Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Vlorë, Operacioni i Koduar "Mifoli", sekuestrohen 103 kg drogë dhe shpallen dy persona në kërkim (2)

29vlore2mVlorë, më datë 28.01.2015, nga Strukturat e Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në zonën e Novoselës kishte lëndë narkotike dhe se përdorej si bazë për paketimin e saj, është organizuar operacioni policor antidrogë i koduar “MIFOLI”, dhe është bërë ndërhyrja e menjëhershme në banesën e shtetasit A. V., banues në fshatin Mifol.

Nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi, është bërë e mundur që të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale:

103 kg lëndë narkotike e llojit “canabis sativa” nga të cilat 55 kg ishin paketuar, ndërsa pjesa tjetër do të paketohej;
1 presë metalike 20 T, që shërbente për paketimin e lëndës narkotike,
Një sasi e konsiderueshme ngjitësi dhe materiale plastike me të cilën paketohej lënda narkotike, si dhe;
Një automjet tip Mercedes - Benz Sel-280,
Një automjet tip Mercedes - Benz 250,
Një automjet tip Nisan Patrol.

Në vijimësi të hetimeve të kryera në lidhje me këtë ngjarje, nga Policia është bërë shpallja në kërkim e shtetasve A.V., dhe L.V., si autorë të dyshuar për këtë aktivitet kriminal.

Dyshohet se lënda narkotike, pasi paketohej, trafikohej në drejtim të Italisë. Në bashkëpunim me organin e Prokurorisë, janë duke u kryer hetime të mëtejshme.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë.

29vlore1

29vlore3

29vlore4

29vlore6

29vlore5

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30