Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Znj.Spiropali dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Z.Didi, nënshkruajnë Urdhërin e Përbashkët për “Ngritjen, Funksionimin dhe Procedurat Standarde të Punës të Njësisë së Përbashkët për Kontrollin e Kontenierëve” (2)

14doganaDitën e djeshme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave është nënshkruar Urdhëri i Përbashkët mes Doganës Shqiptare dhe Policisë së Shtetit, për “Ngritjen, Funksionimin dhe Procedurat Standarde të Punës të Njësisë së Përbashkët për Kontrollin e Kontenierëve” në Portin e Durrësit. Ky Urdhër i Përbashkët është nënshkruar nga dy Drejtorët e Përgjithshëm të Doganave dhe Policisë së Shtetit Znj. Elisa Spiropali dhe Z. Artan Didi.

Të pranishëm në këtë nënshkrim, kanë qenë gjithashtu Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Operativo-Hetimor Z. Admir Abrija, Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Kufirin dhe Migracionin Z. Genc Merepeza, Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Z. Haki Çako, Këshilltari Rajonal i Programit EXBS Z. Alan C. Theriault dhe Koordinatorja e Projektit nga Zyra e Kombeve të Bashkuara në Tiranë Znj. Ela Banaj.

Nënshkrimi i këtij Urdhëri të Përbashkët, është në vijim të analizës 1-vjeçare të zhvilluar pak kohë më parë mbi funksionimin e Njësisë së Përbashkët të Kontrollit të Kontenierëve në Portin e Durrësit, në kuadër të zbatimit të Programit Global të Kontrollit të Kontenierëve. Ky projekt i udhëhequr nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC), prej 1 viti, është prezent edhe në Doganën Shqiptare në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Për të përmirësuar mirëfunksionimin dhe përmirësimin e punës së kësaj njësie të përbashkët kontrolli në Portin e Durrësit, u pa e arsyeshme nënshkrimi i këtij Urdhëri të Përbashkët ndër-institucional mes Doganës Shqiptare dhe Policisë së Shtetit. Me anë të këtij urdhri, është vendosur funksionimi dhe përcaktimi i procedurave standarde të punës së kësaj njësie.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6