Kakavijë. Tjetër Operacion Kundër Klandestinëve. Bllokohen 41 shtetas nga Siria. (2)
Më datën 31.12.2014, rreth orës 03.00, të mëngjesit, njësiti i Policisë Kufitare që kryen patrullim në kufirin jeshil, poshtë fshatit Peshkëpi e Glinë, kanë bërë bllokimin e 41 shtetasve nga Siria.
Ndër ta kishte edhe katër gra e tre fëmijë.
Klandestinët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek gjatë orëve të mbrëmjes, me destinacion Malin e Zi.
Klandestinët janë shoqëruar në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, ku janë trajtuar me ushqim dhe janë sistemuar në ambiente me ngrohje.
Ndërkohë ka vijuar puna nga Specialistët e Sektorit të Migracionit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër për rikthimin vullnetar të tyre.