Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Operacion riatdhesimi i Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese franceze dhe Frontex. Riatdhesohen 50 shtetas shqiptarë me qëndrim të parregullt në Francë, Gjermani, Belgjikë e Danimarkë (2)

2drejtoria3Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Autoritetet ligjzbatuese Franceze, kanë realizuar gjatë ditës së sotme, një operacion riatdhesimi nga Franca në drejtim të Shqipërisë, të 50 shtetasve shqiptarë, koordinuar  dhe  bashkë-financuar nga Agjencia Europiane për Kufirin FRONTEX.
 
Shtetasit që u riatdhesuan ditën e sotme, përmes një avioni special (charter),  janë shtetas të kapur apo konstatuar në situatë të parregullt qëndrimi në Francë dhe në disa shtete të tjera të BE-se, pikërisht në Gjermani, Belgjikë dhe Danimarkë.


•    Nga  Franca u kthyen 22 shtetas (meshkuj)
•    Nga Gjermania u  kthyen 19 shtetas (3 familje, 3 gra + 9 fëmjë)
•    Nga Belgjika u kthyen 8 shtetas (meshkuj)
•    Nga Danimarka u kthye 1 shtetas (mashkull)
 
Në këtë fluturim riatdhesimi, policia shqiptare ka siguruar tërësisht eskortën shoqëruese, e cila përbëhet nga Njësia e Lëvizshme Territoriale Delta Forcë, Vlorë, e trajnuar dhe e certifikuar nga Agjencia Europiane FRONTEX në vitin 2014.
Në përbërje të eskortës marrin pjesë 2 punonjëse policie femra, 1 psikologe femër dhe 1 mjek.
 
Gjithashtu në kuadrin e Mekanizmit të Monitorimit për Parandalimin e Torturës, i pranishëm ishte edhe një përfaqësues i Avokatit  të  Popullit, me qëllim monitorimin e respektimit të drejtave të personave që riatdhesohen. Në fluturime të tilla, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, ftohet gjithmonë të marrë pjesë.
 
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z.Artan Didi, Zv/Ambasadorja Gjermane, përfaqësues nga Ambasada Franceze, etj., ndoqën nga afër në Aeroportin e Rinasit këtë operacion riatdhesimi.

Ndërkohë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Kufirin e Migracionin, Z. Genc Merepeza, në një prononcim për mediat e pranishme, evidentoi faktin se ky operacion riatdhesimi dëshmon dhe një herë nivelin dhe efikasitetin  e veprimeve të efektivave tona policore, të specializuara në këtë drejtim, njëherazi dëshmon më së miri vendosmërinë e shtetit dhe Policisë Shqiptare për të respektuar dhe përmbushur detyrimet në kuadër të lëvizjes së lirë në hapësirën Shengen, si dhe domosdoshmërinë e respektimit të rregullave nga të gjithë shtetasit shqiptar, pasi do të përballen me penalitete, që ndër të tjera kufizojnë dhe lëvizjen e tyre deri në 5 vite këtë zonë.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30