrës, 1 i dënuar për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe 1 i dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 1 në qarkun Lezhë, i dënuar për veprën penale “Deklaratë e rreme”; 1 në PKK Rinas, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, 1 në qarkun Tiranë dhe 2 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në qarkun Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, 2 raste në qarkun Durrës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje’’, 1 rast në qarkun Tiranë, 2 në Vlorë dhe 2 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 11 raste të “Dhuna në familje”, 2 raste në qarkun Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshim të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 15 raste, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në Fier dhe 1 rast në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Për 10 rastet e tjera në gjithë territorin, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 12 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 4 raste në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 5 në Elbasan, 1 në Berat dhe 1 në Vlorë, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 3 raste aksidentesh, me 3 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 4 drejtues mjeti të papajisur me leje drejtimi, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Shkodër, të cilët janë arrestuar në flagrancë, 2 në qarkun Berat, ku një drejtues është arrestuar në flagrancë dhe 1 po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 drejtues mjeti që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, në qarkun Tiranë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 4 raste të “Shkatërrim prone”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Tiranë dhe 1 në Sarandë, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 2 raste të “Prishja e qetësisë publike”, në Tiranë, me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku 5 autorë janë ndaluar dhe 1 po procedohet në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Policia e Shtetit - Operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia e Shtetitarrestikerkuari

Operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe DVP Elbasan

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi, një 28 - vjeçar i kërkuar nga Drejtësia Italiane.

Në vijim të punës për parandalimin e terrorizmit, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për terrorizëm, strukturat e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit, si rezultat i informacioneve të marra dhe punës investigative, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, operacionin për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Si rezultat i operacionit, nga agjentët e Antiterroit u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin e shtetasit shqiptar B. I., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se Interpol Roma në datë 15.04.2019 e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, mbi bazën e vendimit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Republikës Italiane në mars 2019, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste, parashikuar nga neni 270 i Kodit Penal italian.

Ky person më parë është deportuar nga Italia si person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike në Itali, pasi dyshohet të jetë i përfshirë me organizata terroriste në Itali dhe Egjipt.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi, i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Krujë - Kanos me armë zjarri një shtetas për motive pronësie, arrestohet në flagrancë nga Policia

Krujëpushka kruje

Kanos me armë zjarri një shtetas për motive pronësie, arrestohet në flagrancë nga Policia

Sekuestrohet një armë zjarri "pushkë".

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, falë reagimit në kohë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Sh.Q.,56 vjeç ,banues në Krujë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka kanosur shtetasin L.P.,51 vjeç, banues në Krujë, duke qëlluar në ajër me armë zjarri
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit "pushkë" dhe një kuti me 1000 fishekë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit"

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 23 Prill 2019

 Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 60 shtetas, nga këta: 18 janë të arrestuar, 38 ndiqen në gjendje të lirë dhe 4 janë ndaluar.01drejtoria new

Janë ndalur 3 shtetas në kërkim, konkretisht: 1 në qarkun Lezhë, i dënuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; 1 në qarkun Fier, i dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 1 në qarkun Sarandë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, në qarkun Tiranë, me dy autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 5 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Korçë, 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje’’, 2 në qarkun Tiranë dhe 1 në Sarandë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 10 raste të “Dhuna në familje”, 1 rast në qarkun Fier, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshim të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë, 1 në Korçë, 1 në Fier, 1 në Sarandë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 6 raste të tjera në gjithë territorin, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, 1 rast në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 rast ku po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, në qarkun Vlorë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 2 raste aksidentesh, me 8 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 12 drejtues mjeti të papajisur me leje drejtimi, konkretisht: 3 në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 në qarkun Elbasan, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 5 në qarkun Korçë, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 2 në qarkun Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 drejtues mjeti që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Shkodër, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, në Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Kakavije. Policia Kufitare godet një rast të armëmbajtjes pa leje.

Kakavije. kakavoje pistol
 
Policia Kufitare godet një rast të armëmbajtjes pa leje.
 
Arrestohet në flagrancë poseduesja e  armës së zjarrit. 
 
Sekuestrohet një armë zjarri (pistoletë) dhe 9 fishekë.
 
Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bazë të analizës së riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë  kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë automjetin në pronësi të  shtetases L.S. 45 vjeçe, banuese në Fier.
 
Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore, në bagazhet e këtij mjeti, u gjet e fshehur një armë zjarri e llojit Glock, kalibri 9 mm, me gjithsej 9 fishekë. 
 
Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Postës së Policisë Dropull, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetases  L.S.,  për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Arkiva

Prill 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 1 2 3 4 5