Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Kakavijë. Policia Kufitare godet një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sekuestrohen 18 Kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si Mariuanë (2)

2gjiro1Në orët e mbrëmjes së datës 01.06.2015, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, efektivat e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit  të detajuar për lëndë narkotike në vijën e dytë, kanë futur për kontroll një automjet tip Van.

Drejtuesi i automjetit, porsa ka parkuar, ka zbritur nga makina dhe menjëherë, është larguar me vrap në drejtim të kufirit jeshil me palën greke.

Menjëherë në ndjekie të tij, janë vënë forcat e Policisë Kufitare të Kakavijës si dhe është njoftuar menjëherë Policia Greke e Kakavijës dhe pas një operacioni të përbashkët dhe të mirëkoordinuar, është bërë e mundur kapja e tij, në pyllin e Kakavijës.

Nga kontrolli i imtësishëm tek ura ngritëse të automjetit tip furgon të markës “Benz” me targa, që drejtohej nga shtetasi  Genci Koraqe, 45 vjeç, banues në Çiflik, Berat, rezultoi se në shashinë e automjetit (dopjo dysheme), ishin të fshehura 15 pako të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar si Mariuanë, me një peshë totale prej 18 Kilogramë.

Specialistët e Sektorit të Narkotikëve në D.P.Q.Gjirokastër, kanë bërë sekuestrimin e lëndës narkotike, në cilësinë e provës materiale, si dhe kanë kryer të gjitha veprimet e para proceduriale për këtë rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Pritet që gjatë ditës  së sotme, shtetasi Genci Koraqe, t’i dorëzohet Policisë Kufitare Shqiptare të Kakavijës, nga ana e Policisë Kufitare Greke, ku më pas, Specialistët e Sektorit për Narkotikët, do të kryejnë arrestimin e tij, për veprën penale të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike“.

Materialet në ngarkim të tij, do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria e Policisë Qarkut Gjirokastër.

2gjiro3

2gjiro2

Rinas, riatdhesohen 70 shtetas, të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në vendet e hapësirës Shengen dhe Britaninë e Madhe (2)

30rinas1mDitën e sotme, në Aeroportin "Nënë Tereza", në Rinas, nëpërmjet dy fluturimeve riatdhesimi të përbashkëta charter, fluturime këto të organizuara nga Britania e Madhe dhe Franca, janë kthyer në vendin tonë, 70 shtetas shqiptarë, të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen, si dhe kanë hyrë dhe kanë qëndruar në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe.

Ky operacion riatdhesimi, u zhvillua nga Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe në bashkëpunim me Francën. Në bordet e dy avionëve të cilët transportuan shtetasit e riatdhesuar, kishte në përbërje të eskortës edhe mjekë e psikologë.


15 prej shtetasve deportivë janë kthyer nga Franca, ndërsa 55 persona të tjerë, janë kthyer nga Britania e Madhe.


Të gjithë shtetasve të cilët janë kthyer ditën e sotme, u ndalohet për një periudhë kohore 5 vjecare, e drejta për të udhëtuar drejt vendeve të hapësirës Shengen si dhe në Britaninë e Madhe.

Video : https://www.youtube.com/watch?v=8MryyZXHe24&list=PLQZcSVvLgZPWZZtnIGtaz1kQrgvsIs6-w&index=1

30rinas2

30rinas3

30rinas4

 

Riatdhesohen 58 shtetas të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Shengen (2)

2drejtoria2Në Rinas, sot rreth orës 16.40, nëpërmjet një fluturimi riatdhesimi charter të përbashkët, organizuar nga agjensia Frontex,  janë kthyer si deportiv nga Gjermani në Shqipëri, 58 shtetas shqiptarë, të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen.

Ky operacion riatdhesimi, u zhvillua nga Policia e Shtetit, përkatësisht strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit, në bashkëpunim me agjensitë ligjzbatuese Gjermane dhe atë të FRONTEX-it.

Pjesë e stafit që shoqëronte personat e riatdhesuar, ishin  edhe një mjek dhe një psikolog.

16 prej këtyre shtetasve janë kthyer nga Gjermania, 6 prej tyre janë kthyer nga Franca, 12 nga Finlanda dhe 24 të tjerë nga Suedia.

Nga këta persona, rreth 35 prej tyre, ishin bashkë me familjet e tyre.

Të gjithë shtetasve të kthyer sot, u ndalohet për 5 vjet, të udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Shengen.

Shkodër, Policia Kufitare sekuestron 13 kilogramë Mariuanë që dyshohet se do trafikohej në Malin e Zi. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike (2)

20shkodermEfektivat e Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikut të lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbërt me Malin e Zi, më datën 19.04.2015, në orët e vona të mbrëmjes, kanë goditur një tjetër rast të trafikut të lëndëve narkotike.

Efektivat e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit:

Bruno Nikaj, 25 vjeç, banues në fshatin Hot, të Malsisë së Madhe.

Ky shtetas, është kapur në flagrancë nga njësiti i Policisë Kufitare të Hanit të Hotit, afër vijës kufitare në Hot, në vendin e quajtur sipër « Kalas », teksa po tentonte të trafikonte me një thes plasmasi, lëndë të dyshuar si narkotike, drejt Malit të Zi, me një sasi prej 13 kg lëndë, e llojit Canabis Sativa.

Në vendngjarje, ka mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët e Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, ku nga kqyrja e thesit të plasmasit, rezultoi se në të, kishte 13 pako me peshë 1 kilogramë, gjithësej 13 Kg,  lëndë narkotike e dyshuar si Mariuanë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e Provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasit Bruno Nikaj, do t’i kalojnë Prokurorisë për veprën penale të «Trafikimi i lëndëve narkotike», parashikuar nga neni  283/a i Kodit  Penal.

Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër.

20shkoder2

Arkiva

Prill 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6