Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Delegacioni i Policisë së Shtetit, pjesë e konferencës ndërkombëtare të Oficerëve të Kontaktit të Policisë çeke

Pragë / Çekicekiofkontaktit03

Delegacioni i Policisë së Shtetit, pjesë e konferencës ndërkombëtare të Oficerëve të Kontaktit të Policisë çeke.

Një delegacion i Policisë së Shtetit, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Oficerëve të Kontaktit të Policisë Çeke.

Gjatë takimeve që delegacioni i Policisë së shtetit zhvilloi me drejtues të Policisë çeke, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes dy Policive, kjo edhe si rezultat i punës së oficerit të kontaktit të Policisë çeke në Shqipëri, z. Adriatik Shino.

Të dy palët theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe veçanërisht me Policinë Shkencore, në kuadër të projektit "Relief", në të cilin Policia shqiptare ka një rol të rëndësishëm, pasi plotëson me të dhëna databazën e këtij projekti.

Gjatë takimit një rëndësi e veçantë iu kushtua shkëmbimit të informacionit në kohë reale, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar.

Gjithashtu u vlerësua kontributi i Policisë çeke në operacionin e Frontex-it, për parandalimin e flukseve migratore dhe azilkërkimit, në monitorimin e kufijve nëpërmjet përfaqësuesve të kësaj Policie.

Në fund të takimit, pala shqiptare shprehu gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, nëpërmjet shkëmbimit të informacionit dhe forcimit të rolit të Oficerit të Kontaktit.

 

cekiofkontaktit01

cekiofkontaktit02

cekiofkontaktit03

cekiofkontaktit04

cekiofkontaktit05

cekiofkontaktit06

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1